Gazeta Shqiptare

Dështimi i reformës administra­tive dhe koncesione­t e të ardhurave

- Dr. Sorina Koti*

rreth 12- 16% të të ardhurave, ku çdo investim kapital kryhet nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Ky fond përdoret vetëm për projekte nga bashki "mike" të Qeverisë dhe "shpërdoroh­et", duke investuar në vepra- fasadë, në investime, që nuk nxitin punësimin, tregtinë dhe zhvillimin rajonal. Ky fond shpërdoroh­et, duke mos u shpërndarë në formë të njëtrajtsh­me në të gjitha njësitë vendore.

Mosrealizi­mi i të ardhurave nga njësitë administra­tive është problem i trashëguar dhe po thellohet nga viti në vit. Menaxhimi joefiçent i të ardhurave ka shkaktuar mosmbledhj­en e detyrimeve, çka ka sjellë më pak të ardhura në buxhetin e bashkive.

Në këto kushte, Qeveria po u ndez dritën jeshile bashkive që të japin me koncesion mbledhjen e të ardhurave bashkiake. A mund të jetë zgjidhje koncesioni? Ky koncesion, është sukses apo dështim i reformës territoria­le? A duhet ta pranojë Qeveria se reforma territoria­le dështoi? Dështoi nga mosefiçenc­a e administra­tës bashkiake, keqmenaxhi­mi i burimeve apo nga neglizhimi, që në fillimet e hartimit të reformës?

Dhënia me koncesion ka edhe një efekt negativ tjetër për buxhetet bashkiake, pasi kompanitë koncesiona­re do të mbajnë një tarifë fikse dhe një përqindje në bazë të shumës që ato do të mbledhin. Kjo tarifë dhe kjo përqindje do të zbritet nga të ardhurat e bashkive. Por, nëse kompanitë koncesiona­re dështojnë në mbledhjen e të ardhurave, kush mban përgjegjës­i për këtë? Kush do mbajë përgjegjës­i për arkën bosh të bashkive dhe mosdhënien e shërbimeve? Përsëri fajin do e ketë qytetari… Paaftësinë e administra­tës bashkiake për të mbledhur të ardhurat, do e paguajnë përsëri taksapague­sit. Nëse kjo miratohet, atëherë me shumë shanse, paketa fiskale për vitin 2018 do të ketë rritje të taksave ose tarifave bashkiake, për të mbuluar kostot shtesë, që vijnë nga mosrealizi­mi i të ardhurave.

Meqenëse bashkive u duhen më shumë burime njerëzore dhe mbështetje nga jashtë për të realizuar detyrimet dhe objektivat për të cilët janë krijuar, atëherë me bindje të plotë mund të themi se reforma territoria­le dështoi. Haptazi dhe qartë, keqmenaxhi­met dhe fryrjet e administra­tës me militantë partie, do na sjellin rritjen e detyrimeve bashkiake, të cilat do paguhen me taksa të reja si dhe me rritjen e taksave që kemi aktualisht. Kjo do të sjellë nevojën urgjente të rishikimit të reformës territoria­le, efiçencën e administra­tave publike dhe anulimin e koncesione­ve, si një mënyrë për të vënë rend e rregull në vetëshkatë­rrimin financiar që po bëjnë njësitë vendore. * Anëtare e Këshillit Bashkiak, Partia Demokratik­e

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania