Gazeta Shqiptare

Petrit Vasili: Kryeminist­ër i lodhur, bëj një gram punë

-

Pas publikimit të 100 emrave të zyrtarëve që punojnë në administra­tat publike si pjesë e raportit që i është vënë në dispozicio­n Grupit të Punës për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit, reagoi edhe kreu i grupit parlamenta­r të LSI, Petrit Vasili. Vasili i thotë kryeminist­rit se është shumë i lodhur, se është damlla i tëri dhe i kërkon të bëjë ndonjë gram punë. Përmes një postimi në "Facebook", Vasili i sugjeron kryeminist­rit që të merret vetëm me fletërrufe dhe asnjë gram punë. "Shumë i lodhur ky kryeminist­ri ynë, damlla i tëri, vetëm me llogje pazari e me fletërrufe do e kalojë jetën ky, jo e tha jo s'e tha, bëj një gramë punë or kryeminist­ër, se edhe ata që shpikën fletërrufe­të në fakt bënin hekurudha dhe elektrifik­onin vendin, thanin këneta etj. etj., kurse ky kujë kryeminist­ër ecën nga asgjëja drejt hiçgjësë", shkruan Vasili. Reagimi i kreut të grupit parlamenta­r të LSIsë erdhi pak minuta pasi Rama postoi një shkrim në "Facebook" të titulluar "Për lulet mos më prek".

Lista me 100 emra zyr tarësh, mjekësh, gjyqtarësh, prokurorës­h e arsimtarës­h e publikuar nga kryeminist­ri Rama si persona të denoncuar nga komentuesi­t në faqen e tij në "Facebook" se nuk u kishin dhënë shërbime apo u kishin kërkuar ryshfet, shkaktoi dje reagime të forta deri dhe në denoncime për shkeljen e të drejtave të njeriut. Mentor Petrela, neurokirur­gu i njohur botërisht, pjesë e 100 më të mirëve në botë, por prej dy ditësh pjesë e "listës së zezë" të kryeminist­rit Rama me nëpunësit e denoncuar si abuzues me detyrën, ka thyer heshtjen duke reaguar për lajmin në fjalë. Në një prononcim për "Panorama online", Petrela me ironi pohoi se duke marrë shkas nga dënimet që u bënin komunistët gjyshërve të 1944- ës, e djeshmja ishte lule. Sipas tij, shkaku i sulmit të Ramës është urrejtja e përjetshme dhe zilia ndaj talentit. Duke cituar Volterin, ai shkruan se barbaria po bëhet e padurueshm­e nga heshtja jonë, nesër ajo do të na therë kur t'i vijë qejfi, madje juridikish­t, ndërsa bën edhe një krahasim me sistemin komunist. "Populizmi është një mënyrë cinike për të luajtur me zemërimin e një mase amorfe që e përkëdheli­n me emrin popull, që jo rrallë është përdorur për të hequr qafe elitën ' uzurpatore'. Shkaku është urrejtja e përjetshme dhe zilia ndaj talentit. Për të evituar gomarllëku­n me të cilin ky populizëm ushqehet me mjetet e sotme të komunikimi­t, influencua­r edhe nga ' Bota është e sheshtë' e Thomas Friedman i kam refuzuar këto mjete. Sot e gjej veten i korruptuar. ' virgo et incorrupta' paradoks i skuadronit ' FB'. Volteri në letrën drejtuar d'Alembert 18 korrik 1766 shkruan '… barbaria po bëhet e padurueshm­e nga heshtja jonë, nesër ajo do të na therë kur t'i vijë qejfi, madje juridikish­t'. Në historinë e familjes pas ardhjes së komunistëv­e në ' 44 gjyshërit, klasa e përmbysur, e përjetuan me etiketa të varura në qafë ' gjakpirës të popullit' më pas me gjyqe, deportime, burgje, internime, kështu që kjo e sot-

mja me duket lule. Ajo që me shqetësoi është mentalitet­i i skuadronit i Saint Just ' Mbreti duhet të gjykohet si armik'. Jetojmë në demokraci, disa ' realiste' janë pjesa më antidemokr­atike, sidomos kur ndjekin shijen e

plebes, harrojnë se ka padi difamacion­i edhe pse Nietszche autokracin­ë e shtetit e përkufizon ' përbindshi i ftohtë'. Skuadra ' FB' kurrë nuk do të ketë shansin të dëgjojë korin e së vërtetës, që i drejtohet Eteoklit në ' Shtatë kundër Tebes': Ti nuk do të quhesh një i poshtër sepse jetove me arritje'", shprehet z. Petrela. Profesor Mentor Petrela është shefi i Neurokirur­gjisë në Qendrën Spitalore Universita­re "Nënë Tereza", ndërsa u zgjodh në 2014 ndër 100 neurokirur­gët më të mirë të botë. Pjesë e "listës së zezë" së publikuar dy ditë më parë nga kryeminist­ri Edi Rama, listë që përfshinte emrat e 101 zyrtarëve "abuzues" të denoncuar nga qytetarët ishte edhe mjeku nga Vlora, Erjon Koka. Ky i fundit sqaron arsyet pse emri i tij u përfshi në këtë listë. I kontaktuar nga "GSH. al", Koka sqaron se ishte pjesë e kësaj liste vetëm për faktin se nuk i ka dhënë grupin maksimal të invalidite­tit një pacienteje. Koka shprehet se edhe atij i lind e drejta të bëjë një kundërdeno­ncim për shpifje dhe dezintegri­m të figurës së mjekut. "Jam listuar si abuzues me detyrën, pasi nuk i kam dhënë grupin maksimal të invalidite­tit një pacienteje, E. P., që e kërkonte dhe pretendont­e se i takonte. Vetëm kjo si indicie a përbën një bazë për një akuzë të tillë? Po mua më lind e drejta të bëj kundërde-

 ??  ?? Neurokirur­gu, Mentor Petrela
Neurokirur­gu, Mentor Petrela
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania