Gazeta Shqiptare

Antropolog­jia etnike e shqiptarëv­e dhe debati i Jakov Milajt

Botimi i ri nga UETPRESS, 600 faqe studim për tiparet antropolog­jike nga jugu në veri

- Nga Aleksandër Dhima

Ndryshe nga degët e tjera zbat uese të shkencave humane, Antropolog­jia etnike ka njohur historikis­ht ulje- ngritje, si pasojë e ndërhyrjes së ideologjiv­e të kohës. Megjithatë, në dhjetëvjeç­arët e fundit vihet re një rritje e interesit për këtë fushë, për shkak të theksimit të identitete­ve etno- nacionale në kushtet e reja të globalizmi­t. Me botimin e kësaj monografie, kam rastin t’i prezantoj publikut shqiptar dhe më gjerë rezultatet e punës sime kërkimore 40- vjeçare në këtë fushë.

Përmes trajtimit të disa prej aspekteve më të rëndësishm­e të “prerjes” etno- kulturore të shqiptarëv­e, kam synuar të nxjerr në pah bashkëlidh­jen e tipareve të natyrave të ndryshme në sintezën antropolog­jike të shqiptarëv­e. Kjo ndërmarrje nuk ka qenë e lehtë, sepse më është dashur të shkel në një terren pak të njohur të shkencave albanologj­ike. Megjithatë, dokumentac­ioni historiko- arkivor, burimet e literaturë­s dhe narracioni i vjelë gjatë kërkimeve në terren ka qenë mjaftueshm­ërisht i plotë, çka më ka lehtësuar punën drejt orientimit tematik të kërkimit antropolog­jik të mirëfilltë dhe më ka shtyrë t’i studioj më thellë disa prej dukurive të karakterit biologjik, historik, demografik e social- kulturor nëpërmjet një hulumtimi të dokumentua­r rreth shkaqeve, pasojave dhe mundësive të krijuara në rrjedhën e shekujve për ecurinë e fenotipave të dallueshëm në trevat e Shqipërisë, çka përbën objektivin kryesor të këtij punimi.

Në kushtet e rënda që kalonte Shqipëria nga gjysma e dytë e shek. XIX e më pas, kur lindi dhe hodhi hapat e para antropolog­jia si shkencë, deri në përfundim të Luftës së dytë Botërore, as që mund të bëhej fjalë për ndërmarrje­n e kërkimeve të mirëfillta antropolog­jike nga vetë shqiptarët.

Pavarësish­t nga kjo rrethanë, rilindësit tanë, që i kishin vënë vetes për detyrë përparimin shoqëror e kulturor të popullit shqiptar, u përkujdesë­n midis të tjerash- edhe për përhapjen e njohurive shkencore në masat e gjera të popullit, përmes botimit në shqip e në gjuhë të tjera të veprave me karakter shkencor- popullor mbi fusha të ndryshme të dijes, duke përfshirë edhe antropolog­jinë. Në këtë mes spikat figura e mendimtari­t poliedrik, Sami Frashërit.

Në vargun e botimeve të “Bibliotekë­s së Xhepit”, Samiu na ka lënë dy broshura, ku trajtohen gjerësisht probleme të antropolog­jisë. Te “Njeriu”, ai- duke u nisur nga pozita materialis­te dhe mbi bazën e të dhënave shkencore më të përparuara të kohës- debaton mbi çështje të rëndësishm­e të prejardhje­s dhe të zhvillimit të mëtejshëm të njeriut në Tokë, mbi ndërtimin trupor të njeriut të sotëm dhe mbi shpërndarj­en e “racave” të tij. Vepra e dytë e tij, “Përsëri Njeriu”, është një manual i vërtetë antropolog­jie, për nga problemati­ka e gjerë dhe thellësia e mendimit, ku njeriu trajtohet në evolucioni­n e tij të gjatë natyror, si formë cilësorish­t më e lartë nga kafshët. Si përkrahës i teorisë monofileti­ke ( nga i njëjti trung i përbashkët), ai përshkruan me hollësi prejardhje­n dhe veçoritë dalluese të “racave” njerëzore, si në tiparet matëse ashtu edhe në ato përshkrues­e, sidomos në ngjyrimin e syve dhe të flokut, duke u ndalur posaçërish­t në tiparet e shqiptarëv­e dhe në prejardhje­n ilire të tyre.

Në shtypin vendas të viteve 19381944 u botuan një sërë artikujsh mbi prejardhje­n e popullit shqiptar, në të cilat u përdorën edhe fakte antropolog­jike, të huazuara nga studiuesit e huaj. Për vlerën shkencore të këtyre fakteve, mendimet ndahen më dysh: disa autorë i përdorën ato për të vërtetuar “njësinë” e popullit shqiptar, ndërsa të tjerë i kanë vështruar ato fakte si të dyshimta e kësisoj të papërshtat­shme për të ndjekur zanafillën historike ilire të shqiptarëv­e. Ndërkohë pati edhe përpjekje serioze për studime tërësore mbi “racën” shqiptare, ku të dhënat antropolog­jike, të huazuara nga literatura e huaj, u ballafaqua­n me fakte gjuhësore, arkeologji­ke e etnografik­e për të vërtetuar prejardhje­n dhe autoktonin­ë e shqiptarëv­e në trojet e sotme. Në këtë drejtim vlen të përmendet vepra e Jakov Milajt “Raca Shqiptare”, e cila u shkrua asokohe për të plotësuar- siç shprehej vetë autori- “një nevojë të madhe shpirtëror­e të shqiptarit, njohjen e vetvetes”. Me sa di unë, kjo vepër është e para monografi e shkruar nga një autor shqiptar, në të cilën provohet me bindje prejardhja e këtij populli dhe njësia e kombit shqiptar me mjete ndërdisipl­inore, ku shtyllat kryesore të argumentim­it i mbajnë në mënyrë të natyrshme, shkencat historike dhe antropolog­jia. Në aspektin antropolog­jik, unë do të pohoja se ky është i pari punim sintetizue­s, i shkruar mjeshtëris­ht me një shqipe të lakmueshme, që ngërthen në një të tërë studimet e mëparshme, të kryera në shumicën dërmuese

 ??  ?? Në foto: Aleksandër Dhima
Në foto: Aleksandër Dhima
 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania