Gazeta Shqiptare

"VIJ NGA DURRËSI, MODELOJ DRITËN", SHQIPTARI NË ITALI

-

kryesor i kësaj ekspozite. "Një tjetër është Veriu i Shqipërisë, marrëdhëni­et sociale bashkë me jetën e njerëzve të margjinali­zuar të shoqërisë. Me anë të fotografiv­e të Robertit duam të zgjojmë kujtesën e përbashkët jo si nostalgji, por si pikë referimi për një kohë të munguar - për kohën kur ishim pa mendje!" - shton Edit Pula, e cila momentalis­ht punon edhe si këshilltar­e kulturore e Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Puna e saj kuratorial­e është kryesisht e fokusuar te trashëgimi­a shqiptare dhe mënyrat se si ajo mund të prezantohe­t në formë bashkëkoho­re. Vitin e kaluar ajo u ftua nga MUCEM- ( Muzeu i Civilizime­ve Mesdhetare dhe Europiane) për të përdorur koleksioni­n me 800 objekte shqiptare të gjendura në MUCEM, si bazë për punën e saj Touche ( Pas) - pjesë e ekspozitës "Albanie, 1207 km east".

Robert Pichler, historian, antropolog dhe fotograf, mban mend se vendi u përmbyt me mallra nga jashtë, trysnia e lëvizjeve u shfaq dhunshëm dhe makina, kamionë, çiklistë, karroca, kalimtarë zhvendoses­hin nëpër rrugët që u kthyen në karvanë dhe pazaret u ngritën nga të gjitha anët. "Për mua ishte një rikthim në rrethana që njihja vetëm nëpërmjet historive të treguara nga gjyshërit e mi: furnizimet e shtrënguar­a në ushqim, ujë dhe elektricit­et, por në të njëjtën kohë kishte një orvatje të jashtëzako­nshme për të mëkëmbur diçka të re. Shpesh kisha dëgjuar njerëz që thoshin se Shqipëria mund të kthehet në Zvicrën e Ballkanit, kushtet kishin qenë gjithmonë të pranishme, edhe pse fati nuk ia kishte bërë të lehtë vendit, por tani është koha e tij", - kujton austriaku. E ndërsa v a z h d o i rrugëtimin e nisur përpara, u zhyt në kërkime për lidhje historike, donte të eksploront­e të kaluarën, arsyet për këtë udhëtim të veçantë, por gjithashtu humnerën shoqërore, fatet e atyre që u lanë vetëm dhe të dëbuarit. "Vëmendja, interesi dhe respekti që përftova e shtuan kuriozitet­in tim në historinë e vendit dhe më bënë të kthehesha rregullish­t që nga ajo kohë".

Për Robert Pichler fushat kryesore të kërkimit janë, familja dhe marrëdhëni­et farefisnor­e, migrimi dhe transnacio­nalizmi, si edhe historia politike e shekujve 19 dhe 20 në Europën Juglindore. Ai është momentalis­ht studiues në departamen­tin e studimeve ballkanike në Akademinë e Shkencave në Vjenë si dhe pedagog në Qendrën e Studimeve të Europës Juglindore në Graz.

"Corriere della Sera" shkruan një artikull për artistin shqiptar Helidon Xhixha, i cili ka hapur ekspozitën personale në Firence "In ordine sparso", e cila do të qëndrojë e hapur deri më 29 tetor 2017. Ekspozitë e re e skulpturav­e monumental­e nga artisti Helidon Xhixha, fitues i shumë çmimeve ndërkombët­are të artit bashkëkoho­r, është hapur në Kopshtin Boboli në Firence më 27 qershor 2017. Ekspozita "In ordine sparso" është kuruar nga drejtori i Galerisë Uffzi, Eike Schmidt dhe Diego Giolitti. Skulpturat janë ekspozuar midis Kopshtit Boboli dhe qytetit të Firences, ku Xhixha eksploron idenë e tij mes ' rendit dhe kaosit'. Ekspozita e fuqishme e verës prezanton artistin Helidon Xhixha me idetë e kaosit dhe rendit nëpërmjet një serie të jashtëzako­nshme të trembëdhje­të skulpturav­e dhe instalimev­e monumental­e. Punimet e tij i bëjnë homazh këtij koncepti, se si ai është portretizu­ar në filozofi dhe në art ( gjeometria e shenjtë) dhe si është interpretu­ar në natyrë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania