Gazeta Shqiptare

KQZ numëron 64 kuti të Tiranës, Idrizi mbetet sërish pa mandat

Komisioni rrëzon kërkesën e PDIU për rinumërimi­n e të gjitha kutive

-

Shpëtim

Idrizi nuk mundi të sigurojë dje, mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës, edhe pas hapjes së 64 kutive, të kërkuara nga vetë PDIUja, por edhe nga PS- ja. Procesi i rinumërimi­t të votave, që nisi qysh prej orës 10: 30 të paradites së djeshme në mjediset e KQZ- së dhe përfundoi rreth orës 20: 30, tregoi se PDIU- ja arriti që të siguronte vetëm 5 vota më shumë nga rezultati i 25 qershorit. Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitetit i duheshin 38 vota për të kaluar pragun elektoral, në mënyrë që të mund të merrte mandatin e vetëm në Tiranë. Me këtë rezultat, vijon t'i mbetet Partisë Socialiste mandati i 18- të në Tiranë. Por PDIU- ja, pas kësaj kërkoi rinumërim të të gjitha kutive në qarkun e Tiranës. PDIU- ja ka dorëzuar në KQZ një kërkesë, të firmosur nga përfaqësue­si i saj Erion Manohasa, për të rinumëruar të gjitha kutitë në qarkun e Tiranës, pasi beson se ka pasur parregulls­i gjatë procesit të numërimit në datën 25 qershor. Për kërkesën e bërë për të rinumëruar të gjitha votat e qarkut të Tiranës, KQZ- ja vendosi rrëzimin e

VOTAT

Procesi i rinumërimi­t të votave, që nisi qysh prej orës 10: 30 të paradites së djeshme në mjediset e KQZ- së dhe përfundoi rreth orës 20: 30, tregoi se PDIU- ja arriti që të siguronte vetëm 5 vota më shumë nga rezultati i 25 qershorit.

kërkesës. Po ashtu, procesi i rinumërimi­t do të realizohet edhe për ankesën e paraqitur nga PD- ja për dy QV në Berat. Vendimi është miratuar dje me votë unanime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania