Gazeta Shqiptare

Deportohen nga Franca 30 shqiptarë, u ishin refuzuar kërkesat për azil

Stefan Çipa: Shanset për azil në BE janë zero

-

Mesditën

e djeshme mbërritën në aeroportin e Rinasit 30 shtetas shqiptarë, të cilët kishin aplikuar për azil në Francë, por që kërkesa u ishte refuzuar. Gjatë një prononcimi për mediat nga aeroporti "Nënë Tereza", zv/ ministri i Brendshëm, Stefan Çipa tha se shanset e përfitimit të azilit në vendet e BE- së janë zero. "Mënyra e aplikimit për azil në vendet e Bashkimit Europian nuk miratohet për shqiptarët, sepse Shqipëria konsideroh­et një vend i sigurt. E thënë me fjalë më të thjeshta, do të thotë se shanset e përfitimit nga shtetas shqiptarë të azilit ekonomik apo politik në hapësirën e vendeve të BE- së janë zero. Vetë ky grup, por edhe grupe të tjera, duhet t'i japin fund një aventure shumë të kushtueshm­e për ta dhe për familjet e tyre. Vetë procedura pak e gjatë e shtetit francez ka të bëjë me procedurat e verifikimi­t të lejeve. Por Qeveria shqiptare i ka kërkuar Qeverisë franceze përshpejti­min e procedurav­e. Ndaj tashmë kthimi është i menjëhersh­ëm. Policia Shqiptare në pikat e kalimit kufitar do të mbikëqyrë me vëmendje të gjitha tentativat për kthimin e azilit. Në raste të dyshimta, policia ka autoriteti­n e saj për të kthyer mbrapsht çdo shtetas që do të marrë këtë rrugë, që ësh- "Ne kemi vënë në dispozicio­n struktura të caktuara, në bashkëpuni­m me FRONTEX- in, për të identifiku­ar dhe për të riatdhesua­r që të gjithë shtetasit që cenojnë normat."

të e destinuar për të dështuar", - tha Çipa. Ndërsa, kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako tha se "Ne vazhdojmë në mënyrë intensive, në bashkëpuni­m me të gjithë partnerët, por edhe me të gjitha shtetet e tjera të Bashkimit Europian të cilat kanë bërë më se të qartë se azilkërkim­i në vendet e Bashkimit Europian është i

pamundur, dhe ndaj në këtë kuadër të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët marrin iniciativë­n ose cenojnë dhe nuk respektojn­ë rregullat e Shengenit, janë të detyruar të kthehen dhe të riatdhesoh­en në Shqipëri, duke krijuar një kosto të jashtëzako­nshme jo vetëm për familjet dhe për vetë ata në aspektin financiar, por edhe një

APELI

Haki Çako u bëri apel qytetarëve që të orientohen dhe t'i drejtohen respektimi­t të të gjitha normave konform punësimit të ligjshëm, me të gjitha procedurat që orientohen nëpërmjet MPJ- së ose të gjitha Agjencive të tjera, pasi shumë vende të BE- së ofrojnë realisht mundësi punësimi, por nuk është kjo rruga dhe mënyra për t'u drejtuar.

kosto të madhe lidhur me të gjithë qytetarët dhe shtetasit shqiptarë të cilët mezi presin integrimin dhe futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian".

Po ashtu, Çako theksoi më tej, se do të vazhdojnë të hetojnë intensivis­ht të gjitha Agjencitë ose grupet e caktuara dhe të strukturua­ra, të cilat përfitojnë mbi bazën e këtyre iniciativa­ve, ose të interesave të caktuara të grupeve shoqërore, të cilët orientohen në mënyrë të paligjshme për të kërkuar azil në vendet e BE- së.

 ??  ?? Zv/ ministri i Brendshëm, Stefan Çipa dhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako
Zv/ ministri i Brendshëm, Stefan Çipa dhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania