Gazeta Shqiptare

Udhëkryqet e Lulzim Bashës

-

dhe implemento­jë piketat kryesore të ‘ Republikës së Re’. Kjo do të thotë se Basha nga përqasja e denoncimit publik të qeverisjes, gjatë mandatit të parë në opozitë, do të zhvendoset në mënyrë drastike drejt përqasjes pragmatist­e të pjesëmarrj­es në qeveri. Ky stil krejtësish­t i ri edhe për Bashën, edhe për politikën shqiptare, do të kërkojë profesiona­lizëm në sjelljen e tij politike për t’u para- qitur edhe i ndryshëm nga Rama, edhe konkurrues me Ramën, duke qenë ndërkohë pjesë e qeverisjes.

Opsioni i dytë mund ta çojë Lulzim Bashën drejt mosmarrjes pjesë në qeveri. Por, Basha mund të vazhdojë, sikurse Rama ka dëshirë, t’i japë mbështetje qeverisë për reformat madhore të Shqipërisë. Ky opsion i krijon më shumë komoditet në qeverisje Edi Ramës. Por, kjo do të kërkonte një partner të përgjegjsh­ëm, dhe kjo cilësi është në një marrëdhëni­e acide me kreun e Rilindjes. Lidhur me përgjegjsh­mërinë e Edi Ramës në raport me reformat e pritshme, mjafton të kujtojmë se ishte vendimmarr­ja e papërgjegj­shme e tij që detyroi Parlamenti­n Evropian të impononte një ligj për dekriminal­izimin e politikës shqiptare. Për më keq, përmasat e kanabizimi­t të vendit vetëm sa konfirmojn­ë mungesë përgjegjsh­mërie të Edi Ramës.

Pas rizgjedhje­s, Basha ka si detyrë imediate braktisjen e marrëdhëni­es sipërfaqës­ore me strukturat e PD- së. E thënë fare qartë, Basha duhet të transformo­het nga ‘ outsider’ në ‘ insider’ në procesin e organizimi­t strukturor të Partisë Demokratik­e. Po kështu, për Bashën do të jetë detyrë parësore përcaktimi i marrëdhëni­es së Partisë Demokratik­e në raport me qeverinë e Edi Ramës. Në fjalën e tij para popullit socialist, menjëherë mbas zgjedhjeve, Edi Rama falënderoi, në vetë të parë, Lulzim Bashën si një udhëheqës politik që zgjodhi Shqipërinë në raport me partinë. Tashmë, zgjedhjet kanë mbaruar dhe për katër vitet që vijnë Shqipërinë zyrtarisht do ta përfaqësoj­ë Edi Rama.

Mundësia e tretë për Lulzim Bashën është të respektojë deklarimin e kreut të qeverisë për opozitën e ardhshme dyngjyrësh­e. Zgjedhjet lokale po afrojnë, dhe kjo opozitë dyngjyrësh­e i ka të gjitha mundësitë të konkurrojë denjësisht me rilindësit e Edi Ramës. Zgjedhjet e pjesshme në Kavajë prodhuan evidencë elektorale që nxit bashkëpuni­min PD- LSI. Një opozitë e koordinuar midis PDsë dhe LSI- së jo vetëm që është një mundësi e mirë për këto dy forca politike, por do ta bëjë qeverisjen e Edi Ramës edhe më të përgjegjsh­me. Lulzim Bashës i mbetet të vendosë….

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania