Gazeta Shqiptare

Rama publikon 100 emrat e zyrtarëve të denoncuar për shkelje të ligjit

"Lista e zezë" e kryeminist­rit, emrat e dy kandidatëv­e për deputetë të LSI- së Reagojnë LSI e PD. Mjeku Mentor Petrela, mes emrave "të spiunuar"

-

K"Papërgjegj­shmëri dhe abuzim! Këtë dëshmon kryeminist­ri i Rilindjes me të ashtuquajt­urën listë të njerëzve të denoncuar për abuzim me detyrën! Një dacibao e shëmtuar e sajuar prej atij vetë, duke përdorur modelin e gardistëve të kuq, të ca spiunëve anonimë e të pashkollë, që ndërsente timonieri i madh Mao në kohën e revolucion­it kulturor në Kinën komuniste të fundviteve ' 60 të shekullit të kaluar"! ryeministr­i Rama publikoi dje 100 em rat përgjegjës të denoncuar nga qytetarët për reformimin administra­tës shtetërore. Në këtë listë ka mjaft emra të njohur, që nga ai i doktorit të njohur Mentor Petrela apo ish- drejtorit të hipotekës, Ilirjan Muho. 30 emra i përkasin vetëm sistemit të drejtësisë, ku janë renditur edhe gjyqtarët Agim Bendo apo Majlinda Andrea. Në listën e zezë që kryeminist­ri publikoi dje në "Facebook" bien në sy edhe emrat e dy kandidatëv­e për deputetë të LSI. Ediola Braho, renditej e dyta në listën e LSIsë në Gjirokastë­r. Një emër tjetër i denoncuar nga qytetarët dhe i publikuar në listën e zezë të kryeminist­rit është edhe emri i ish- drejtorit të ALUIZNI- t në Durrës, Flamur Gjuzi. Në zgjedhjet e 25 qershorit ai ka qenë një ndër kandidatët në listën e LSI- së për qarkun e Durrësit. Gjuzi renditej i treti në listë, por nuk arriti ta merrte mandatin. Ndërsa nga ana tjetër, Gjuzi ka qenë kreu i ALUIZNI- t prej vitit 2013 deri në vitin 2017. Por, në fakt në listë ka edhe emra socialistë­sh, siç është kandidati i PS- së në qarkun e Elbasanit, drejtori i ALUIZN- it të këtij qarku, i cili ishte i 18- ti në listën e kandidatëv­e. Në këtë listë bën pjesë edhe drejtori i Ujësje- "Lista e turpshme e publikuar nga Edi Rama dëshmon atë që Partia Demokratik­e dhe unë kemi thënë katër vjet rresht: për Edi Ramën, drejtësia është ai vetë, shteti është ai vetë. Për të nuk ka ligj, nuk ka të drejta njerëzore, nuk ka llogaridhë­nie. Ai vendos se kush është fajtor e kush jo, kush duhet dënuar e kush jo. Ai nuk e ka problem të përlyejë, akuzojë dhe turpërojë publikisht si në kohën e Enver Hoxhës". llësit të Koplikut, i cili u emërua javën e kaluar, ditën e premte. Sipas raportimit që ka bërë kryeminist­ri në faqen e tij në "Facebook", nga 713 eksperienc­a, 111 raste denoncojnë praktika të këqia në nivel vendor, ku vendin e parë e zë shërbimi jashtëzako­nisht i dobët në sportelet e gjendjes civile, i ndjekur nga lejet abuzive për ndërtime dhe zvarritja e dosjeve për një leje ndërtimi, 98 raste u përkasin hipotekave, shëndetësi­a ka 78 denoncime të korrupsion­it të mjekëve, infermierë­ve, mungesës së medikament­eve, etj. Në arsim janë 58 raste të denoncuara, ndërsa tek ALUIZNI janë 54 raste që denoncojnë vonesa të qëllimshme të lejeve të legalizime­ve. Nga policia denoncohen 48 raste të gjobitjeve padrejtësi­sht, të komunikimi­t aspak etik me qytetarët dhe të mosreagimi­t në kohë për t'iu ardhur në mbrojtje qytetarëve të gjendur në një rrezik të caktuar. 44 raste denoncojnë abuzimet në miratimin e KEM, ndërsa 41 raste të denoncimev­e i përkasin OSHEE. 181 rastet e tjera ndahen mes AKU, Doganave, Drejtorive të Bujqësisë, Tatimeve, Postës, Burgjeve, Drejtorive të Transporte­ve dhe grupimit të akuzave për padrejtësi në punësim apo pushim nga puna.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania