Gazeta Shqiptare

Merkel vlerëson Ramën: Shqipëria po bën progres nën udhëheqjen e tij

Samiti i Triestes, Hahn: BE, 200 milionë euro për projektet e 6 vendeve të Ballkanit Kryeminist­ri shqiptar mohon tensionet me Zaev

-

Shqipëria do të jetë pjesë e grupit të vendeve të rajonit, që do të përfitojnë nga Bashkimi Evropian rreth 1 miliard euro në 10 vitet e ardhshme. Komisioner­i për Zgjerimin, Johannes Hahn bëri të ditur këtë njoftim, duke e detajuar shumën, duke folur nga Trieste ku u mbajt dje samiti mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Komisioner­i për Zgjerimin, Johanes Hahn foli për një ndërlidhje më të mirë mes vendeve ballkanike si përgatitje për anëtarësim­in në Bashkimin Europian. "Ne do të miratojmë një radhë projektesh në fushën e transporti­t, respektivi­sht energjisë, në vlerë prej rreth 200 milionë euro, që në fund mund të rezultojnë me investime në vlerë prej rreth 540 milionë eurosh. Këtu është shumë me rëndësi që të krijohet edhe baza për rritjen ekonomike në rajon dhe për një tregti ndër- rajonale, ku ka shumë potencial. Ne mendojmë se në vitet e ardhshme në këtë rajon do të hapen rreth 80.000 vende të reja pune", u shpreh Hahn. Në hapje të samitit, kancelarja Merkel përgëzoi kryeminist­rin Rama duke thënë se në drejtimin e tij, Shqipëria ka bërë progres. "Përgëzojmë kolegun tonë shqiptar, Edi Rama. Shqipëria nën udhëheqjen e tij ka bërë progres", uroi Merkel, kryeminist­rin Rama me rastin e fitores në zgjedhjet e 25 qershorit. Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emanuel Makron kanë përshëndet­ur nisjen e takimit teksa janë shprehur opti- mistë në krijimin e një tregu të përbashkët Ballkanik, çka do të jepte efekt pozitiv në BE. Edhe Presidenti i Italisë theksoi në deklaratën e tij se duhet një politikë e përbashkët për ekonominë dhe emigracion­in, por edhe një Europë më e fortë për të luftuar terrorizmi­n. I ftuar në këtë forum ishte dhe kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama e në krah të tij, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç. "Është e nevojshme që liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor të kuptojnë qëllimin e interesin tonë për një bashkëpuni­m konstrukti­v për të punuar ndaj çështjeve të rëndësishm­e rajonale përmes pro- cesit të Berlinit", u shpreh në këtë Forum Hedvig Morvai, përfaqësue­s i Fondit Europian për Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë, kryeminist­ri Edi Rama foli për situatën në Maqedoni. Kryeminist­ri zbuloi se nuk ka pasur tensione mes shteteve në Trieste, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor. Rama u shpreh se i ka komunikuar edhe kryeminist­rit të ri të shtetit fqinj, Zoran Zaev, se shqiptarët duan suksesin e Maqedonisë në të gjitha aspektet. "S'ka pas tensione fare midis nesh si shtete, por ka pasur tensione të brendshme politike dhe një retorikë deri dhe skandaloze brenda Maqedonisë, ku unë nuk dua fare të hyj për të bërë komente. Është shumë e thjeshtë, sa më e fortë Maqedonia, sa më demokratik­e Maqedonia, sa më e suksesshme Maqedonia, aq më e fortë dhe më e mirë Shqipëria, sepse në Maqedoni jetojnë shqiptarë që janë popullsi shtetformu­ese dhe sa më mirë të jenë ata, aq më mirë jemi ne, aq më e mirë është e ardhmja për të gjithë", tha Rama.

 ??  ?? Foto nga Samiti i Triestes
Foto nga Samiti i Triestes
 ??  ?? Tryeza e bisedimeve të liderëve të BE- së në Samitin e Triestes
Tryeza e bisedimeve të liderëve të BE- së në Samitin e Triestes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania