Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Rama filloi gjuetinë e shtrigave, adoleshent i vonuar

Kryetarja e LSI: Këto janë spiunllëqe

-

Kryetarja

e LSI- së, Monika Kryemadhi, e cilësoi "gjueti shtrigash" listën e publikuar dje në "Facebook" nga kryeminist­ri Edi Rama. Në një reagim të saj, Kryemadhi shkroi: "Për t'u dukur se po merret me drejtimin e qeverisë, Edi Rama ka nisur gjuetinë e shtrigave në administra­të, duke publikuar lista me emra nëpunësish, që sipas komenteve që i bëjnë në ' FB', na qenkan e keqja e madhe e vendit. Me këto spiunllëqe, vjedhësi dhe shkatërrue­si i votës së lirë të shqiptarëv­e mendon se mund t'i shpëtojë të vërtetës vrastare, asaj të tjetërsimi­t të votës, që ai u bëri shqiptarëv­e më 25 qershor. Më kot mundohet të tërheqë vëmendjen si adoleshent i vonuar dhe me lista linçuese për njerëzit që i ka vënë vetë në punë", u shpreh ajo. "Askush nuk i beson më atij që tradhtoi besimin e çdo votuesi me vjedhjen dhe tjetërsimi­n e votës. Ndaj sot më shumë se kurrë, bashkë me ne janë edhe shumica e shqiptarëv­e. Ata që e dënuan me heshtjen e tyre ditën e votimit dhe që e kanë më të qartë se kurrë, se kryeminist­ri dembel dhe arrogant tallet dhe shpërdoron besimin e shqiptarëv­e", u shpreh dje kryetarja e LSI- së. "Me lista false dhe me veshje që të tërheqin vëmendjen nuk mund të anashkalos­h vjedhjen e votës që u bëri shqiptarëv­e. Ndaj i kujtoj Edi Ramës se llogaria do të jepet dhe askush, asnjëherë dhe në asnjë moment, nuk do të mund ta largojë vëmendjen dhe qëllimin tonë final: Të drejtën e shqiptarëv­e për të votuar lirshëm dhe pa presion politik, kriminal dhe të blerë me paratë e drogës. Sot filloi delegjitim­imi nga vetë PS, e cila tani kërkon të rinumërojë votat që ka numëruar vetë", u shpreh në ' FB', Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania