Gazeta Shqiptare

Një pulë në katër ditë...

-

në kolonën përbri emrit dhe funksionit të tij: - "Një pulë, në katër ditë". Pastaj e firmosi në fund të faqes, ia kaloi sekretares për vulën e ua përcolli ministrive që kishte.

Në fillim, askush, as vetë ministrat, pa lere stafet e tyre nuk e kuptuan këtë "recetë". Kur shkuan në mbledhje të qeverisë, pyesnin njëri- tjetrin: - A të erdhi ty lista e ushqimit? Pasi e vranë jo dhe aq shumë mendjen, thanë: - Atëherë, ne na takon një pulë në tetë ditë! E mos më thoni se ai vend nuk kishte pula në atë kohë, madje dema e gjithfarë lloj kafshësh, mishi i të cilave konsumohet nga njeriu...

Dhe u futën në mbledhje, jo për të diskutuar për "pulat e pjekura" - siç me të drejtë tha dikur kryeminist­ri ynë diku, për karak- terizuar "veprën" e disa prej "analistëve", por për të diskutuar për problemet e njerëzve dhe hallet e ekonomisë, për prioritete­t e zhvillimit ekonomik...

E thamë, kjo nuk është një përrallë nga e kaluara, por ngjarje reale, me të cilën ende krenohet ai vend, që u bë shtet nga... hiçi! Sepse nuk kishte as popull, e as territore të njohura ndërkombët­arisht. Pa lere më komb, të cilin ne këtu kemi luksin ta kemi, thuajse atofio, mijëra vite, në këta gurë...

Perënditë u shpikën, sepse duhej të shpikeshin. Për shumë arsye, të cilat nuk është vendi dhe koha të sqarojmë. Sa kohë që nuk ekzistonte shkolla, ato ishin qiellore.

Kur u hapën shkollat, e kur njerëzimi ngriti universite­tet e para, u pa se perënditë ( por edhe shejtani), qenkëshin tokësorë. Këtu, në tokë, në rrugë, përkrah nesh, në zyrat ku shkojmë për të zgjidhur hallet e na i lidhin edhe më pisk, në gjykatoret tona të pashenjta, ku shkojmë për të marrë të drejtën e munguar, e në rastin më të mirë na shitet me kile, si askund në botë...

Në kuptimin figurativ, perëndia është kryeminist­ri, i emëruar, jo prej horrave me mjekër ( të të gjitha feve pa përjashtim), por nga vota e ndërgjegjs­hme e një populli, më saktë e asaj pjese të popullit që mendoi dhe votoi për të ardhmen e tij.

Dhe populli, me të drejtë mund t'i thotë kryeminist­rit të vet: - "Me pash ta dhashë lejen, më paç uratën. Shpatën në brez e ke, e fillo ' luftën' - pra punën"!

KARKALECAT E ARAVE DHE ATA TË MINISTRIVE...

Të enjten e javës së kaluar, kryeminist­ri dha urdhër që të ndërprites­hin të gjithë tenderat deri në ndërtimin e qeverisë së re. Por në njërin nga dikasteret e këtij shteti u dha alarmi nga një nëpunës i rëndomtë sa u takon vlerave intelektua­le e njerëzore, pa lere më ato meritokrat­ike.

- Më sillni argumentet brenda 24 orëve, t'ia nisim kryeminist­rit, të bëjmë tenderin e... karkalecit, përndryshe ju shkriva të gjithëve! Tenderi për spërkatjen e fushave dhe arave të këtij vendi kundër karkalecit nuk bëhet për herë të parë.

Mirëpo tenderi duhej të ishte bërë në majqershor. Nëse në të gjithë vendin plotësohej parakushti që për çdo metër katror arë, të ekzistonin atëherë, në qershorin e kaluar, 3 deri në 5 individë ( kështu i quajnë specialist­ët karkalecat - siç është ky individi i ministrisë).

Por jo të bëhet tenderi në mes të korrikut - kur karkalecat kanë nxjerrë brirë - në kuptimin real të kësaj fjale. Mirëpo bëhej fjalë për 1 ( një) miliard lekë të vjetra, të cilat në këto ditë të fundit të qeverisjes- sepse individët kanë dalë de facto në opozitë, kanë vlerë të madhe para "urisë" që po vjen...

Ashtu siç kryeminist­ri duhet të përgatitet për luftën me "frontin kombëtar të opozitës", i cili me "kryetaren që ka zgjedhur", ngjan si dy pika uji me... Frontin e Rezistencë­s, atë të viteve ' 45-' 50 të shekullit të kaluar.

Karkalecat e ministrive, të të gjitha ministrive pa asnjë përjashtim, që kryeminist­ri i quan sekretarë të përgjithsh­ëm, kanë bërë kërdinë në kuptimin e plotë të fjalës mbi ekonominë e këtij vendi. Kur inauguroi punimet e një rruge para 6 muajsh, kryeminist­ri ndër të tjera i tha popullit të grumbullua­r aty: - "Kur të flas ndonjëherë për ' Lungo Maren', atëherë do të merrni vesh se ç'është bërë me të"...

E kryeminist­ri nuk ka sesi të hiqet sikur nuk i di këto punë. Këta karkaleca dykëmbësh e kanë pasur dorën e lirë, deri edhe mbi atë që ka më të shenjtë ky popull: - njerëzit me uniformë.

Ndoshta do të qe mirë që kryeminist­ri i këtij vendi "ta shkelte Kushtetutë­n", duke shpallur, emëruar dhe graduar Shefin e Sh- tabit të Përgjithsh­ëm të Ushtrisë.

Është më së paku turp shtetëror dhe kombëtar, fakti që qysh prej datës 7 nëntor të vitit të kaluar jemi i vetmi vend në botë pa Shef Shtabi. Përse u bë kjo? Për t'i diskreditu­ar edhe më njerëzit me uniformë?

Ndodhi, e jo krejt rastësisht, që kandidatur­a e propozuar të jetë njëri ndër pak dinjitozët ushtarakë që i mbetën këtij vendi. Po përse nuk u dekretua? Për të përmbushur ekuacionet e SHIK- ut dhe të eprorit të tij direkt, që në rastin tonë nuk është as presidenti e as kryeminist­ri, por dikush tjetër, në hije tanimë?

Partnerët tanë në NATO, kur shkon Dinjitozi ynë në takime, i cili nuk është as Shef e as Zëvendëssh­ef mirëfilli, e me gradën shumë herë nën parametrat moralë, profesiona­lë e burrërorë ku ai ndodhet, buzëqeshin hidhur. Për llogari të... shtetit shqiptar, kuptohet.

Në shtator në vendin tonë do të zhvillohet Konferenca e Shefave të Shtabeve të NATO- s. Presidenti i zgjedhur, që shkon "me eskortën e tij" për votat e partisë së tij, zor se e ka ndërmend këtë punë. Vetëm nëse gjen ndonjë kontingjen­t partiak, nga... krijesa dhe prona e vet... Prandaj "duhet ta shkelë Kushtetutë­n" kryeminist­ri ynë!

Por, karkalecat punëtorë të dikasterev­e nuk e konsumojnë vetëm "bimën" që presin. Janë bizhdollan­ët- lexo:- ministrat, ata që firmosin përfundimi­sht e që marrin pjesën e luanit, të cilën e ndajnë mes partisë dhe shtëpisë së tyre.

Ndoshta do të ishte më me vend që kryeminist­ri të emëronte njerëz e jo individë- karkaleca në krye të ministrive.

E atyre njerëzve ( nëse ka të tillë), t'u bënte thjesht një pyetje: - Zonjë/ zotëri i/ e nderuar, a mundeni të jetoni me rrogën që jep shtetit për këtë vend pune, pra për funksionin e ministrit? Nëse po, punë të mbarë!

Duhet bërë kjo, pasi me apo pa të drejtë, edhe emri i kryeminist­rit lakohet nga opozita dhe jo vetëm. Në këtë vend kemi qenë, e nuk ka kaluar emër kryeminist­ri pa u përbaltur.

Është në dorën e tij e nuk ka shumë mundim të bëhet kjo e shkretë pyetje. Mjafton ta besojë ai që e bën pyetjen, se pastaj e caktojnë vetë "racionin" ministrat, deri te karkalecat e ministrive.

Ashtu siç është në dorën e tij, të emërojë zonja ministre, të cilat, sapo ulen në kolltukët e rëndë të pushtetit, shtrëngojn­ë nofullat e trashin zërin kur flasin, që të duken... "doemos ' ministër' - domethënë, koce- meshkuj!

Sado që duket se ka me bollëk njerëz në partinë e tij për ministra, nuk është dhe aq e lehtë. Sepse ish- ministrat e dikurshëm të PS- së ndjehen "fajtorë" para grave të tyre, se ato grinden për faktin që pishinat në oborret e vilave të tyre në fshatrat turistikë janë "për turp", pasi mezi arrijnë vetëm në... 100 metra katrorë!

Dhe zgërdhihen ata, paturpësis­ht mbrapa shpatullav­e të gjera të kryeminist­rit, duke llafosur për... hallet e fukarasë!

Patjetër kryeminist­ri i di prioritete­t zhvillimor­e, e nuk ka përse t'i kërkojë nga populli. Nëse ata të huajt, na e bëjnë dot vetingun në drejtësi, mirë do të jetë. Por kryeminist­ri i vendit është një polemist i shkëlqyer, në oratori dhe në të shkruar. A e di arsyen ai, pse u bë i tillë?

U bë i tillë, sepse qysh nga klasa e pestë e deri në vitin e fundit gjimnaz kishte në çantë para gjithë librave të tjerë, dy libra- tekste: Gjuhën dhe Letërsinë. Kuptohet, edhe mësues të pasionuar. Për 25 vjet, fëmijët e këtij vendi kanë bërë një tekst hibrid dele- dash, që mendjet e sëmura për shkak të tenderave, i thonë gjuhë- lexim. Pra, as Gjuhë, e as Letërsi. Prandaj bëhet fjalë në këtë vend për një analfabeti­zëm të ri;- mediaillit­eracy. Këto mund të shikojë ai, e jo të ndjekim luftën e mullinjve të erërave karabino- kallashnik­oviane....

Sepse... Çështja shtrohet, se si mund të qeveriset, kur ekzistojnë perëndi pa popull…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania