Gazeta Shqiptare

TEATRI I OPERËS, PROJEKT ME "LA SCALA- n"

-

Drejtoresh­a

e Përgjithsh­me e Akademisë së Teatrit të "La Sca la"- s, Luisa Vinci dhe ekipi i saj vizitojnë sot Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Qëllimi i kësaj vizite është vlerësimi i nevojave të Teatrit të Operës dhe Baletit për përgatitje­n e infrastruk­turës së burimeve njerëzore për të administru­ar një teatër bashkëkoho­r dhe të teknologji­së përkatëse, njëherësh edhe vlerësimi i mundësive të financimit të një projekti bashkëpuni­mi midis Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Akademisë së La Scala- s.

Partnerët strategjik­ë dhe financues të këtij projekti janë: Ambasada Italiane, Instituti Italian i Kulturës, Cooperazzi­one Italiana, Delegacion­i i Bashkimit Europian në Tiranë, Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës.

Përgatitja e një stafi të kualifikua­r, i aftë për të drejtuar në mënyrë profesiona­le infrastruk­turën dhe materialet, pajisjet e teknologji­së së lartë dhe për të aplikuar standardet më të larta të produksion­eve, kanë nevojë për një eksperienc­ë të avancuar, të cilën sipas një njoftimi të TKOB do e ofrojë Akademia e La Scala- s, nëpërmjet aktivitete­ve të ndryshme të këtij projekti. "Baza e stafit të ardhshëm do të jenë ekipet teknike të stafit aktual të Teatrit, por edhe studentët shqiptarë, që sot studiojnë në disiplina të ndryshme të produksion­it operistik pranë Akademisë së La Scala- s dhe që nesër mund të jenë pjesë e stafit tonë", thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga TKOB.

I njëjti njoftim, shton se platforma për menaxhimin e ri të Teatrit të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, si dhe rikonstruk­sioni i godinës, janë dy shtyllat ku mbështetet Teatri i së Nesërmes i Operës e Baletit. "Në këtë kuadër, pas anëtarësim­it të Teatrit të Operës në organizatë­n ' Opera Europa', si dhe pas vendosjes së kontakteve e modalitete­ve të bashkëpuni­mit me teatro të tjerë të rajonit e më gjerë, vjen bashkëpuni­mi më i ri, që është Akademia e Teatrit të La Scala- s", thotë TKOB, duke bërë me dije se "qëllimi ynë është për t'i ofruar publikut, Teatrin e Operës 2020, në nivelin e ambicieve të inovacioni­t të Europës 2020".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania