Gazeta Shqiptare

Anëtarësia, kritikët e Bashës: Duam listën, PD: Shpallet më 17 korrik

Regjistrim­i i votuesve, mbyllet afati i përcaktuar nga komisioni elektoral Procedurat dhe dokumentet për votimin e kreut të ri

- Valentina Madani

Kritikët e Lulzim Bashës, Selami, To palli e Patozi i kërkojnë atij të zbardhë listën e anëtarësis­ë së partisë që do të votojë më 22 korrik, por lista do të bëhet publike vetëm më datën 17 korrik. Kreu i Komisionit Elektoral për Zgjedhjet në PD, z. Jemin Gjana konfirmoi për “GSH” se lista do të publikohet 5 ditë para zgjedhjeve. Dita e djeshme shënoi afatin e fundit të mbylljes së regjistrim­eve të anëtarësis­ë së PD- së, pasi përveç listës dixhitale, komisioni elektoral zgjedhor caktoi datën 12 korrik si afatin e fundit për regjistrim­in e të gjithë anëtarëve të PD- së që nga viti ' 91. Ky komision njoftoi se anëtarët që kanë një kartë anëtarësie të cilitdo vit, por nuk kanë emrin në regjistrin elektronik, të paraqiten brenda datës 12 korrik pranë degëve të PD, pasi do futen në një listë shtesë për të bërë të mundur votimin në datë 22 korrik. Sipas komisionit, të gjithë ata që kanë kartë nga viti 1991, por nuk e gjejnë emrin në regjistrin e anëtarësis­ë, të paraqiten për t'u regjistrua­r e për t'u bërë pjesë e listës për votim. Kreu i komisionit elektoral për zgjedhjet në PD, z. Jemin Gjana, konfirmoi për "Gazeta Shqiptare" se janë mbi 100 mijë anëtarë të regjistrua­r që kanë kartën dixhitale, por që kësaj liste pritet t'i shtohen edhe të tjera, pasi bëhet fjalë për anëtarët e PD- së, që mbartin kartën e anëtarësis­ë që nga viti ' 91 e këtej. Në rregullore­n e publikuar nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet në PD bëhen të qarta procedurat e votimit të anëtarësis­ë për kreun e ri të PD- së. Në dokument thuhet se lista e votuesve miratohet nga Komisioni OKOE jo më vonë se 5 ditë para ditës së zgjedhjeve. Kjo listë përmban: a. Regjistrin elektronik të anëtarësis­ë së PDSH- së, të përditësua­r deri në datën 28.06.2017. b. Emrin e çdo anë- tari të PDSH- së, që disponon një tesër anëtarësie ndër vite, por që nuk figuron për arsye teknike në regjistrin e përditësua­r elektronik. Këta anëtarë të paraqiten deri në datën 12.07.2017 pranë degëve përkatëse të PDSH- së në rrethe me dokumentin e anëtarësis­ë që disponojnë. Dega e

SHPALLJE ANKANDI

PDSH- së administro­n një fotokopje të dokumentit dhe pasi e verifikon, harton një listë shtesë, të cilën ia përcjell komisionit OKOE brenda datës 15.07.2017. Procedura e votimit: a. Dokumentet e votimit: kartë identiteti­t ose pasaportë biometrike. Ambientet ku do të kryhet votimi miratohen nga Komisioni OKOE me propozim të kryesive të degëve, jo më vonë se data 15.07.2017. Në selinë qendrore të PDSH- së do të ngrihet qendra e votimit për degën Tirana 2, në të cilën përveç votuesve të kësaj dege, mund të votojnë edhe anëtarët e kryesisë së PDSHsë, anëtarët e Këshillit Kombëtar, anëtarët e Grupit Parlamenta­r ekzistues dhe deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamenta­re të datës 25.06.2017, të cilët mund të votojnë edhe në qendrën e votimit të degës ku banojnë. Për çdo qendër votimi ngrihet komisioni.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania