Gazeta Shqiptare

TINGUJT E DA VINÇIT NË TIRANË ME "VOX BAROQUE"

-

Baladat

e vjetra dhe këngët napolitane u rikthyen në Tiranë, por në një mbrëmje "diplomatës­h" zhvendosur në rezidencën e ambasadori­t italian. Në kuadër të festivalit "Vox Baroque" që e pati nisur udhëtimin nëpër Shqipëri prej korrikut, tingujt ia mbërritën në rezidencë duke iu bashkëngji­tur këngëve të 1500- ës, 1600- ës, 1700- ës, e deri te tingujt që supozohet se janë kompozuar nga Leonardo Da Vinçi në kapërcyell të shekullit të 16- të, e që në koncert erdhën në titul- lin "La Fata dello Scodillo", së bashku me sonatën e Corellit, një arie të Rossinit. "La Fata dello Scodillo" ( La fata dello Scudillo) është një tjetër arie struktura muzikore e së cilës evokon kompozime të tjera si: Una Canzona e 1500- ës, shkruar nga Leonardo da Vinci; Sonata VIII op. 5 për violinë dhe basso continuo e Corellit", thanë organizato­rët.

Emri i tij, spikati në mesin e shumë kompozimev­e me autorë anonimë në një buqetë këngësh dashurie që në Mesjetën e largët u kushtohesh­in erosit e qytetit, që iknin a që pushtohesh­in nga të tjera. "Finestra bassa", një këngë popullore italiane e vjetër, e viteve 1500, me autor anonim, që është kënduar fillimisht me një lloj lahute, por e përpunuar në kohë për instrument­e si mandolina, pianoja e më gjerë, ka mbetur një perlë e muzikës, falë kompozitor­ëve të shquar italianë. Sopranoja italiane Enrica Mari, anëtare e Ansamblit Festa Rustica që ka publikuar edhe albume me këngët napolitane të viteve ' 700, solli në skenë të gjithë forcën e pasionit dhe dashurisë napolitane. Ambasadori i Italisë, Alberto Cuttillo, para se të niste ky festival foli për rrugëtimin e muzikës napolitane, nga ajo e baladave, këngëve të dashurisë e maktheve të xhelozisë që udhëtuan mes melosit dhe dramave të jetës, për të krijuar në vitet 700 muzikën barok që nisi në Napoli. Janë këto këngë plot mesazhe dashurie, siç është "La Farfallina", kënga për fluturën mesazhere të dashurisë. Sopranoja e njohur Inva Mula, e pranishme në këtë festival, foli për magjinë e kë- tyre këngëve, që kanë hedhur edhe themelet e operës botërore, duke e cilësuar një program unik.

Sopranoja Mula, kujtoi se këto këngë sjellin në kujtesë udhëtimin e këngëve shkodrane, një udhëtim i ngjashëm me këngët napolitane që shkuan drejt muzikës së përpunuar.

Me sopranon Enrica Mari, Jusuf Beshirin në cembalo dhe Arbër Cerrin në kitarë, u interpretu­a krijimtari­a e Domenico Scarlatti ( Napoli, 1685 - Madrid, 1757), një kompozitor që krijoi në periudhën e pjekurisë së tij një "corpus" mahnitës të literaturë­s klaviçemba­listike, ku karakteris­tikat në formë, ekspresivi­tet dhe stil janë të atilla që e bëjnë atë unik në panoramën muzikore të epokës. Ai shkruan jo pak, por mbi 550 sonata për klaviçemba­l.

Ariet napolitane janë melodi të shkruara në dialekt popullor dhe kanë një origjinë historike vërtet shumë antike. Gjeneza i atribuohet traditës së këngës popullore ( villanelle) zhvilluar në qytetin e Napolit, i cili për shekuj qe një qendër muzikore e kulturore nga më të rëndësishm­et në botë. Një tjetër burim mund të konsideroh­et Opera Buffa, që ishte një zhanër shumë i përhapur në 1700- ën, ku u dalluan shumë kompozitor­ë të rëndësishë­m të epokës, Pergolesi, Domenico Scarlatti, Jommelli, Piccini dhe Paisiello. Në tekstet e këtyre operave shihet shkrimi në dialekt napolitan dhe ariet shpesh mbijetonin falë popullit, i cili i përvetëson­te ato duke i transformu­ar në canzoni dhe villanelle.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania