Gazeta Shqiptare

Artan Hoxha: Ja pse u lirua "baroni i drogës", gjykatësi u bazua te pretendimi i avokatit mbrojtës

-

TIRANË - I ftuar në rubrikën "Opinion" në "News 24", gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimin për llogari të drejtësisë italiane dhe lirimin më pas nga Gjykata e Durrësit të ashtuquajt­urit "baroni i drogës", Alket Hatija. Ai është dënuar nga gjykata e Milanos me 20 vite burg për trafik narkotikës­h. Gazetari Artan Hoxha tha se gjykatësi i Gjykatës së Durrësit, Petraq Suri argumentoi vendimin për lirimin e Alket Hatijas dhe masën "detyrim paraqitje", duke u bazuar tek dokumentac­ioni i avokatit mbrojtës, sipas të cilit, Alket Hatija ka vuajtur dënimin me burg në Shqipëri për të njëjtën vepër. "Kur ka zgjedhje krijohet amulli në institucio­ne. Sot kemi ca institucio­ne që replikojnë me njëra- tjetrën. Ai është i njohur për trafikun e narkotikev­e në shtetin italian dhe emri i tij është shfaqur shpeshherë. Bëhet fjalë për grupin e Shijakut, ku një pjesë e tyre janë arrestuar. Pas një kohe dënimet e tyre janë min-

imizuar dhe janë liruar. Arrestimi thuhet se është bërë pas kërkesës së Interpolit. Ai është dënuar në Itali me 20 vite burg për trafik droge. Materialet i janë vendosur prokuror- isë dhe në datën 11 korrik është marrë vendimi i gjykatës për lirimin. Gjykata e Durrësit pasi rrëzoi kërkesën e prokuroris­ë, vendosi masën detyrim paraqitje për Hatijan. Gjyqtari Petraq Suri arsyeton se avokati mbrojtës i klientit ka paraqitur dokumentac­ion sipas të cilit për të njëjtën vepër, Alket Hatija ka vuajtur dënimin në Shqipëri dhe ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Për llogari të këtij grupi janë arrestuar në Itali 90 persona. Janë trafikuar gjysmë toni drogë. Organizata shtrihej në disa shtete. Tek grupi i Shijakut janë dënuar 5 anëtarë në Shqipëri", - tha Hoxha.

 ??  ?? Gjykata e Durrësit
Gjykata e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania