Gazeta Shqiptare

Selami, kritika Bashës: Tërhiq ministrat teknikë

Kandidati i mbyll derën koalicioni­t me PS

-

450 mijë shqiptarë që ndoqën rrugën tonë, duke refuzuar jo pa risk ankandin e votave, duke refuzuar presionin e krimit dhe të shtetit janë një frymëzim i madh për mua, jam i sigurt për ju dhe Partinë Demokratik­e", theksoi kreu i PD- së. Ai shtoi më tej se: "Tani të gjithë e panë se Edi Rama nuk mund të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme, se me krimin dhe drogën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Se e vetmja rrugë është përballja dhe fitorja mbi ta me masën popullore që mund dhe do të ndjekë vetëm ata që kanë moralin për ta udhëhequr këtë betejë. Dhe moralin sot nuk e ka asnjë forcë tjetër politike përveç Partisë Demokratik­e", u shpreh Basha. Për kreun e demokratëv­e, rruga e ringritjes nis nga bashkimi i çdo demokrati dhe vlerësimi në bazë të kontributi­t. Eduard

Selami vijoi dje turin e takimeve me demokratët në Tepelenë, Gjirokastë­r dhe Këlcyrë, ndërsa i kërkoi Lulzim Bashës të shprehet qartë kundër një koalicioni të mundshëm me Partinë Socialiste dhe të tërheqë menjëherë ministrat teknikë. "Nëse vazhdohet të luhet me dy porta dhe shikohet nga LSI e PS - thekson Selami - humbja do të thellohet edhe me shumë. Unë nuk e kuptoj pse duhet të rrinë ministrat tanë në qeveri?! Duhet distancuar që tani nga mar- rëveshja, sepse marrëveshj­a ishte një nga shkaqet e humbjes. Zoti Basha, ia kam thënë dhe do ia them prapë, tërhiqi ministrat nga qeveria! Prano që ne nuk bëjmë koalicion qeveritar me Partinë Socialiste. Demokratët nuk duan një koalicion me PS. Unë këtë linjë kam, ju mund të më votoni kundër, është e drejta juaj, por unë i kësaj linje jam. Nëse ne duam të vijmë në pushtet, duhet ta fillojmë opozitën që tani. Shqiptarët na kanë votuar në opozitë. Nëse do të vazhdojmë të luajmë me dy porta, shikojmë nga duart LSI e PS apo ndonjë tjetër, unë mendoj se humbja jonë do vazhdojë të thellohet edhe me shumë", tha Selami.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Gjirokastë­r
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Gjirokastë­r
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania