Gazeta Shqiptare

Ekspozitë fotografik­e e antropolog­ut austriak, "Kthim në kohë - Shqipëria e viteve ‘ 90- të"

Një arkivol mbi përrua, Shqipëria e trishtë e 1990- ës

- Fatmira Nikolli

Një arkivol që kalon përroin! Është bosh apo me trup të vdekuri brenda? Duhet të jetë bosh, pasi hapi i burrit që mban arkivolin, ndihet i lehtë dhe kaq preciz i ngulur mbi shkëmb, sikur të ishte një flutur e ndalur për të thithur furnizim mbi gojën e një luleje. Arkivoli duhet të jetë bosh, por fotoja është kaq e ngarkuar me peshë, sa ndihesh sikur ke gëlltitur një re të madhe gri.

"Vitet ' 90- të janë vite të cilat, përveç dokumentim­it të ngjarjeve të rëndësishm­e politike si protestat studentore, zgjedhjet e para demokratik­e, greva e urisë, rënia e monumentit të diktatorit, eksodi masiv në tokë e det, apo thyerja e gardheve të ambasadave të huaja për të kërkuar azil, s'di të kemi parë gjë tjetër".

E nis kështu shpjegimin e rrethanave kur u realizuan fotot që shfaqen te ekspozita "Kthim në kohë - Shqipëria e viteve 90- të", artistja e kuratorja Edit Pula.

Ekspozita çelet sonte në mbrëmje, ora 20: 00, te stacioni i autobusëve të veriut në Tiranë, me imazhe të fiksuara nga akademiku dhe fotografi austriak Robert Pichler. Vetë ai kujton se për herë të parë e vizitoi Shqipërinë si student në 1989. "Atë kohë, ishte tashmë e qartë se projekti komunist kishte dështuar- ekonomia po kalbej dhe shoqëria ishte nën vëzhgim të vazhdueshë­m. Njerëzit që takuam ishin të frikësuar, por kuriozë të takoheshin me ne. Udhëtimi i parë e ka lënë një shenjë tek unë, vetëbesimi im u sfidua, por isha i tunduar të kthehesha në këtë vend sa më shpejt të ishte e mundur".

Në datën 14 korrik ekspozita çelet në muzeun historik të qytetit të Bajram Currit, ndërsa Editi shënon se "më është dukur magjepsës fakti që, teksa ne shqiptarët, vetëm i jetonim këto kohë pa ndonjë thellim të vetëdijshë­m në to, ose të pamundësua­r me mjete si aparate fotografik­e për të vëzhguar ekzistencë­n tonë, një i ri, student austriak, vjen në Shqipëri dhe bën pikërisht këtë. Ai fotografon vazhdimësi­në e jetës shqiptare, përtej përfshirje­s së vetë shqiptarëv­e në ngjarjet politike - Çfarë hanim? Ku flinim? Ku shkonim? Si shkonim atje? Ku shkatërron­im e ku ndërtonim? Si vdisnim e si martonim?"

Antropolog­u Pichler kujton ndërkaq se "në pranverë të vitit 1992, mora një bursë gjashtëmuj­ore për të kryer hulumtime mbi ndryshimet shoqërore në Shqipërinë e Veriut. Megjithatë, kushtet gjatë kësaj kohe kishin ndryshuar dramatikis­ht. Shqipëria po përballej me një transformi­m të zhurmshëm, gjë që vështirëso­i përqendrim­in tim mbi hulumtimin; edhe unë u përthitha nga trazirat politike. Ishte një rifillim total, por pa ditur se ku të çonte ai rrugëtim. Për shumë të tjerë, ishte një luftë për mbijetesë, për të mbuluar nevojat më bazike, por njëkohësis­ht ekzistonte një shtytje dhe dëshirë e jashtëzako­nshme për atë që ishte refuzuar kaq gjatë, liria për të menduar, lëvizur, për t'u shprehur dhe për të konsumuar arritjet e modernizim­it teknologji­k".

Pula vëren se, duke marrë parasysh rikthimin në kohë, që evokojnë këto foto, gjithashtu ftesën për t'u pozicionua­r përkohshëm midis të tanishmes dhe të atëhershme­s, lindi ideja e krijimit të një ekspozite lëvizëse dhe hapjes së saj në një stacion interurban autobusësh. Furgonët e linjës Tiranë- Bajram Curri via Kosovë, do të rrëshqasin në rrugët ur-

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania