Gazeta Shqiptare

Prokuroria: Të riarrestoh­et bosi i drogës, Alket Hatija

Reagon gjykata: Dy arsyet pse vendosëm masën e sigurisë "Detyrim për paraqitje para policisë gjyqësore" Gafat e Ministrisë së Drejtësisë dhe gjykatës, që çuan në lirimin e 45- vjeçarit

- Klodiana Haxhiaj

Lirimi i Alket Hatijajt, i cili është cilësuar si "baroni i drogës" ka shkaktuar përplasje të fortë mes institucio­neve në Shqipëri. Një ditë pas vendimit të marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit ndaj 45- vjeçarit, prokuroria e këtij rrethi ka kërkuar sërish arrestimin e tij. Në shkresën e firmosur nga prokurori Agron Gjana thuhet se lirimi i Hatijas nuk është i drejtë dhe se është shkelur ligji i ekstradime­ve. Ndërkaq, ka reaguar menjëherë gjykata e qytetit bregdetar, e cila e quan kërkesën e prokuroris­ë për arrestimin e tij të pabazuar. Sipas gjykatës, kërkesa nuk shoqërohej me shkresën e ministrit të Drejtësisë, Gazmend Bardhi për caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për shtetasin Alket Hatija, për efekt të ekstradimi­t. Kërkesë, e cila është kusht për caktimin e masave shtrëngues­e për efekt të ekstradimi­t. Gjithashtu, në njoftimin e saj për mediat, Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit sqaroi se arsyeja e dytë që çoi në lirimin e 45- vjeçarit është fakti se ai për të njëjtat akuza në Itali e ka kryer një dënim në Shqipëri. Nga ana tjetër, ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Bardhi, i cili i ka dërguar një shkresë kryeinspek­tores së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me të cilën kërkon verifikim të rastit.

KËRKESA E PROKURORIS­Ë

Pa kaluar as 24 orë nga momenti kur Alket Hatija u la i lirë, prokuroria e Durrësit e ankimoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të këtij rrethi, pasi e cilëson atë të padrejtë dhe të kundraligj­shëm. Prokurori ka kërkuar në seancë miratimin e arrestit të përkohshëm me afat 40- ditor, me qëllim ekstradimi­n e të kërkuarit drejt Italisë, pasi rezulton të jetë dënuar në vitin 2015 me 20 vite burgim për trafik narkotikës­h, mbi bazë të të cilit ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar. Burime nga organi i akuzës argumentua­n se arresti i përkohshëm u kërkua për shkak se nuk disponojnë vendimin e formës së prerë të firmosur nga drejtësia italiane dhe nuk janë të bindur nëse bëhet fjalë për të njëjtat episode që Alket Hatija është dënuar nga gjykatat shqiptare, dënim të cilin e ka shlyer.

Për këtë arsye - sqaruan burimet - do t'i kërkohej Italisë që brenda afatit ligjor të përcillte dosjen e të kërkuarit dhe nëse rezultonte se bëhej fjalë për të njëjtat çështje, atëherë do të urdhërohej lirimi i Hatijajt. Avokati mbrojtës ka kërkuar me këmbëngulj­e që prokuroria t'i vinte në dispozicio­n vendimin e fajësisë së Hatijajt, e në mungesë të kësaj prove, gjykatësi Petraq Curri ka urdhëruar lirimin e të arrestuari­t.

REAGIMI I GJYKATËS

Nisur nga artikujt e botuara në median e shkruar si dhe njoftimet në median vizive, lidhur me gjykimin e çështjes penale që i përket shtetasit Alket Hatija, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës sqaron sa vijon: "Në datën 09.07.2017, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës është regjistrua­r kërkesa e prokuroris­ë pranë kësaj gjykate me objekt: ' Mira- timin e arrestimit të shtetasit Alket Hatija të datës 08.07.2017 si dhe caktimin e masës së sigurimit personal, atë të ' arrestit në burg' për ekstradimi­n e tij në Itali". Kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtarit Petraq Çuri, gjyqtar i gatshëm në këtë datë, i cili ka zhvilluar seancën gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës në datën 11.07.2017, ora 09: 30.

Në përfundim të gjykimit, gjykata ka vendosur të mos miratojë arrestimin e shtetasit Alket Hatija dhe caktimin e masës së sigurimit të "Detyrimit për paraqitje para policisë gjyqësore", të hënën e parë e të tretë të çdo muaji për këtë shtetas. Në mënyrë të përmbledhu­r në vendimin e saj, gjykata ka arsyetuar se kërkesa e prokuroris­ë për caktimin e masës së sigurimit "arrest në burg" për efekt të ekstradimi­t bazohej në kërkimin e Interpol Romës, të qershorit të vitit 2017, me të cilën shtetasi Alket Hatija kërkohej për ekzekutimi­n e një vendimi gjyqësor të dhënë nga Gjykata e Milanos, sipas të cilit ishte dënuar me 20 vjet burgim për vepra të ndryshme penale. Gjykata e ka gjetur të pabazuar këtë kërkesë të akuzës, pasi kërke- sa nuk shoqërohej me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë për caktimin e masës së sigurimit "arrest në burg" për shtetasin Alket Hatija për efekt të ekstradimi­t, kërkesë kjo e cila është kusht për caktimin e masave shtrëngues­e për efekt të ekstradimi­t sipas parashikim­eve të neneve 493 e 494 të Kodi të Procedurës Penale.

Po kështu, në vendimin e saj, gjykata është shprehur se shtetasi Alket Hatija ka paraqitur në gjykim vendimin nr. 10 datë 26.03.201, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me të ci-

lin është dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike", të cilin shtetasi Alket Hatija e ka kryer në burgjet shqiptare. Sipas pretendimi­t të këtij shtetasi, me këtë vendim ai është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për të njëjtat vepra penale, për të cilat është dënuar nga Gjykata e Milanos dhe nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtat vepra penale, duke iu referuar edhe vendimit nr. 93 datë 16.11.2011 të Gjykatës Kushtetues­e të RSH, e cila e ka shqyrtuar rastin e tij lidhur me këtë pretendim. Vendimi i një gjykate shqiptare për të njëjtat fakte përbën një nga rastet e refuzimit të ekstradimi­t sipas 491 të Kodit të Procedurës Penale. Për këto arsye, gjykata ka caktuar masën e sigurimit "Detyrimi për paraqitje para policisë gjyqësore" të hënën e parë e të tretë të çdo muaji për shtetasin Altin Hatija, duke theksuar edhe se ky shtetas jeton e punon në qytetin e Durrësit dhe ekzekutimi i kësaj mase është tërësisht i mundur.

 ??  ?? Alket Hatijaj
Alket Hatijaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania