Gazeta Shqiptare

STUDIMI, NGA ALPET SHQIPTARE NË VERI, DERI NË ÇAMËRI OSE THESPROTI

-

regjistrat kadastralë venedikas dhe osmanë, nën udhëzimet dhe shkëmbimet e vlefshme të mendimeve me prof. Selami Pulahën e studiues të tjerë. Monografia e prof. Dhimës është një punë që analizon gjendjen disashekul­lore të popullsisë shqiptare, bazuar në gjetjet antropolog­jike të përftuara prej ekspeditav­e në terren, burimeve dhe të dhënave dokumentar­e historike, në një hark kohor që fillon nga ngjizja e popullit shqiptar në Ballkanin Perëndimor dhe vjen deri në shekullin XX. Ndërkohë, autori ka qenë i kujdesshëm që ta shtrijë studimin e tij nga Alpet Shqiptare në Veri, në Rrafshin e Dukagjinit në Verilindje, Korçë në Juglindje, dhe deri në Çamëri ose Thesproti në cepin më jugor ku shqiptarët banojnë, ose banonin deri në mesin e shekullit XX, duke krijuar mundësinë e një vlerësimi përafërsis­ht të plotë të strukturës etnike të popullsisë, raportet mes vedit dhe lëvizjet në territor të pop- ullit shqiptar. Në mënyrë të posaçme, studimi është përqendrua­r në disa krahina që përmbyllin sondazhin dhe kërkimin në harkun gjeografik dhe demografik ku banon populli shqiptar, duke respektuar jo vetëm gjetjet, por edhe krahinat tradiciona­le të Shqipërisë natyrale: Malësi e Madhe, Dukagjin, Malësi e Vogël, Mirditë, Myzeqe, Labëri, Toskëri, Çamëri etj.

Për aspektet e investigim­it etnologjik dhe historik, ai ka përdorur kërkimin gjegjës dhe përmes tyre ka arritur të analizojë institucio­nin e fisit, si grupim shoqëror që rrjedh nga një stërgjysh i përbashkët, duke u përqendrua­r kryesisht në ato pjesë të Shqipërisë, ku kjo ndërlidhje njerëzore vazhdon të jetë ende e fortë ( kam parasysh fiset e Malësisë së Madhe, Hotin posaçërish­t, që edhe pse i ndarë dhe i shpërndarë prej 100 vitesh gjeo- politikish­t, ka ruajtur fuqishëm ndjenjën e përkatësis­ë në fis) si dhe institucio­nin e bajrakut, si një element i organizimi­t shoqëror dhe politik tradiciona­l. Një burim shumë i veçantë për bazën e të dhënave të përdorura, posaçërish­t në Shqipërinë veriperënd­imore, kanë qenë regjistrat famullitar­e të Kishës Katolike, përmes të cilave studiuesi ka bërë vlerësimin e lidhjeve martesore mes komunitete­ve, lindjeve sipas gjinive, vdekjeve dhe shkaqeve të tyre etj. Profesor Dhimën, e kam njohur mbi 30 vjet më parë përmes punimeve të tij shkencore në revistën e arkeologji­së shqiptare “Iliria” dhe gjithmonë kam menduar se ai ka në dorë materiale të së shkuarës iliro- shqiptare, që pak studiues i kanë në zotërim, për të realizuar vlerësime të krahasuesh­me me shkencat ekzakte.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania