Gazeta Shqiptare

Aksioni i OSHEE- së, 20 të shoqëruar në polici

-

Janë

shoqëruar në poli ci 20 abonentë, si rezultat i aksionit të TaskForcës që po kryhet në të gjithë vendin, me fokus luftën kundër vjedhjes së energjisë dhe forcimit të ligjit për pagesat e faturave. Mes rasteve të konstatuar­a në shkelje të ligjit, konkretish­t ndërhyrje në matës, janë edhe bizneset. Katër subjekte private janë proceduar ligjërisht, dhe rasti më i fundit i përket një subjekti privat në Fier, i cili me ndihmën e elektricis­tit të zonës vidhte energjinë. Policia e Fierit ka vënë në pranga punonjësin e OSHEE- së si dhe biznesmeni­n, pronar të subjektit privat. Si pasojë e aksionit të Task- Forcës, në Burrel janë shoqëruar 2 abonentë ( F. K. dhe S. K.) për lidhje të paligjshme të energjisë. Në Kukës, në zonën e Hasit, është shoqëruar në polici abonenti S. M., pasi u zbulua nga Task- Forca e Kukësit se vidhte energji. Në Elbasan, abonentja E. Z. kishte dëmtuar matësin dhe po procedohet nga policia. Sakaq, Drejtoria Rajonale Tiranë, gjatë kontrollev­e të ushtruara dje, ka konstatuar në total 15 raste nga të cilat 7 rilidhje të paligjshme për kategorinë familjare dhe 3 për kategorinë privat. Gjithashtu janë konstatuar 5 raste të vjedhjes së energjisë. "Kurse në Fier, siç u deklarua më herët sot në mëngjes, TaskForca zbuloi vjedhjen e energjisë të kryer nga një punonjës i kompanisë OSHEE. Bëhet fjalë për punonjësin V. H., elektricis­t në Fier, i cili është proceduar për shpërdorim detyre, pasi ka ndërhyrë në një matës 3- fazor që i përkiste një biznesi privat. Për këtë rast konstatimi vjedhjeje të energjisë është proceduar edhe abonenti Edis K., pronari i një subjekti privat", njofton OSHEE- ja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania