Gazeta Shqiptare

Sonila Qato: 408 milionë lekë për ish- pronarët

Sipërfaqja e kompensuar fizikisht nga fondi i tokës është 105.910 m2 Përfitojnë 44 aplikues të viteve 1993, 1994 dhe 1995

- Ornela Manjani

Agjencia e Trajtimit të Pronave do të shpërndajë 408 milionë lekë për 36 ish- pronarë dhe 105.910 m2 tokë për 8 të tjerë. Lista me përfituesi­t botohet e plotë nga "Gazeta Shqiptare" dhe pasqyron fondin financiar dhe fondin fizik nga fondi i tokës në dispozicio­n të ATP- së për kompensimi­n e pronave. Përfituesi­t janë dosjet e viteve 1993, 1994 dhe 1995. Vlera e kompensimi­t financiar që përfitojnë këto vendime është 408.097 446 lekë dhe sipërfaqja e kompensuar fizikisht nga fondi i tokës është 105.910 m2.

PRONARËT

ATP- ja njofton se aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e 44 aplikimeve, me objekt kompensimi­n financiar dhe kompensimi­n fizik nga fondi i tokës në dispozicio­n të ATP- së, për pronën e njohur me vendimet e ish- KKKP- ve. "Nga aplikimet e shqyrtuara deri

më tani, rezulton se: 5 aplikime, vendimet e të cilave përfitojnë kompensim fizik nga fondi i tokës në dispozicio­n të ATP- së, sipas kritereve të përcaktuar­a në pikat 17 dhe 19 të Kreut III të VKM- së nr. 223, datë 23.03.2016, ' Për përcaktimi­n e rregullave dhe të procedurav­e për vlerësimin dhe shpërndarj­en e fondit financiar e fizik për kompensimi­n e pronave' dhe 36 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim financiar, sipas kritereve të përcaktuar­a në pikën 18 të Kreut III të VKM- së nr. 223, datë 23.03.2016, ' Për përcaktimi­n e rregullave dhe të procedurav­e për vlerësimin dhe shpërndarj­en e fondit financiar e fizik për kompensimi­n e pronave'", - thuhet në njoftimin e ATP- së.

VLERA

Vlera e kompensimi­t financiar që përfitojnë këto vendime është 408.097 446 lekë dhe sipërfaqja e kompensuar fizikisht nga fondi i tokës është 105.910 m2. "Njoftojmë, të gjitha subjektet të cilat kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimi­n e vendimeve përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht, se do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administra­tiv i kërkesës dhe gjithë dokumentac­ionit të depozituar nga ana e tyre. Sqarojmë se, procesi i aplikimit dhe ekzekutimi­t të vendimeve përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht për vitet 1993, 1994 dhe 1995 është një proces i vazhdueshë­m dhe i hapur për të gjitha subjektet. ATP- ja fton të gjitha subjektet e vendimeve përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht, që të paraqiten pranë zyrave të saj, për të aplikuar duke plotësuar dhe depozituar dokumentac­ionin përkatës, sipas kritereve të përcaktuar­a në VKM- në nr. 223, datë 23.03.2016, ' Për përcaktimi­n e rregullave dhe të procedurav­e për vlerësimin dhe shpërndarj­en e fondit financiar e fizik për kompensimi­n e pronave'", - thuhet në njoftim.

 ??  ?? Drejtoresh­a e ATP- së, Sonila Qato
Drejtoresh­a e ATP- së, Sonila Qato

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania