Gazeta Shqiptare

"Krushku e ka mizën nën kësulë, hedh lumë akuzash ndaj sime bije"

Flet babai i nuses që helmoi vjehrrën: Do të hesht deri ditën e gjyqit Baftjar Tanushi: Vajzën ia çova dhëndrit, tani ta mbajë me ...

-

Afro dy javë pas ng jarjes së ndodhur në fshatin Milaq të Shijakut, ku 19- vjeçarja Elda Tanushi helmoi vjehrrën e saj duke i hedhur helm kundër insekteve në gotën e kosit, familjet Tanushi dhe Stafa vazhdojnë të akuzojnë dhe të thumbojnë njëratjetr­ën. Babai i adoleshent­es, Baftjar Tanushi ka treguar dje disa detaje të reja për historinë e së bijës dhe akuzat me krushqinë. Ai u shpreh dje për "Gazeta Shqiptare" se ata po e presin me qetësi ditën e gjyqit, kur do të përballen me familjen Stafa për akuzat që kanë hedhur në drejtim të Eldës, e cila është kthyer tashmë në Zall- Reç të Dibrës dhe ka braktisur shtëpinë e bashkëshor­tit. Ndërkohë, Baftjar Tanushi pohoi se nuk ka çfarë të komunikojë më me dhëndrin, Donaldin, pas baltës që kanë hedhur mbi vajzën e tij. "Nuk kam komunikuar me dhëndrin, pasi gocën e kam çuar për të dhe jo për krushkun. Tani ta mbajë me dorë, se nuk ka qenë i zoti për vajzën time", - u shpreh i ati i 19- vjeçares. Ndërsa, dhëndri Donald Stafa dhe familja e tij nga Shijaku e akuzuan këtë të fundit për një lidhje tjetër jashtëmart­esore, babai i Eldës tha se do flasë vetëm pasi të vendosë drejtësia, dhe kërkon që të mos e shqetësojë njeri në telefon. "Ata i kam lënë të shpikin, të bëjnë ç'të duan deri në ditën e gjyqit", - deklaroi i ati i adoleshent­es. Teksa tha se ka zgjedhur të heshtë pas lumit të akuzave që janë hedhur në drejtim të vajzës së tyre, Baftjar Tanushi nuk e ka kursyer një mesazh edhe për krushkun e tij, të cilit i thotë prerë "e ka mizën nën kësulë, prandaj flet pa doganë për vajzën time". Gjithashtu, Tanushi

sqaroi se po zbaton me përpikëri këshillat e prokurorëv­e të çështjes, që të mos prononcohe­n pa thënë drejtësia fjalën e fundit.

PËRPLASJA MES DY FAMILJEVE

Trembëdhje­të ditë më parë, policia e Durrësit arrestoi 19- vjeçaren Elda Tanushi, pasi u denoncua nga vjehrra e saj për tentativë vrasjeje. Pasi u mbajt disa ditë në paraburgim, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë vendosi masën e sigurisë "Arrest shtëpie" ndaj nuses së djalit të familjes Stafa. Pak orë pas lirimit, e reja u kthye në vendlindje­n e saj, në fshatin Zall- Reç të Dibrës. Të vetmit që e kanë mbështetur 19- vjeçaren kanë qenë prindërit e saj. Ata kanë vendosur ta marrin sërish të bijën në fshatin e largët, për të mos e kthyer më në familjen e bashkëshor­tit të saj. Babai i saj, Baftjar Tanushi është shprehur se priste që dhëndri të kthehej nga Greqia dhe të merrte me vete vajzën, dhe jo ta linte me vjehrrën e vjehrrin në fshatin Milaq të Shijakut. Ndërkaq, edhe dhëndri, pas kthimit nga Greqia ka deklaruar se martesa nuk ka kuptim më të vazhdojë pas gjithë asaj që ndodhi.

Vajza e tij Elda Tanushi u ndalua më 1 korrik nga policia, pas denoncimit të vjehrrës së saj për tentativë vrasjeje. Fill pas kësaj, babai i Eldës deklaroi se e bija kishte dashur t'ia jepte helmin vjehrrit, pasi e kishte përdhunuar në kohën që bashkëshor­ti i saj 20- vjeçar, Donaldi ndodhej në emigrim. Pas kthimit nga Greqia, Donaldi iu doli në mbrojtje prindërve, dhe deklaroi se kishte dashur të ndahej me të, pasi nuk e gjeti të virgjër.

 ??  ?? 20- vjeçari Donald Stafa
20- vjeçari Donald Stafa
 ??  ?? Nusja 19- vjeçare, Elda Tanushi
Nusja 19- vjeçare, Elda Tanushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania