Gazeta Shqiptare

Rinumërimi në Tiranë, KQZ hap sot 64 kuti votimi

"Berati", administro­hen provat e paraqitura nga PD

-

KQZ

vendosi dje hapjen e disa kutive në qarkun e Tiranës, pas kërkesave nga PS dhe PDIU, të cilat pretendojn­ë se u janë tjetërsuar disa vota. Vendimi u mor në unanimitet, me 7 votat e anëtarëve që votuan pro. Hapja e kutive dhe rinumërimi i votave do të zhvillohet sot në orën 10: 00 në ambientet e KQZ- së. PDIU pretendon se asaj i janë hequr të paktën 66 vota, ndërkohë për 37 vota marrin mandatin e kryetarit Shpëtim Idrizi. Ndërkohë, PS po ashtu kërkon rinumërim për disa kuti, pasi pretendon se disa vota të saj nuk i janë llogaritur. Sipas kërkesave ankimore, të cilat u pranuan nga institucio­ni i administri­mit të zgjedhjeve, PDIU kërkon hapjen e 41 kutive të votimit, ndërsa PS 23 të tilla. Gjatë nisjes së shqyrtimit, përfaqësue­sit e partive kanë kërkuar shtimin e disa kutive në procesin e rinumërimi­t, ndryshe nga sa kishin kërkuar paraprakis­ht. Përfaqësue­si i PDIU u shpreh: "Ne kërkojmë që të shtojmë edhe 7 qendra të tjera votimi. Ndërkohë që heqim dorë nga hapja e kutive në katër kuti votimi. Ne vlerësojmë se PDIU- së i mungojnë 66 vota në Tiranë". Ndërsa, përfaqësue­si i PS deklaroi: "Gjatë shqyrtimit të videove dolën fakte dhe prova të reja. Ne kërkojmë që të hapen kutitë edhe të 14 qendrave të tjera të votimit". Po dje KQZ shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 3, paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Demokratik­e". Në këtë fazë të shqyrtimit, KQZ vendosi administri­min e provave të paraqitura nga subjekti zgjedhor PD dhe të këqyrë dokumentac­ionin për 4 QV të zonës zgjedhore qarku Berat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania