Gazeta Shqiptare

Çako mbyll derën e gjykatës për 7 efektivët që do dëshmojnë për dosjen "Lazarati 2"

Dëshmitë për ngjarjen ku u vra Ibrahim Basha, më herët u tërhoqën 2 bashkëpunë­torët e drejtësisë Kreu i policisë kërkoi ruajtjen e identiteti­t të tyre

-

Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu dje, se ancën gjyqësore për 11 të pandehurit nga Lazarati, të cilët akuzohen për vrasjen e efektivit të RENEA- s Ibrahim Basha dhe plagosjen e dy të tjerëve, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 24 qershorit të vitit 2015. Shkak u bë mosparaqit­ja e 7 efektivëve të RENEA- s, të cilët ditën që ndodhi ngjarja ishin në patrullë në zonën e Lazaratit së bashku me efektivin Basha. Në dëshminë e tyre kërkohen të dhëna për mënyrën se si u qëllua mbi policinë, disa orë pasi Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kishin raportuar për të shtëna në Lazarat. Mosparaqit­ja e tyre u bë për shkak të operacione­ve policore në të cilat ata ndodheshin. Ky fakt u pohua nga një shkresë që Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako i kishte drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku konfirmont­e mosparaqit­jen e 7 efektivëve, pasi ata ndodheshin në misione të ndryshme. Po ashtu, Çako i kërkonte trupit gjykues që seanca ku do dëgjohen dëshmitë e 7 efektivëve të RENEA- s të zhvillohet me dyer të mbyllura, në mënyrë që të ruhet identiteti i tyre, si dhe të ruhet sekreti hetimor dhe të mos nxirren të dhëna lidhur me operacioni­n antikanabi­s të zhvilluar dy vite më parë në Lazarat. Pasi u lexua shkresa që kreu i policisë i kishte dërguar gjykatës, ndërhyri prokurori i çështjes, Edvin Kondili, i cili i tha gjykatës që gjyqi i radhës të zhvillohet me dyer të mbyllura për 7 dëshmitarë­t, 4 prej tyre ende pjesë e RENEA- s, ndërsa tre të tjerët janë lëvizur në detyra të tjera. Kjo kërkesë u pranua nga gjyqtarët e Krimeve të Rënda, të cilët e shtynë seancën e radhës në ngarkim të 11 të pandehurve të konsiderua­r si "Grupi i zjarrit" për në 19 korrik. Togat e zeza u shprehën se do të njoftojnë jo vetëm 7 efektivët të cilët do të dëshmojnë në cilësinë e dëshmitarë­ve, por edhe Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Në seancën e mëparshme, dy dëshmitarë­t e mbrojtur në këtë dosje, Elvis Kaça dhe Klodian Selimi u tërhoqën nga bashkëpuni­mi me drejtësinë dhe pohuan para Dy vite më parë kanë qenë një grup të rinjsh, nën drejtimin e vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko, që sipas prokuroris­ë kanë planifikua­r dhe goditur forcat e policisë, të cilat gjendeshin në patrullim në zonën e Lazaratit, në datat 23 dhe 24 qershor të 2015- ës.

gjykatës se deklarimet që kishin dhënë më parë për skenarin e vrasjes së efektivit të policisë, por edhe për nxjerrjen e emrave të shokëve të tyre, i kanë bërë pasi ndodheshin në presionin e policisë, dhe se ishin dhunuar prej tyre. Gjykimi ndaj 11 të pandehurve ka nisur nga fillimi, edhe pse prokuroria për këtë dosje kërkoi tre burgime të përjetshme dhe 117 vjet heqje lirie në total. Kështu, dosja u kthye vetëm kur ishte shumë pak hapa larg dhënies së vendimit përfundimt­ar ndaj të pandehurve. Por, pavarësish­t kësaj, 10 nga të pandehurit e dosjes insistuan sërish për gjykimin e shkurtuar, ndërsa i vetmi person që vazhdon të kërkojë që gjykimi ndaj tij të vijojë i zakonshëm është i pandehuri Elvis Boçia. Ky i fundit, gjatë gjithë kohës pretendon se nuk ka lidhje me vrasjen e efektivit dhe se nuk është i përfshirë në asnjë moment në të. Ai pretendon se në momentin që ka ndodhur ngjarja nuk ndodhej atje, por në banesën e tij duke dëgjuar muzikë.

 ??  ??
 ??  ?? Të pandehurit në gjykatë
Të pandehurit në gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania