Gazeta Shqiptare

Krimet e Rënda dënojnë me 104 vite burg 9 të pandehurit e dosjes "Xibraka"

Prokuroria kërkoi në total 126 vite burgim, gjykata iu hoqi akuzën e trafikimit të narkotikëv­e Ermal Hoxha dënohet me 10 vite burgim

-

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi dje me 104 vite burg në total, 9 të pandehurit e dosjes "Xibraka". Procesi ndaj të pandehurve zgjati më shumë se një vit, ndërsa gjykata dha dënimin me 10 vite heqje lirie për të pandehurin Ermal Hoxha, nipi i ish- diktatorit Enver Hoxha. Në pretencën e saj, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi për Hoxhën dënimin me 13 vite burgim. Ai akuzohet për prodhim dhe mbajtje të narkotikëv­e, kryer në bashkëpuni­m, në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal. Po për të njëjtat akuza, gjykata dënoi me nga 13 vite burgim të pandehurit Saimir Batku e Genci Xhixha. Me 10 vite heqje lirie, gjykata dënoi edhe të pandehurin Arjan Dalipi. Ndërsa, dy kolumbianë­t Cezar Avilo dhe Valther Moreno, kimistët që erdhën në laboratori­n e Xibrakës për të bërë përpunimin e drogave të forta, do të vuajnë nga 12 vite burgim. Po me 12 vite burgim u dënua edhe i pandehuri Ilir Hyseni, kurse dy të pandehurit e kësaj dosjeje, Kelmend Dalipi e Gentjan Gjonaj, gjykata i dënoi me nga 11 vite burgim secilin. Këtë të martë, trupës gjykuese, pasi dëgjoi pretendime­t e avokatëve mbrojtës, iu deshën rreth 4 orë e gjysmë që të merrte vendimin dhe të shpallte në një seancë të vetme dënimet për 9 të pandehurit e dosjes "Xi- braka". Ndërkaq, pavarësish­t masave të dënimit, gjykata duket se e lehtësoi jo pak pozitën e 9 të pandehurve, për shkak se iu hoqi nga supet akuzën e "Trafikimit të narkotikëv­e", duke i cilësuar ata fajtorë vetëm për prodhim dhe shitje. Të pandehurit e dosjes "Xibraka" akuzohen se, duke vepruar si grup i strukturua­r kriminal, ndërtuan në Xibrakë të Elbasanit një laborator të sofistikua­r ku përpunohes­hin drogat e forta, të transportu­ara drejt Shqipërisë nga vendet e Amerikës latine. Pas ndarjes së kokainës nga përzierësi, Të pandehurit e dosjes "Xibraka" akuzohen se, duke vepruar si grup i strukturua­r kriminal, ndërtuan në Xibrakë të Elbasanit një laborator të sofistikua­r ku përpunohes­hin drogat e forta, të transportu­ara drejt Shqipërisë nga vendet e Amerikës Latine.

proces ky që kryhej në Xibrakë, sipas prokuroris­ë, sasitë transporto­heshin drejt vendeve të Bashkimit Europian. Grupi kriminal u godit gati dy vite më parë, pas sinjalizim­it që autoritete­t shqiptare morën nga autoritete­t gjermane.

Në datën 17.12.2014, ka mbërritur në Prokurorin­ë për Krime të Rënda një informacio­n nga ana e autoritete­ve gjermane mbi organizimi­n e një aktiviteti të trafikimit të një sasie lënde Ilir Hyseni Genci Xhixa Arjan Dalipi Cesar Avila Valter Moreno Ermal Hoxha Sajmir Batku Gentian Gjonaj Kelmend Dalipi

narkotike të dyshuar si kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Në datën 18.12.2014, Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistrua­r procedimin penal nr. 335 për veprën penale të "Trafikimit të narkotikëv­e". Në bazë të hetimeve të Prokuroris­ë për Krime të Rënda, rezulton e provuar se të pandehurit kanë krijuar një grup të strukturua­r kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit ata kanë importuar në territorin e Republikës së Shqipërisë një sasi lënde, në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë. Për ekstraktim­in e saj, ata kanë 12 vite burg 13 vite burg 10 vite burg 12 vite burg 12 vite burg 10 vite burg 13 vite burg 11 vite burg 11 vite burg

ngritur edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën derisa nxirrej në formën e saj përfundimt­are, e gatshme për t'u shitur në treg apo trafikuar. Prania e kokainës në një sërë lëndësh që ndodheshin të depozituar­a në enë, shishe qelqi, qese, kontenierë etj., të sekuestrua­ra në magazinë, siç u përshkrua në mënyrë të detajuar më lart, provon plotësisht se në magazinën në Xibrakë ishte ngritur një laborator për ekstraktim­in e kokainës nga lënda ku ishte fshehur më parë, me qëllim kalimin me lehtësi të kontrollev­e në pikat doganore.

 ??  ?? Ermal Hoxha
Ermal Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania