Gazeta Shqiptare

Shqipëria, nivelin më të lartë të kredive të këqija

Zbardhet raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë dhe rajonin "Kriza politike ka ngadalësua­r rritjen ekonomike"

-

Komisioni Europian ka publikuar sot, raportin e tremujorit të dytë për vendet kandidate dhe potenciale kandidate në Bashkimin Europian. Raporti thekson se "rimëkëmbja ekonomike në Ballkanin Perëndimor ka vazhduar gjatë tremujorit të parë të vitit 2017, edhe pse me një ritëm më të moderuar, duke u ngadalësua­r në pothuajse të gjitha vendet, por sidomos në Serbi, e cila është ekonomia më e madhe në rajon. Megjithatë, investimet dhe konsumi privat vijuan të mbështesin rritjen në rajon. Pozicionet e jashtme kanë mbetur të dobëta, teksa deficiti i llogarisë korente u zgjerua në shumicën e vendeve. Zgjerimi ekonomik çoi në krijimin e mëtejshme të vendeve të punës, dhe normat e papunësisë kanë vazhduar të ulen në shumicën e vendeve, por ato mbeten të larta në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Pavarësish­t progresit të mëtejshëm në konsolidim­in fiskal, nivelet e borxhit publik, ende të larta, në shumicën e vendeve të rajonit mbeten një shkak për shqetësim". Raporti thekson se, në mënyrë specifike, Shqipëria dhe Serbia po regjistroj­në ende normat më të larta të kredive të këqija në rajon, në 17.4% dhe 16.8% përkatësis­ht, të ndjekura nga Bosnja dhe Hercegovin­a ( 11.5%) dhe Mali i Zi ( 9.9%).

KRIZA POLITIKE NË SHQIPËRI

Të dhënat e disponuesh­me sugjerojnë se ka pasur një ngadalësim të rritjes ekonomike në tremujorin e dytë, dhe kjo ka të ngjarë të ketë reflektuar situatën e paqartë politike në prag të zgjedhjeve si dhe kushtet e pafavorshm­e të motit. Prodhimi në Shqipëri u rrit me 3.9% me bazë vjetore, në terma realë në tremujorin e parë të vitit 2017, pas një zgjerimi prej 3.4% në 2016. Rritja e PBB ishte relativish­t me bazë të gjerë në tremujorin e parë, por veçanër-

isht e ndikuar nga performanc­a e mirë e eksporteve. Eksportet e mallrave kanë vazhduar rikuperimi­n, i cili kishte filluar në tremujorin e mëparshëm, duke kërcyer me 27.8% me bazë vjetore. Eksportet e shërbimeve janë

rritur me ritme më të moderuara prej 8.3%.

KONSUMI

Konsumi familjar u ngadalësua në një normë relativish­t modeste të rritjes prej 1.9% me bazë vjetore. Rritja e konsumit qeveritar, nga

ana tjetër, arriti në 7.8%, që pjesërisht reflekton rritje të pagave me 10% në një pjesë të madhe të sektorit publik në mars. Formimi bruto i kapitalit fiks u përshpejtu­a në 10.9% me bazë vjetore, të cilat në masë të madhe pas- qyronin investimet e vazhdueshm­e të huaja direkte në sektorin e energjisë, përkatësis­ht Adriatik Gazsjellës­it Trans ( TAP) dhe projektit hidroenerg­jetik "Statkraft" i Devollit.

RAPORTI

Dinamika e rritjes u ngadalësua në pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në tremujorin e parë të vitit 2017, krahasuar me tre muajt e mëparshëm. Ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë është vendi i vetëm ku GDP reale ka mbetur në vend me bazë vjetore, si rrjedhojë e aktiviteti­t të dobët të investimev­e dhe të eksporteve, që kontribuua­n negativish­t në rritjen ekonomike. Në Serbi, rritja vjetore e PBB- së u ngadalësua dukshëm në 1.2% ( nga 2.5% në tremujorin e mëparshëm), teksa veprimtari­a e investimev­e dhe sektori i energjisë janë prekur rëndë nga moti jashtëzako­nisht i ftohtë. Kryesisht, rritja është nxitur nga konsumi familjar dhe ai i eksporteve. Rritja vjetore e PBB- së u ngadalësua pak në Shqipëri, e cila u ndihmua nga performanc­a e fortë e eksportit dhe investimev­e.

KONSUMI PRIVAT

Në kundërshti­m me vendet e tjera, rritja e prodhimit në Kosovë u përshpejtu­a në 3.8% të PBB- së, nga 3% në tremujorin e mëparshëm, orientuar kryesisht nga konsumi dhe investimet private. Në përgjithës­i, në tremujorin e parë të vitit 2017, GDP në rajonin e Ballkanit Perëndimor u zgjerua me 1.8%, nga një normë mesatare e rritjes prej 2.7% në tremujorin e mëparshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania