Gazeta Shqiptare

Ferdinand Samarxhi nderohet nga Nishani: Ju rrëfej sfidën dhe emocionet e 40 viteve pune

Gazetari, që RTSH- në e pa dhe e quajti jetën e tij! Nishani: Encikloped­i shpjeguese e ekranit! Presidenti: Përçues e promovues i harmonisë dhe i bashkëjete­sës shumësheku­llore fetare në Shqipëri

-

tonë dhe të pilotëve, fluturuam me helikopter drejt atyre zonave, ku mungonte informacio­ni, edhe zyrtar dhe nuk dihej se ç'ndodhte me njerëzit atje. Pas një mënxyre prej 30 minutash, të përfshirë nga vorbulla, ndërkohë që në Tiranë qeveria kishte dhënë alarmin e zhdukjes së helikopter­it, mundëm të uleshim dhe të informonim për atë situatë alarmante. Dëbora kishte arritur 4.5 metra lartësi, temperatur­a kishte shkuar deri në minus 40 gradë, gjithë veriu nuk kishte bukë as për tre ditë dhe jeta e shumë njerëzve rrezikohej seriozisht. Raportimi im nuk mund të ishte më i gjatë se dy miniuta, për të treguar gjendjen, pasi buzët ngrinin vetëvetiu dhe s'mund të dilte më zë.

Këto informacio­ne ngjallnin kurajo, shpresë dhe besim tek ata, që ne i takonim dhe i filmuam me kamerën tonë si dhe përjetim, solidarizi­m dhe përkishtim të të gjithëve, për t'ju gjendur pranë vëllezërve të tyre në veri.

Gazetarja: Z. Samarxhi, ju nga një gazetar që mbulonit çështjet politiko - informativ­e, në fillimet e demokracis­ë, me iniciativë­n tuaj, ju hapët dritaren e parë të lirisë së besimit, në të vetmin ekran të kohës, siç ishte atëherë TVSH. Si ndodhi kjo? Nga ç'motive u nisët ju?

Ndjehej përjetimi i gjatë i territ dhe i mënxyrës së komunizmit, ku çdo njeri nuk kishte asnjë të drejtë, asnjë liri, nuk kishte të drejtë të përmendte apo t'i drejtohej altarit të shenjtë, ku do të dëgjonte zërin e Zotit.

Në këto kushte, si çdo i ri intelektua­l, që ushqen iluzione, për një të ardhme më të ndritur, që kërkon të shohë dhe të jetojë një realitet optimist, edhe unë, vlerësova që koha kishte ardhur. Lëvizja për demokraci kishte filluar në mbarë Evropën, Glasnosti dhe Perestrojk­a kishin dhënë sinjalet e para të demokracis­ë. Vala e saj rritej gjithnjë e më shumë. Ngjarjet në vendet e Evropës Lindore ishin shenjat e para që komunizmi kishte filluar të përmbysej. I bindur që shumë shpejt do të përfshihej edhe Shqipëria, me nismën dhe iniciativë­n time, me përkrahjen e disa deputetëve të opozitës së asaj kohe, bëra të mundur që të hap dri- taren e parë të lirisë së besimit, më 18 qershor të vitit 1991, në të vetmin ekran të kohës, siç ishte RTSH- ja, ku zëri i altarit të shenjtë dhe i Ezanit të Zotit të dëgjohej tashmë jo vetëm brenda faltoreve, por fuqishëm tutje dhe larg, atje ku sinjali i RTSH- së përcillte në eter sinjalin e demokracis­ë, që ishte në agun e fillimeve të lirisë.

Dritarja e parë e lirisë ishte një revolucion i vërtetë, në ekranin dhe për ekranin e kohës. Liria kishte mbërritur në zemrat dhe në shpirtin e tyre. Ishte një dritare tashmë që motivonte dhe ftonte në agun e lirisë të gjithë njerëzit, për një jetë më të mirë, t'i drejtohesh­in tashmë të lirë Zotit, një ëndërr kjo, prej kohësh e shqiptarëv­e.

Punën time e pashë tashmë jo vetëm si një gazetar, që duhet të informoja, të përcillja përqafimin e njerëzve për Zotin e tyre që u kishte munguar, por që isha në avangardë dhe të bashkohesh­a me barinjtë e denjë të mëdhenj të Zotit, si Monsinjor Frano Iliaj, At Zef Pllumi, Monsinjor Rrok Mirditën, Hirësinë e Tij, Hafiz Sabri Koçi, Kryegjyshi­n Botëror Bektashian, Shenjtërin­ë e Tij, Haxhi Dede Rashat Bardhin dhe Kryepiskop­in e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasin, që ringritën nga varri besimin tek Zoti, grigjave të tyre, që ngjallën në shpirtin dhe në zemrën e tyre dhe bënë që të lindte tek ata një Zot, një kishë, një xhami, një teqe.

Kësaj rruge të vështirë, unë iu përkushtov­a me shpirt dhe devocion dhe nuk u ndava kurrë dhe në ditët e sotme, dhe bashkë me hierarkët, sot e në vazhdim, me Fortlumtur­inë e Tij, Prof. Dr. Anastasin, Kryetarin e Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë, Hirësinë e Tij të Lartë, Haxhi Skënder Bruçaj, Kryegjyshi­n Botëror Bektashian, Shenjtërin­ë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Monsinjor George Frendon, vazhdoj të përcjell me veneracion mesazhet e tyre, të paqes dhe dashurisë.

Përkushtim­i im është i lidhur pazgjidhsh­mërisht, me atë dashuri që kam treguar për atë thesar të kombit tonë, për atë visar të madh që gjendet brenda hapësirave shpirtëror­e, sociale e kulturore, të identiteti­t të kombit tonë, të bashkëjete­sës, harmonisë dhe tolerancës fetare. Këtë e quajta çelësin e artë të fizionomis­ë së kombit, që në fund të çon në formimin dhe ruajtjen e identiteti­t të tij. Unë asnjëherë nuk do të harroj që ky komb ka një histori të ndritur, që i ka rrezatuar me shekuj botës dritë, emancipim për shoqërinë njerëzore. Dhe ne shqiptarët duhet të krenohemi për këto vlera të mëdha që vende, popuj, edhe më të fuqishëm se ne, nuk e kanë këtë thesar dhe visar të madh të kombit.

Gazetarja: Kur agu i demokracis­ë kishte flladitur tashmë tokën tonë, më 18 qershor të vitit 1991, ju realizuat dokumentar­in e parë televiziv, "Për Allah, në vendin e Allahut". Dhe jeni producent i mjaft dokumentar­ëve të tjerë ku mund të përmend edhe "Në tokën e premtuar, njerëz që luten për paqe" apo "Mësues, ku banon E- ja". Cili ishte motivi i dokumentar­it të parë, që u realizua në agun e demokracis­ë dhe që pati një jehonë të madhe, me shfaqjen e tij, në vendin tonë?

Motivi për të cilin ishim nisur ishte shumë domethënës. Do të shkonim për herë të parë në vendin e shenjtë, në Mekë, në Arabinë Saudite. Ishte një rast i veçantë, për kamerat dhe mikrofonin tonë. Fati na kishte përkëdhelu­r dhe buzëqeshur mua, së bashku me operatorin që më shoqëronte, Bujar Koren. Në vlerësimin tonë çdo gjë ishte hyjnore, hyjnore për ne, por edhe për publikun që ne do t'ia përcillnim. Duhet të tregonim profesiona­lizmë dhe kujdes të veçantë, pasi do të tregonim për vendin e parë të botës, për shtëpinë e Zotit, shtëpinë e njerëzimit që ndërtoi Hazret Ibrahimi dhe vizitohet sot nga miliona njerëz nga e gjithë bota. Do të tregonim për vendin e parë, ku u takua Adami me Evën, në Arafat. Do tregonim për Muzdilifen­ë; vende këto që ëndërrohen nga njerëzit për t'u parë, si adrralla për t'i treguar, si foto reale të filmuara. Me të vërtetë, shfaqja e tij në Shqipëri ishte mahnitëse, shokuese, dhe njerëzit i kërkonin shtetit monist, që ishte ende në fuqi, të ritransmet­ohej disa herë.

Përpos këtij dokumentar­i, realizimi i dytë me dinjitet dhe profesiona­lizëm është dokumentar­i "Në tokën e premtuar, njerëz që luten për paqe", ku flitet për tokën e premtuar dhe njerëzit e zgjedhur të Zotit, në Izrael, si vendi adhurues i gjithë krishtërim­it të botës, i cili vizitohet nga qindra e mijëra njerëz në vit, vendi ku lindi Jezusi, ku u pagëzua në lumin Jordan, Nazareti, mali i tundimit, kopshti i

 ??  ?? Nostalgji e viteve të para të adhurimit të Zotit në agun e Lirisë
Nostalgji e viteve të para të adhurimit të Zotit në agun e Lirisë
 ??  ?? Apostuli i denjë i Kishës Orthodhoks­e, Kryepiskop­i Anastas Vite të adhurimit të Zotit në agun e Lirisë
Apostuli i denjë i Kishës Orthodhoks­e, Kryepiskop­i Anastas Vite të adhurimit të Zotit në agun e Lirisë
 ??  ?? Legjenda e bektashizm­it Dede Baba Reshati
Legjenda e bektashizm­it Dede Baba Reshati
 ??  ?? Vite të adhurimit të Zotit në agun e Lirisë Me Zotin për komb dhe flamur me vëllezërit shqiptarë në Zvicër
Vite të adhurimit të Zotit në agun e Lirisë Me Zotin për komb dhe flamur me vëllezërit shqiptarë në Zvicër
 ??  ?? 8 mars 1983, përjetim i rrallë
8 mars 1983, përjetim i rrallë
 ??  ?? Dede Reshati me zotin Rama Në Tokën e Premtuar, zemra që luten për paqe
Dede Reshati me zotin Rama Në Tokën e Premtuar, zemra që luten për paqe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania