Gazeta Shqiptare

DOM SIMON JUBANI, 6 VITE PAS IKJES SË MESHTARIT QË LUFTOI REGJIMIN

-

Gjashtë

vite më parë u nda nga jeta Dom Simon Jubani, meshtari që ka kremtuar për herë të parë meshën publikisht pas rënies së komunizmit, më 4 nëntor fillimisht, e më pas më 11 nëntor të vitit 1990 kremtoi meshën e parë publike te Varrezat e Rrmajit në Shkodër. Ai u shua pas një hemorragji­e cerebrale, duke i mbyllur sytë në orët e para të mëngjesit në Spitalin Rajonal të Shkodrës, nën kujdesin e mjekëve, gjithnjë duke besuar se vetëm te Zoti ka me pasë drejtësi dhe shpërblim.

Ai u shugurua meshtar më 4 maj të vitit 1958 nga Imzot Ernest Çoba, dhe dërgohet të shërbejë në Abacinë e Mirditës. Arrestohet në vitin 1963 dhe vuan plot 26 vite të burgut. Gjithnjë militant aktiv dhe i papërkulur përballë torturave të komunistëv­e, gjithmonë nën vëzhgimin e spiunëve, lirohet më 13 prill të 1989- ës së bashku me klerikë të tjerë, mbasi i vëllai Lazër Jubani vdiq prej regjimit. Universite­ti i San Franciskos në Kaliforni në vitin 1991 i akordoi diplomën "Doctor Honoris Causa" në shkenca humane, me motivacion: "Protagonis­t i një epoke të re në Shqipëri". Pas rënies së komunizmit, shërben për disa vite përsëri në malet e Mirditës, dhe dekadën e fundit me përkushtim të madh dhe besnikëri shërbeu në përvujtëri­në e rrëfyestor­es së Katedrales së Shkodrës.

"Në përvjetori­n e 6- të të vdekjes së të pavdekshmi­t profet, vetvetiu shtyhemi për ta kujtuar si një Moisi, çlirimtar nga diktatura skllavërue­se, fryt i një etjeje për liri, që doli aty ku mbiu, tek Arka e Besëlidhje­s, parzmi që ruan me të Ndriturit, Varrezat e Rrmajit", shkroi dje Dom Artur Jaku, famullitar i Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër. Duke e quajtur atë, "priftin rebel të 4 nëntorit të meshës së parë, është manifesti që forca e shpirtit e mposht shpirtin e forcës, se drita e mposht errësirën".

Dom Artur Jaku, duke kujtuar ç'ka shkruar Dom Simon Jubani, shënon se do të duhej "një kalë me bojë të zezë, në tokësoren e Dom Simonit, një faqe e re në historinë tonë, shkruar me germat e vuajtjes së tij e të sivëllezër­ve të tij. Në kalimin në amshim të Dom Simonit, përulemi para të gjithë atyre që u bënë urë kalimi drejt lirisë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania