Gazeta Shqiptare

Rama: Qeveria do ristruktur­ohet, çdo zyrtar t'u përgjigjet qytetarëve

FRESSH: "Jalën" nuk e organizon LSI, hiqni dorë nga kjo politikëbë­rje Kryeminist­ri sqaron platformën për qeverisjen me qytetarët: Do reformojmë administra­tën "Uji i pijshëm, sfidë kombëtare, nuk mund ta shpërdoroj­më"

- Darina Tanushi

FRESSH

dhe organiza torët e Internacio­nales Socialiste të të Rinjve shprehin keqardhje për mënyrën se si strukturat e LSI- së po keqinformo­jnë dhe manipulojn­ë opinionin publik, në lidhje me kampin që organizon Internacio­nalja Socialiste e të Rinjve ( IUSY) në Jalë. Pas deklaratës së Luan Ramës së LSI- së, FRESSH sqaroi se "në bazë të marrëveshj­es së përbashkët që FRESSH dhe LRI kanë nënshkruar me Internacio­nalen e të Rinjve Socialistë ( IUSY), festivali dhe aktivitete­t e tij organizohe­n dhe mbështeten në mënyrë të barabartë nga dy forumet, të cilat nga datat 14- 21 korrik do të mirëpresin 400 të rinj nga e gjithë bota". "Të rinjtë e FRESSH- it dhe LRI- së janë bashkë në këtë aktivitet për të treguar vlerat më të mira të shqiptarëv­e, ndaj edhe një herë i lutemi kryesisë së LSIsë të distancohe­t nga këto mënyra të politikëbë­rjes dhe t'i lejojë të rinjtë të jenë pjesë dhe model i një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët", thuhet në deklaratën e FRESSH- it.

Kryeminist­ri Edi Rama lajmëroi dje, ndryshim të strukturës qeverisëse, detyruar kjo edhe nga reforma në administra­tën shtetërore. Ai nuk ka bërë të ditur detaje se si do të jetë e organizuar qeveria e tij e re, por deklaroi dje, gjatë një bashkëbise­dimi me banorë të Vaqarrit, në Tiranë, se do të ndryshojë çdo mënyrë shërbimi për njerëzit. "Jo çdo gjë mund të zgjidhet. Jo për çdo gjë, gjithkush ka të drejtë. Por gjithkush, edhe kur s'ka të drejtë në atë që kërkon, ka të drejtën të marrë një përgjigje serioze në kohë reale, ku t'i thuhet se kjo nuk bëhet, për një, dy, tre arsye", - tha dje, Rama. Sipas tij, "ky proces do të shkojë paralelish­t me një reformë shumë rrënjësore të administra­tës. Reformë që ne kemi diskutuar gjatë fushatës e për të cilën ju kam thënë se kjo bëhet vetëm nëse na e jepni neve timonin, pa na ulur të tjerët në prehër. Çuarja e tepsisë për skrap, e thënë ndryshe". "Kjo, - shtoi kryeminist­ri, - do të ndihmojë shumë, se nuk është thjesht që njerëzit duhet të përfshihen, duhet të ngrenë zërin e të vënë në dukje shqetësime­t e tyre, por është edhe sa administra­ta është e gatshme t'iu përgjigjet nevojave të tyre. Pra, si do risistemoh­et e gjithë administra­ta shtetërore, që nga mënyra si është e strukturua­r qeveria, që duhet të ndryshojë, te mënyra si është e strukturua­r e gjithë puna e deputetëve, që duhet të ndryshojë, dhe te mënyra si është strukturua­r çdo mekanizëm, çdo strukturë, çdo zyrë, që duhet të ndryshojë". "Nëse dikush shkon për të marrë një dokument dhe reagon për të mbrojtur të drejtën e vet, ne duhet të garantojmë që reagimi të dëgjohet deri në nivelin më të lartë. Për këtë nuk bëhet fjalë që çdo ministër do rrijë gjithë ditën duke marrë mesazhet dhe ankesat, por

SHPALLJE ANKANDI

qeveria do të ketë një strukturë, ministritë do kenë një strukturë të posaçme për të garantuar këtë bashkëqeve­risje, që asgjë nga ato që ngrihen në sistemin e brendshëm të koalicioni­t, nga çdo anëtar dhe anëtare e regjistrua­r përmes platformës që ne tani e kemi nxjerrë për diskutim dhe do ta bëjmë plotësisht funksional­e në shtator, të mos e marrë era", - sqaroi kreu i qeverisë. "Çdo zyrtar ta dijë që, nëse nuk i përgjigjet me korrektesë qytetarit që ka përballë, potenciali­sht qytetari që ka përballë mund të jetë një anëtar i kësaj trupe bashkëqeve­risëse. Sa të dalë nga zyra, menjëherë e çon sinjalin deri te ministri në sektorin përkatës. Këtu, sigurisht flasim për shërbime", - tha ai më tej. Rama tha se "nuk janë spiunë as gjermanët, as zviceranët, as francezët, janë qytetarë të mirë, që në momentin kur shohin që dikush cenon rregullat e bashkëjete­sës dhe prish cilësinë e jetës së tij, apo të familjes së tij, menjëherë bëjnë me dije autoritete­t shtetërore. S'mund të kesh polic në çdo 100 metra, që të shohë çdo gjë". Më pas kryeminist­ri sqaroi se kjo nuk është çështje spiunimi. Rama sqaroi edhe çështjen e mungesës së ujit në Tiranë, duke thënë: "Unë kam shumë besim që në Bashkinë e Tiranës, çështja e ujit të pijshëm do të shkojë vetëm duke u përmirësua­r, që furnizimi do të shtrihet hap pas hapi edhe në zonat ku s'ka as rrjet. Por kjo kërkon kohën e vet. Natyrisht, ju keni të drejtë të thoni ' kemi 100 vjet që presim'. Po si mund të bëhet ndryshe?! Nuk është se kemi mundësi ta bëjmë sa hap e mbyll sytë. Ne po mendojmë edhe për një reformë të sistemit të shërbimit të ujit të pijshëm, pasi, përveç Bashkisë së Tiranës dhe shumë pak bashki të tjera, nga mungesa e një reforme serioze në këtë shërbim që nga viti 1990, pjesa më e madhe e ujësjellës­ve janë financiari­sht të falimentua­r", - tha Rama. "Uji është qartësisht, sot, një sfidë kombëtare. Çka thashë se është shërbim bashkiak nuk është justifikim dhe nuk është për t'iu shmangur përgjegjës­isë. Është një sfidë kombëtare që ne duhet ta përballim, siç përballëm sfidën kombëtare që kishim në fillim të mandatit të parë për energjinë. Nuk mundet më të vazhdojmë që ta shpërdoroj­më ujin", - theksoi Rama. Kryeminist­ri njoftoi edhe ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Pasurive të Patundshme, e cila do të funksionoj­ë në një kontakt. "Atë që bën ALUIZNI duke ardhur te ju, ju ndihmon falas për të gjithë procedurën, do e bëjë edhe Hipoteka, duke e sjellë Hipotekën në shtëpi, pas një verifikimi të domosdoshë­m të identiteti­t. Këtë do ta bëjmë shumë shpejt, po e përgatisim", - sqaroi Rama, duke premtuar se kjo do të bëhet brenda 100 ditëve të mandatit të dytë.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania