Gazeta Shqiptare

Tregtia e lirë është hapi i radhës për Ballkanin

"The Wall Street Journal"

- Nga Edi Rama*

do të vazhdojmë të modernizoj­më dhe demokratiz­ojmë qeverisjen tonë, gjithashtu do të hedhim bazat për një zhvillim më të madh ekonomik.

Kjo është arsyeja përse këtë javë, në Itali, do të mbështes fuqimisht krijimin e zonës rajonale ekonomike, si një gur themeli që do të lehtësojë procesin e anëtarësim­it tonë në Bashkimin Europian.

Ekzistojnë disa dyshime mbi këtë plan. Disa prej kolegëve të mi të Ballkanit Perëndimor i frikësohen idesë se kjo zonë ekonomike rajonale mund të jetë një rrugë pa krye, një stacion në të cilin Brukseli do të na braktisë. Disa vende anëtare dhe disa liderë europianë, në fakt, kanë shprehur hezitim për zgjerimin e mëtejshëm të BE- së.

Megjithatë, mjafton të shohim Marrëveshj­en për Tregtinë e Lirë të Europës Qendrore, marrëveshj­e në të cilat të gjashta vendet tona janë firmëtare, për të kuptuar se zona ekonomike mund të ndihmojë, e jo të pengojë progresin tonë. CEFTA u krijua fillimisht nga Republika Çeke, Polonia dhe Sllovakia. Ata e përdorën këtë marrëveshj­e për të dëshmuar aftësinë e tyre për të punuar bashkë, pavarësish­t diferencav­e politike apo kulturore, e për të treguar se ishin plotësisht të kualifikua­r për të qenë anëtarë me të drejta të plota të BE- së.

Përfitimet e një zone ekonomike rajonale janë të menjëhersh­me. Tregu i Ballkanit Perëndimor prej 20 milionë banorësh është më tërheqës për tregtinë dhe për investitor­ët sesa tregu shqiptar me më pak se katër milionë banorë.

Kjo është e rëndësishm­e për qeverinë time. Ne duam që të çlirojmë potenciali­n e plotë të kapacitete­ve tona kombëtare dhe të inkurajojm­ë krijimin e më shumë vende të punës dhe prodhimit. Ndaj, do të bëjmë më të mirën për të bindur fqinjët tanë për të mbështetur këtë plan. Ne kemi disa ide që do t'i shprehim për t'i siguruar ata për qëllimet e mira të BE- së dhe jam i sigurt se Johannes Hahn, Komisioner­i europian për Zgjerimin, do të bëjë të njëjtën gjë.

Së fundmi, e gjitha kjo është e rëndësishm­e për stabilitet­in. Nuk mund të kemi stabilitet pa një ekonomi që rritet. Ka ardhur koha për të hedhur pas krahëve një herë e mirë mungesën e qëndrueshm­ërisë që ka karakteriz­uar për shumë kohë Ballkanin. * Botuar në prestigjio­zen "The Wall Street Journal"

Vetëm rritja ekonomike mund të stabilizoj­ë rajonin në periudhën afatgjatë dhe lidhjet më të ngushta me BE- në do të ndihmojnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania