Gazeta Shqiptare

Dy të plagosur me armë në Kombinat, policia i arreston për moskallëzi­m krimi

Shpallen në kërkim 4 autorët. Konflikti mes të rinjve dyshohet për çështje borxhi Vihen në pranga Jurgen Shakri e Xhenis Vrapi

-

Dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në zonën e Kombinatit, ndërsa përfunduan në pranga për moskallëzi­m krimi. Burime zyrtare të policisë bënë me dije se të plagosurit janë shtetasit Jurgen Shakri, 25 vjeç dhe shoku i tij, Xhenis Vrapi, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën "Sabaudin Gabrani", ndërsa në kërkim policor janë shpallur edhe 4 autorët e dyshuar të plagosjes. Kanë qenë qytetarët ata të cilët lajmëruan në numrin e emergjenca­ve 112, ndërsa oficerët e policisë, me të mbërritur në vendin e ngjarjes nisën punën për zbardhjen e plotë të rrethanave. Burime pranë uniformave blu sqaruan se Shakri dhe Vrapi ishin duke lëvizur me një automjet tip "Audi" kur ndaj tyre u qëllua me pistoletë. Ata morën plagë të lehta në trup dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, nga hetimet e policisë ka rezultuar se autorët e krimit ishin duke lëvizur me një mjet tip "Volkswagen Golf". Zyrtarisht, policia tha se kanë bërë të mundur identifiki­min e tyre, por për shkak të hetimeve nuk mund t'i japin gjeneralit­etet e tyre të plota.

SHERRI

Sipas bluve, konflikti mes të rinjve kishte shkuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Ndërsa, sipas dëshmive paraprake që dy të pla- gosurit kanë dhënë për hetuesit e çështjes, kanë pohuar se sherri mes tyre ka nisur për shkak të motiveve të dobëta. Por, duke u nisur nga fakti se të dhënat që ata dhanë për policinë nuk korrespond­onin me hetimet e kryera dhe provat e mbledhura në vendngjarj­e, u bë edhe arrestimi i tyre, duke u akuzuar për veprën penale "Moskallëzi­m i krimit". Burimet shtuan më tej, se identifiki­mi i agresorëve është bërë në sajë të informacio­neve të marra në rrugë operative, ndërsa sh- kak i konfliktev­e të tyre dyshohet të jetë bërë ndonjë borxh i pashlyer. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 gëzhoja, 4 automjete të markave të ndryshme të përdorura nga autorët si dhe 2 aparate ce- Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 23: 29, në rrugën "Sabaudin Gabrani", ndërsa qytetarët kanë lajmëruar në numrin e emergjenca­ve 112. Konflikti mes të rinjve ka degraduar deri në përdorimin e armës, ku të plagosur kanë mbetur dy persona.

lularë. Pas krimit të ndodhur, forcat e policisë bënë krehjen e zonës si dhe ngritën pika të shumta kontrolli për të arrestuar personat në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Xhenis Vrapi
Xhenis Vrapi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania