Gazeta Shqiptare

Bashkia, Certifikat­ë Ndërkombët­are për Ekselencën në Investim e Inovacion

-

ELBASAN - Bashkia e Elbasanit është e para në vend, por edhe në rajon, e cila është vlerësuar me Certifikat­ë Ndërkombët­are për Ekselencën në Investim dhe Inovacion. Ky çmim është akorduar nga Asambleja Europiane e Biznesit, me motivacion­in: "Për implementi­m të nivelit të lartë në menaxhim dhe teknologji të Bashkisë Elbasan, dhe njohjen si institucio­n lider në Zhvillimin e Bashkëpuni­mit Ndërkombët­ar dhe Inovacioni­t". Maria Sandulyak, drejtoresh­ë e Programeve dhe koordinato­re e eventeve të Asamblesë Europiane të Biznesit, me anë të një letre ka përgëzuar kryetarin e Bashkisë, z. Qazim Sejdini për këtë çmim. "Në emër të organizato­rëve do të doja t'ju përgëzoja personalis­ht me çmimin dallueshëm të merituar të bashkisë suaj- flamurin ndërkombët­ar të investimev­e dhe tërheqjes inovative ' Flamuri i Europës' dhe Certifikat­ën Ndërkombët­are të Ekselencës në Investime dhe Inovacion ( ICEII). Prezantimi juaj në forum për aktivitete­t rajonale dhe iniciativa­t e ndërmarra për ekselencë në cilësi padyshim siguroi më shumë ndikim dhe kuptim për iniciativë­n EBA ( Asambleja Europiane e Biznesit). Ne do të vazhdojmë të promovojmë territorin tuaj në nivel kombëtar dhe ndërkombët­ar me anë të profilit të punës të EBA dhe me anë të komuniteti­t akademik. Materialet dhe informacio­ni juaj rreth arritjeve dhe prejardhje­s historike të Bashkisë Elbasan po punohet për t'u vendosur në faqen zyrtare dhe burimeve mediatike të EBA", thuhet në letrën e Drejtoresh­ës së Programeve dhe Eventeve në Asamblenë Europiane të Biznesit. Duke vlerësuar këtë çmim, kryebashki­aku Qazim Sejdini pohon se "Bashkia e Elbasanit ka konkurruar duke fituar pikët kryesore në kriteret e vlerësimit, siç janë: Pozita gjeografik­e, potenciale­t dhe burimet natyrore, potenciali ekonomik, infrastruk­tura sociale, transporti dhe energjia. Në këtë kuadër vlen të theksoj faktin se ne jemi një ndër bashkitë e para të cilët jemi të gatshëm që të hyjmë në Europë". fa. po.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania