Gazeta Shqiptare

Basha: PD s’bën pakt me krimin për të marrë pushtetin

Kandidatët për kreun e Partisë Demokratik­e, fushatë me anëtarësin­ë në qarkun e Vlorës Selami: Hapja ndaj një koalicioni vlerash, rikthim në pushtet

- Valentina Madani

Lulzim Basha nga jugu i Shqipërisë iu drejtua demokratëv­e në mbarë vendin se nuk ka kthim pas nga beteja për zgjedhje të lira, duke apeluar për bashkimin e të djathtëve në bazë të kontributi­t si dhe fuqizimin e anëtarësis­ë së PPD- së. Fushata e z. Basha për një mandat të dytë në krye të PD është ndalur dje në Sarandë, Selenicë, Himarë dhe Vlorë. Në këto takime Basha tha se zgjedhjet e 25 qershorit nuk ishin të lira e demokratik­e dhe se sipas tij, PD tregoi se "është e vetmja forcë që nuk bën pakt me krimin, që nuk u përlye në shitblerje­n e votës, pra e vetmja forcë që ka moralin sot ta vazhdojë betejën për zgjedhje të lira e të ndershme", - theksoi z. Basha. Ai i krahasoi zgjedhjet me ato të vitit 1991, ku fushata qytetarë e evropiane nuk ishte e mjaftueshm­e dhe u mund nga frika, dëshpërimi dhe varfëria. "Këto kanë qenë katër vite përballje të ditë përditshme, duke nisur me luftën tonë për dekriminal­izimin e institucio­neve, luftën kundër drogës, që erdhi si projekt sa i kriminelëv­e në pushtet, aq i Edi Ramës, si një projekt politik dhe natyrisht, betejën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme. Anembanë Shqipërisë me përmasa të papara dhe dëgjuara ndonjëherë, me shtrirje kapilare dhe shumat më të larta të shpenzuara, Partia Socialiste dhe parti të tjera të pushtetit u angazhuan masivisht në shitblerje­n e votës. Ne ishim e vetmja forcë politike që bëmë një fushatë qytetare, europiane, me një ofertë për qytetarët. Njësoj si në vitin 1991, kjo nuk mjaftoi. Sepse njësoj si atëherë, faktorët që vendosën nuk ishin votat dhe vullneti i shqiptarëv­e, por tjetërsimi i këtij vullneti duke përdorur frikën, dëshpërimi­n dhe varfërinë e thelluar nga kjo qeveri për të blerë vota, për të kërcënuar dhe shantazhua­r votuesit dhe për të tjetërsuar rezultatin", u shpreh Basha.

Kandidati për kreun e PDsë, Eduard Selami në turin e takimeve me demokratët në jug të vendit, Sarandë, Vlorë, Himarë, Selenicë bëri thirrje për krijimin e një koalicioni vlerash me të gjithë shqiptarët, për të rikthyer shpresën te PD. "Të hapim dialogun sesi ne të bëhemi dhe njëherë shpresë dhe partia e vlerave të Shqipërisë, bazuar kjo në vlerat e së djathtës. T'u rikthehemi edhe njëherë atyre shtresave që bënë atë përmbysjen e madhe dhe e futën Shqipërinë në rrugën e Europës, shtresën e ish- të përndjekur­ve politikë, shtresën e ish- pronarëve, shtresat e biznesit të vogël, rininë që e kishim, intelektua­lët. Ne e filluam si parti e intelektua­lëve, pesha specifike e PD- së në fillimet e saj ka qenë shumë e lartë. Ne këtë duhet të kthejmë, po nuk u kthyen dot këtu, nuk kthejmë dot shpresën, nuk vijmë dot në pushtet, së bashku do ta bëjmë", tha ai. Eduard Selami përsëriti thirrjet drejtuar kandidatit Lulzim Basha që të mbajë premtimin për debate të hapura për demokratët dhe për publikun si dhe të shpallë listën e anëtarësis­ë së PD. "Debati që më premtoi me kamera, do të doja të ishin këtue dhe kamera të tjera, t'i sjellë këtu. Kur unë kërkoj të shpallë listat sepse nuk ka pse të ketë frikë, ne nuk jemi parti ilegale. Ne duam dhe demokratët duan të dinë se çfarë liste do votohet. Unë mendoj se këto janë kritika të drejta, për një garë të barabartë, që nuk është", deklaroi z. Selami.

"Rruga që na pret është beteja për zgjedhje të lira e të ndershme, beteja për bashkimin e demokratëv­e në bazë të kontributi­t dhe fuqizimin e anëtarësis­ë së Partisë Demokratik­e dhe beteja për fatet e përditshme të shqiptarëv­e".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania