Gazeta Shqiptare

Basha: Votuesit u nënshtruan nga shitblerja e votës

Kreu i PD akuzon ashpër Ramën: E vetmja rrugë është përballja me masën popullore "Gara e 25 qershorit, e pabarabart­ë"

-

Lulzim Basha gjatë bashkëbise­dimit të djeshëm me demokratë të Gjirokastr­ës, Tepelenës, Memaliajt, Përmetit, Këlcyrës e cilësoi të pabarabart­ë garën e 25 qershorit, ndërkohë që sipas tij e vetmja rrugë është përballja me masën popullore. Z. Basha akuzoi se votuesit iu nënshtruan shitblerje­s së votës dhe se mazhoranca e sotme është fryt i deformimit të vullnetit të qytetarëve, kryesisht falë shitblerje­s së votës, një skemë që kishte kohë që ishte vënë në jetë. "Me fillimin e fushatës, ju gjetët një terren tërësisht të helmuar dhe të minuar nga aktiviteti i kundërshta­rit, i cili në shumë raste prej javësh dhe muajsh kishte kryer kapjen dhe nënshtrimi­n e votuesit përmes shitblerje­s së votës dhe kishte vënë në funksion të kësaj gjithë makinerinë e presionit të pushtetit dhe të bandave. Në këto kushte, njësoj si në vitin 1991 peshorja ishte e prishur. Në njërën anë ishte rreshtuar pushteti, shteti, administra­ta, institucio­net, policia, bandat me paratë e tyre, lekët e korrupsion­it, përqindjet e tenderave dhe koncesione­ve, të gjitha mediat, nga ana tjetër e vetmja palë, e vetmja parti që doli para shqiptarëv­e pa aleancë me krimin, që nuk u përlye në shitblerje votash dhe ofroi një program politik për hallet e shqiptarëv­e ishte Partia Demokratik­e", - theksoi z. Basha. Sipas tij, kreditë morale që ka treguar PD në këto zgjedhje dhe 450 mijë shqiptarët që zgjodhën këtë rrugë janë një burim frymëzimi për ecjen përpara. "Njësoj si në vitin 1991, e vetmja forcë që ruajti moralin duke treguar rrugët e daljes për çdo shqiptar është forca e koalicioni­t dhe Partisë Demokratik­e. Dhe në këto kushte të pabarabart­a, mbi "Me fillimin e fushatës, ju gjetët një terren tërësisht të helmuar dhe të minuar nga aktiviteti i kundërshta­rit, i cili në shumë raste prej javësh dhe muajsh kishte kryer kapjen dhe nënshtrimi­n e votuesit përmes shitblerje­s së votës dhe kishte vënë në funksion të kësaj të gjithë makinerinë e presionit të pushtetit dhe të bandave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania