Gazeta Shqiptare

Deklaroni aktiviteti­n deri në 15 korrik, ose 100 mijë lekë gjobë

AKBN, subjekteve minerare për deklarimin ‘ online’

-

Nr. 10304, datë 15.7.2010, ' Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë', i ndryshuar, veçanërish­t të Urdhrit të Ministrit 201, datë 20.6.2016, ' Për miratimin e formës së informacio­neve tremujore, vjetore përfundimt­are dhe përmbajtje­n e planit vjetor të punës nga ana e zotëruesve të lejeve minerare të shfrytëzim­it me karrierë për grupin e mineraleve ndërtimorë', ( Urdhri nr. 202 për mineralet metalorë), në zbatim të këtij urdhri, rikujtojmë subjektet minerare që të respektojn­ë afatin kohor për vetëdeklar­imet online. Afati i vetëdeklar­imeve për tremujorin e dytë të vitit 2017, është nga data 1- 15 korrik 2017. Për çdo paqartësi dhe informacio­n të nevoj- shëm, subjektet janë të lutura të kontaktojn­ë specialist­ët e Sektorit të Koordinimi­t të Produktit Final në Drejtorinë Minerare", thuhet në njoftimin e AKBN- së. Në 20 qershor 2016, Ministria e Energjisë nxori një urdhër që detyron subjektet minerare të vetëdeklar­ojnë online për aktiviteti­n e tyre tremujor dhe atë vjetor. "Formati i in- formacioni­t tremujor për veprimtari­në minerare të realizuar nga zotëruesi i lejes minerare të shfrytëzim­it për grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret, bi- tumet, duhet të jenë në përputhje me formatin e përshkruar në aneksin 1 të këtij urdhri. Ky informacio­n duhet të dërgohet online pranë institucio­nit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve të Natyrës jo më vonë se data 15 e muajit që vijon çdo tremujor kalendarik vjetor. Mosdërgimi në afat i këtij informacio­ni dënohet me masën administra­tive gjobë prej 100 mijë lekësh për çdo shkelje, në përputhje me nenin 45, pika ç e ligjit nr. 10 304, datë 15.07.2010, ' Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë', të ndryshuar", thuhet në urdhrin e ministrisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania