Gazeta Shqiptare

Procesi i Berlinit në Samitin e Triestes

-

kur sheh se gjatë dy viteve të fundit, në vend të frymës pajtuese të Berlinit, kudo në rajon janë ringjallur sërish dhuna dhe konflikte të të gjitha llojeve brenda dhe ndërmjet vendeve të tij. Ca më keq akoma kur në disa raste, si liderët e rinj ashtu dhe nismat e reja nuk i kanë shpëtuar dot frymës dhe mentalitet­it të vjetër nacionalis­t. Ky proces me të drejtë ka tentuar të shtrihet sa më gjerë dhe thellë në grupet e interesit, shoqërinë civile, komuniteti­n akademik, rininë, arsimin, etj. Kjo dhe falë katalogut të tij të larmishëm me temat më shqetësues­e dhe relevante që ndihmojnë në plotësimin e kushteve dhe kritereve të njohura të anëtarësim­it në BE. Megjithatë, vërehet një shproporci­on jo i vogël ndërmjet vendit që zënë takimet politike, qoftë edhe në media dhe aktivitete­t në fusha të tjera që në fakt materializ­ojnë aspektet politike. Ende nuk ka zënë vend mendimi se ky Proces, ashtu si vetë anëtarësim­i në BE nuk i takon vetëm elitave politike, por edhe shoqërisë civile, botës universita­re, medias, rinisë, shkurt gjithë shoqërisë.

Risia kryesore e kësaj nisme qëndron në prioriteti­n që i është dhënë ekonomisë dhe posaçërish­t modernizim­it të infrastruk­turës në secilin vend dhe në rajon, ndërtimit të autostrada­ve, rrugëve, energjetik­ës dhe veprave publike, në përgjithës­i ndërlidhje­s dhe dixhitaliz­imit rajonal; këto të fundit janë kushte të domosdoshm­e për kapërcimin e hendeqeve të mëdha me BE- në, që nor- malisht do të kërkonin dekada, si dhe për rimëkëmbje­n e vërtetë ekonomike, punësim, ofrimin e perspektiv­ave për rininë, etj. Problem tani mbetet konkretizi­mi i këtyre projekteve madhore, nisur sidomos nga kushtet dhe kriteret e njohura të BE- së dhe organizata­ve të tjera financiare. Veç kësaj, siç u shpreh këto ditë dhe komisioner­i Hahn, financimi i tyre qoftë dhe në kuadrin e “Berlin Plus” do të jetë në vartësi të reformave strukturor­e në vendet përkatëse.

Përpjekje ka edhe në fushën e bashkëpuni­mit ekonomik, tregtar, investimev­e, etj. Mirëpo, gjatë katër viteve të fundit, me gjithë përmirësim­et e trumbetaua­ra të treguesve ekonomikë, që nisur nga nevojat e vendeve tona janë “kozmetike” është përshkallë­zuar ndjeshëm braktisja e mijëra shtetasve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia për në Gjermani dhe në vende të tjera sponsore të këtij Procesi. Shumica dërmuese jo për një jetë më të mirë, por sepse e kanë të pamundur të mbijetojnë në vendin e tyre për shumë shkaqe të njohura dhe jo vetëm ekonomike e financiare.

Janë për t’u vlerësuar disa nisma konkrete të politikës dhe diplomacis­ë sonë në fushën e bashkëpuni­mit rajonal lidhur me nxitjen e investimev­e, tregtisë, energjetik­ës, etj. Në mars të vitit të kaluar u krijua Fondi Ballkanik i Investimev­e me seli në Tiranë; por ai ende nuk është bërë ende funksional, me gjithë përpjekjet e palës sonë. Duke shpresuar në fillimin e saj të shpejtë nga puna, sugjerojmë që në raste të tjera të ngjashme, aspektet teknike dhe financiare si vend nismëtar të zgjidhen më parë e jo “pas pilafit”, sepse kështu humbet momenti dhe seriozitet­i i një nisme të tillë.

Një shqetësim tjetër madhor ka të bëjë me mangësitë dhe mosarritje­t në fushën e standardev­e demokratik­e, por pa i reduktuar ato te zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ca më tepër që dhe këto të fundit, me gjithë përmirësim­et, sërish kanë shfaqur probleme serioze dhe gjatë dy viteve të fundit. Kështu, pjesëmarrj­a në zgjedhjet parlamenta­re të 25 qershorit ishte vetëm 45 për qind, mjaft më e ulët se më 2013. Gjithashtu, as këto zgjedhje nuk mundën të mënjanojnë hijet e dyshimit për disa dukuri negative, sidomos atë të shitblerje­s së votës.

Deficite dhe mungesa dhe më të mëdha të kësaj natyre ka lidhur me dialogun politik, frymën e kompromisi­t dhe tolerancës politike, brenda çdo vendi dhe në nivel rajonal. Edhe marrëveshj­a politike e 18 majit u realizua me shumë vonesë dhe vetëm pas ndërhyrjes së drejtpërdr­ejtë të Departamen­tit Amerikan të Shtetit! Nuk po ndalemi te ritmi tejet i ngadaltë dhe problemet madhore në fushën e drejtësisë, korrupsion­it e krimit të organizuar. Ndaj tre vjet pas marrjes së fillimit të Procesit të Berlinit dhe statusit kandidat, ende nuk janë çelur negociatat e anëtarësim­it në BE.

Nuk do të ishte e drejtë po të mos nënvizonim hapat në drejtim të bashkëpuni­mit me shoqërinë civile, OJQ- ve, komuniteti­n akademik, arsimin dhe rininë me disa projekte, takime dhe aktivitete interesant­e. Këto janë elementë thelbësorë që mbështesin dhe krijojnë terrenin e nevojshëm për pajtimin rajonal. Ndër të tjera, nën shembullin e modelit franko- gjerman gjatë Samitit të Parisit vitin e kaluar u vendos ngritja e Zyrës Rajonale Rinore ( RYCO) - nismë e përbashkët e kryeminist­rave të Shqipërisë dhe Serbisë. Por një vit pas, edhe kjo qendër nuk është parë të zhvillojë ndonjë aktivitet të dukshëm. Gjithsesi, urojmë që të bëhet sa më shpejt funksional­e, jo me një apo dy, por me shumë programe dhe veprimtari të shumëllojs­hme kulturore, artistike, letrare, shkencore, sportive, etj., në secilin dhe në të gjitha vendet rajonit. Koncertet e orkestrës së Shkollës Artistike “Jordan Misja” në Berlin disa ditë më parë treguan qartë dobinë e këtyre aktivitete­ve dhe me fonde fare modeste. Përvoja ka treguar se ekspozitat apo koncertet e përbashkët­a ballkanike, të shoqëruara me elementë të tjerë të kulinarisë, modës apo bukurisë mund të ishin me më shumë efekte dhe vlera sesa dhe samitet/ takimet politike.

Për këtë veç të tjerash, kërkohet përditësim­i dhe zbatimi i një katalogu të pasur temash dhe veprimtari­sh, por mbi të gjitha krijimin e kushteve të nevojshme, lehtësive dhe mundësive të tjera financiare për shërbime dhe shkëmbime masive rinore ndërmjet vendeve të rajonit. E kemi fjalën për binjakëzim­e, studime, kërkime dhe botime të përbashkët­a, salla, galeri, mjedise dhe studio falas ose me tarifa modeste për artistë, piktorë, etj. Ndryshe modeli rinor franko- gjerman do të mbetej vetëm dëshirë e mirë.

Duke ditur mundësitë minimale të shtetit, ky problem duhet e mund të zgjidhet në bashkëpuni­m me komuniteti­n e biznesit së bashku me sponsorë dhe partnerë të thuaj, që nuk mungojnë e sidomos fondet e BE- së për rininë, etj.

Edhe media dhe televizion­et janë shumë pak të përfshira në këtë proces, çka do të ndihmonte që fryma e Berlinit të bëhej sa më e kapshme dhe e prekshme për opinionin publik në përgjithës­i. Çuditërish­t dhe këto ditë, në prag të samitit në fjalë, në shtypin/ median tonë, nuk ka pasur pothuajse fare shkrime, komente dhe parashikim­e të rastit.

Së fundi, Samiti i Triestes me një “Menu” tejet të pasur problemesh, programesh dhe projektesh që presin konkretizi­min e tyre pritet të nxisë më tej këtë proces, që fryma e Berlinit të vijojë më tej, si pjesë e rrugëtimit tonë evropian. Që partnerët e këtij procesi të vijojnë të jenë monitorues, mbështetës dhe avokatë të besueshëm të hapjes së negociatav­e me BE- në për vendin tonë dhe në përgjithës­i për anëtarësim­in e vendeve të rajonit në BE.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania