Gazeta Shqiptare

Braçe: Unë ministër Bujqësie? 4 vjet që dëgjoj ' llafe', por bëj punën

Deputeti rrëfen jetën e tij prej vitesh të lidhur me PS- në e raportet me kryetarët "Me Ruçin, Kuvendi do të rifitojë dimensioni­n e humbur”

- Darina Tanushi

Deputeti socialist, Erjon Braçe rrëfen në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" se me punën e tij dhe duke "përfituar" nga liria që dy kryetarët Fatos Nnao e Edi Rama kanë lejuar është sot një nga deputetët më jetëgjatë të Kuvendit. I pyetur në lidhje me atë që përflitet gjatë këtyre ditëve se mund të jetë kandidat për ministër Bujqësie, Braçe shpjegon se ka katër vite që e dëgjon, sa herë ka denoncuar ndarjen e padrejtë të parave publike për fermerët. Ai i cilëson "llafe". Ndërkohë, Braçe vlerëson maksimalis­ht Gramoz Ruçin, duke thënë se atë që bëri ai, duke e vendosur veten në kufirin e minimumit të objektivit në qarkun e Fierit, nuk e bëri askush nga PS, në asnjë qark.

Zoti Braçe, jeni nga deputetët më jetëgjatë të Parlamenti­t pluralist shqiptar. Cili është sekreti i kësaj jetëgjatës­ie?

Të konsiderua­rit e qenies deputet- anëtar i Kuvendit, si detyrë, punë nën kontratë. Të konsiderua­rit e politikës- në thelb të punës në Kuvend, si shërbim publik për njerëzit e zakonshëm; ligjbërja dhe kontrolli i qeverisjes si detyrë e përditshme, zhveshur tërësisht nga interesat personale, të cilat në mënyrë të qartë shkatërroj­në qëllimin e kësaj kontrate. Përmbushja e kësaj kontrate duke shërbyer për njerëzit e zakonshëm, ndarë me ta interesa të përbashkët­a publike, shpesh tërësisht të kundërta me ato të një qeverie si ajo e Sali Berishës në kohët e tij, por në plot raste të ndryshme edhe me ato të qeverive të Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj, mendoj unë se është beteja që nuk mbaron kurrë. Nuk po them që koha nuk mjafton, domethënë që unë nuk kam gjatë në Kuvend. Por puna, shërbimi, veprat si produkt i tyre, duhet të jenë elementët që plotësojnë vitet. Pa to, vitet në Kuvend janë kot, renditen si mburrje e gjithkujt që ka kaluar aty dhe kaq.

Në fakt gjatë karrierës suaj ju kemi parë të jeni herë tejet kritik me kryetarin, cilido ka qenë ai, herë mbështetës, por një gjë është e dukshme që Edi Rama ju vlerëson. Si ndiheni në këtë raport të vendosur me kryetarin e partisë?

Asnjëherë nuk e kam kuptuar përse bën kaq përshtypje kjo! Për mua është gjendja më normale në marrëdhëni­e mes dy njerëzish politikë, tamam kur secili prej tyre gjykon se duhet të thotë atë që mendon për parime, çështje, praktika, por edhe për punën e secilit nën një kontratë politike në parti apo më gjerë se kaq, tek njerëzit e zakonshëm që kanë të drejtën të gjykojnë gjithkënd. Për këto kam qenë edhe kritik, por edhe vlerësues, duke pasur vetëm një standard- të vërtetën. Fatos Nano, Edi Rama gjithashtu, kanë qenë e janë njerëz të lirë, jo për shkak të pushtetit politik, ekzekutiv qendror apo vendor, por për shkak të respektit ndaj lirisë së tjetrit. Të dy e kanë vuajtur mbi kurriz cenimin e lirisë, dhunshëm e fizikisht madje, për t'i shtypur, izoluar e përjashtua­r, ashtu siç Sali Berisha di të bëjë, por kurrë nuk u dorëzuan, luftuan dhe kurrë nuk e shtrinë këtë platformë dhune ndaj të menduarit, të menduarit kritik posaçërish­t, në PS. As jashtë saj. Unë jam një ndër përfituesi­t, nëse mund ta them këtë. Por është më shumë se kaq, është Partia Socialiste, mjedisi institucio­nal që e garanton këtë liri. Gjithnjë, nëse ti nuk e përdor lirinë tënde për të shtypur të tjerë si ty, për t'ju imponuar gjithkujt pa pranuar kurrë një herë të ndalesh për t'i dhënë mundësi vetes të mendojë, analizojë, reflektojë. PS ka treguar se ka një instinkt vetërregul­lues në të tilla raste. Unë jam munduar ta njoh nga afër, brenda, të gjithë këtë marrëdhëni­e në PS, është e njëjta, nuk ndryshon nga kryetari. Shpesh them: Mos ia bëj kurrë borxh PS- së! Socialistë­t kam parasysh me këtë dhe kjo vlen për të gjithë, nga anëtari më i zakonshëm deri tek kryetari i PS- së, për mua pa diskutim. A ndihem unë i vlerësuar? Po! Mundësia për të punuar, shërbyer, ndërtuar nuk i jepet kujtdo në këtë vend, posaçërish­t në këto nivele. Unë e kam një mundësi dhe jam mirënjohës për këtë. Nuk ka si vlerësimi për punën që bën! E kam mësuar në Divjakë këtë, mes myzeqarëve e prej tyre. Nuk ka punëtorë si ata, punën kanë, me punën rrojnë, për punën kërkojnë t'u shërbesh, punën duan "Ende nuk e kam një të vetëm në Lushnjë e Divjakë, bujk të zakonshëm them, që të ketë përfituar një qindarkë për punën me tokën, prodhimin. Do pres deri në shtator xhanëm, tamam atëherë kur të çlirohen zyrat e letrat të mos jenë më pronë e ministrit hije në atë ministri. Kështu, mos i dëgjoni këto ' llafe'. Puna është një gjë shumë serioze për mua".

t'u lehtësosh, punën duan t'u vlerësosh.

A mendoni edhe ju se ajo vija që vendosi Gramoz Ruçi në Fier, duke e vënë veten të nëntin në listë solli edhe këtë rezultat, pra një mandat më shumë për ju në këtë qark?

Shikoni, Gramoz Ruçi është një model në Partinë Socialiste. Për marrëdhëni­et me njerëzit së pari; në Partinë Socialiste, me socialistë­t e zakonshëm, por edhe jashtë saj, me njerëzit e zakonshëm, pa bërë dallim mes tyre për t'i ndarë në të majtë ose jo, për t'u hapur telefonin, pritur, dëgjuar, zgjidhur apo kthyer pas kur kërkojnë atë që nuk e meritojnë. Është pika e domosdoshm­e e ekuilibrit në një parti, tamam aty ku ndahet dhe duhet të ndalet fuqia e pushtetit nga pushteti i njerëzve të zakonshëm. Por, Gramoz Ruçi është edhe një fuqi e pazëvendës­ueshme organizati­ve në PS. Dhe ai është shembulli. Standardi i vendosur këto zgjedhje- renditja në minimumin e objektivit në listën e kandidatëv­e të PS- së solli shembullin e një drejtuesi politik në një betejë elektorale. Keq më vjen, por nuk e ndoqi kush tjetër nga drejtuesit, mbase për këtë qarku i Fierit shkëlqen. Ndërkohë, mos ma merrni për fodullëk, rezultati fantastik në Fierkishte mundësi edhe për pak më shumë; nuk është produkt i fushatës katër apo tetëjavore për mua. Është punuar shumë në Divjakë, Lushnjë, Roskovec, Patos, Ballsh, Fier çdo ditë në katër vite. Është punuar shumë me njerëzit, interesat e tyre komunitare dhe të ekonomisë familjare, nuk kemi munguar një ditë të vetme për ta bërë këtë. Natyrisht, nuk kemi bërë gjithçka, nuk mjaftoi as koha e as zyrtarët që u emëruan për të kry- er detyra, por njerëzit vlerësuan punën e bërë dhe peshuan mundësinë që ne propozuam për të bërë edhe më shumë. Thjesht, qartë, por bindshëm.

Do ta votonit zotin Ruçi si kryetar të Kuvendit të ri?

Pa asnjë mëdyshje! Besoj shumë se Kuvendi do të rifitojë dimensioni­n e humbur në mes të banaliteti­t apo prej banaliteti­t këto 12 vite.

Ju kemi parë që si deputet i zonës së Lushnjës, Divjakës promovoni shumë prodhimet e fermerëve atje. Nga ana tjetër, duket nisur nga kjo, por edhe nga debatet që keni pasur me ministrin Panariti qarkullojn­ë edhe zërat se ju mund të jeni ministër Bujqësie në kabinetin e ri. Do ta pranonit një detyrë të tillë, nëse do t'ju propozohej nga Kryeminist­ri?

Aaa po, po, patjetër, e kam dëgjuar dhe unë këtë. Por, jo tani. E kam dëgjuar katër vite me radhë. Sa herë shihja politikat e ndërtuara keq, denoncoja ndarjen e përdorimin klientelis­t, korruptiv të parave publike për bujqësinë, kërkoja ndryshim në shërbim të bujqve të Divjakës e Lushnjës, veçanërish­t në përmbushje të infrastruk­turave bazë- vaditje e kullim, merrja pas kurrizi sulmin: ' Ai nuk flet parimisht, kërkon të bëhet ministër, do karrigen'. Në fakt, unë flisja konkretish­t, më konkretish­t se kushdo në atë ministrinë prej Tirane. Flisja nga bujqit. I bindur se puna nuk bëhej duke parë kalin e Skënderbeu­t e atë vetë mbi kalë me shpatën në dorë. Puna bëhej me bujqit, duke iu gjendur jo vetëm me infrastruk­turën bazë, vaditje, kullim, rrugë parcelash, por edhe me "para në dorë" për t'i hequr shpenzimet bazë të punës me tokën. Duke ndryshuar kahjen e financimit e duke e drejtuar tek bujqit, prodhuesit. Ende nuk e kam një të

SHPALLJE ANKANDI Zyra Permbarimo­re "E. G Bailiff Service"

me permbarues Enuar Merko me adrese Rr e Bogdaneve, Pall 15, Kati 2, Tirane, Njesia 10 njofton se me date 19.07.2017 ora 8 º º - 16 º º ne ambjentet e saj, do te zhvillohet: Ankandi i III per shitjen e pasurive te paluajtshm­e Arë, Nr. pasurie. 183/ 13 me sipërfaqe totale 26,000 m ² , Zona Kadastrale Nr. 1220, Vol. 5, Fq. 248, me adresë Blinisht, Lezhë në pronësi të Z. Gramoz Zef Sallaku sipas vërtetimit nga Z. V. R. P. P Lezhë datë 06.07.2012 e kufizuar nga Veriu: 183/ 11, Lindja: 183/ 12, Jugu: Vepër dhe Perëndimi: 325 në pronësi të Z. Gramoz Zef Sallaku me vlere fillestare ne ankand 6,552,000 ( Gjashtë milion e pesëqind e pesëdhjetë e dy mijë) lekë dhe Arë, Nr. pasurie. 182/ 1 me sipërfaqe totale 20,000 m ² , Zona Kadastrale Nr. 1220, Vol. 5, Fq. 182, me adresë Blinisht, Lezhë në pronësi të Z. Gramoz Zef Sallaku sipas vërtetimit nga Z. V. R. P. P Lezhë datë 06.07.2012 e kufizuar nga Veriu: 182/ 2, Lindja: Vepër, Jugu: Vepër dhe Perëndimi: 316 në pronësi të Z. Gramoz Zef Sallaku me vlere fillestare ne ankand 5,040,000 ( Pesë milion e dyzet mijë) lekë.

Të interesuar­it të kontaktojn­ë në nr. e telefonit 0672027580 , email enuar. merko@ gmail. com

 ??  ?? Deputeti socialist, Erjon Braçe
Deputeti socialist, Erjon Braçe
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe deputeti socialist, Erjon Braçe
Kryeminist­ri Edi Rama dhe deputeti socialist, Erjon Braçe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania