Gazeta Shqiptare

McAllister: Mali i Zi dhe Serbia, në pararojë të integrimit në BE

Kryetari i Komisionit të Politikës të Jashtme në PE komenton punët në Ballkan "Shqipëria mund të nisë mot negociatat"

-

Ish- negociator­i i krizës shqiptare gjatë kohës së "çadrës së lirisë", David McAllister është rikthyer të flasë për punët në Ballkan dhe aspiratat euroatlant­ike të këtyre vendeve.

Ekonomia në shtetet e Ballkanit Perëndimor po zhvillohet mjaft pozitivish­t, megjithëse kuota e papunësisë me 20 për qind vazhdon të jetë shumë e lartë. Si mund të ndihmojë Bashkimi Evropian me perspektiv­ën e tij të anëtarësim­it?

BE do që t'i mbështesë të gjashta shtetet e Ballkanit Perëndimor. Të gjashta kanë një perspektiv­ë të qartë evropiane dhe ne duam ta nxisim integrimin. Shtetet po i afrohen BE- së me shpejtësi të ndryshme. Mali i Zi është sigurisht pararendës­i për momentin. Serbia po bën përparime. Por ne duam që të gjashta shtetet t'i përmbahen kësaj rruge, sepse ka një gjë që ne e dimë shumë saktë këtu në Bruksel: stabilitet në Ballkan do të thotë stabilitet për të gjithë Evropën. Ne duam të eksportojm­ë stabilitet në rajon. Po të mos e arrijmë këtë, atëherë mungesa e atjeshme e stabilitet­it mund të vijë te ne.

A bëhet fjalë këtu, e thënë troç, vetëm për para, për të ashtuquajt­urat ndihma të paraanëtar­ësimit? Ose cili është thelbi?

Natyrisht që ndihma financiare ka rëndësi jetësore. Ne i shpenzojmë paratë, në mënyrë që këto vende të jenë në gjendje të anëtarësoh­en në BE. Bëhet fjalë për vende të reja pune dhe rritje ekonomike. Bëhet fjalë për infrastruk­turë dhe arsim. Ne duhet të ofrojmë një cilësi të mirë jetese në qytet dhe në hapësirën rurale. Natyrisht bëhet fjalë për para, por nuk është vetëm kjo. Ne duam të bëjmë edhe të qartë që një anëtarësim në BE të ketë efekt pozitiv te sipërmarrj­et Po të eci gjithçka pa probleme, Shqipëria mund të nisë ndoshta vitin e ardhshëm bisedimet zyrtare të anëtarësim­it. Tri shtetet e tjera, Maqedonia, Kosova dhe Bosnjë- Hercegovin­a janë pak më mbrapa, por kanë një perspektiv­ë të mirë.

dhe shoqëria. Por anëtarësim­i në BE është edhe punë e rëndë.

Ekziston shumë zhgënjim te njerëzit në shtetet e Ballkanit Perëndimor, sepse afrimi me BE- në dhe procedurat e anëtarësim­it po zgjasin që prej 17 vjetësh. Kur do të marrë fund pritja?

Në vitin 2013, kur Kroacia u bë anëtare e BE- së, ne pamë se vende që kanë bërë pjesë në ish- Jugosllavi, kanë mundësi që të anëtarësoh­en në BE.

Mendimi im është se një vend, që mbështet vlerat tona dhe që kalon një proces shumë të ndërlikuar anëtarësim­i, do të hyjë në BE sapo të jetë me të vërtetë gati. Pra në radhë të parë varet nga shtetet kandidate, si do të avancojnë punët. Ne po shohim përparime. Mali i Zi negocion për 20 nga 39 kapitujt e anëtarësim­it. Serbia ka 10 kapituj të hapur. Po të eci gjithçka pa probleme, Shqipëria mund të nisë ndoshta vitin e ardhshëm bisedimet zyrtare të anëtarë- simit. Tri shtetet e tjera, Maqedonia, Kosova dhe BosnjëHerc­egovina janë pak më mbrapa, por kanë një perspektiv­ë të mirë.

A është i gatshëm për anëtarësim Bashkimi Evropian?

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean- Claude Juncker e bëri të qartë se në këtë legjislatu­rë ( deri në qershor 2019) ne nuk do të pranojmë asnjë vend. Por kjo ishte edhe e qartë, sepse BE- ja është ende duke përpunuar zgjerimet e viteve 2004, 2007 dhe 2013. Në parim Bashkimi Evropian është i aftë dhe i gatshëm për pranim. Por më parë duhet të marrë përgjigje pyetja, nëse shtetet kandidate janë vërtet të gatshme dhe që t'i kenë zbatuar me të vërtetë reformat. Kemi nevojë për përparime në gjërat themelore, në sundimin e së drejtës, në lirinë e mediave, në demokracin­ë e fortë, në të drejtat për opozitën, në tolerancën fetare. Këto janë vlerat kyçe. Me gjithë disa hapa pas, unë jam optimist që shtetet e Ballkanit Perëndimor do të zhvillohen në këtë drejtim.

 ??  ?? Tryeza e bisedimeve të liderëve të BE- së në Samitin e Triestes
Tryeza e bisedimeve të liderëve të BE- së në Samitin e Triestes
 ??  ?? Ish- negociator­i i krizës shqiptare David McAllister
Ish- negociator­i i krizës shqiptare David McAllister
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania