Gazeta Shqiptare

Deputeti i PS- së: PD- LSI të dalin në opozitë, siç urdhëroi populli

"Vendi, i paqeveriss­hëm në të gjithë kapaciteti­n funksional, është e qëllimtë" "Do të flasim edhe me popullin, nëse opozita tjetërson reformat"

-

kenë lirinë për të bërë gjithë sa më sipër, të dëgjohen dhe respektohe­n në atë që mendojnë, atë që kërkojnë, atë që duhet bërë. E di që është e vështirë, veçanërish­t kur nga populizmi ndan vetëm një fije. Por duhet bërë, me këtë kujdes, pa rënë në populizëm dhe duke bërë gjënë e duhur sipas ligjit dhe vetëm në respekt të tij. Ky është shqetësimi tani. Askush tjetër nuk mund të shfokusojë PSnë, pavarësish­t këngës poshtë apo sipër tavolinës.

Partia Socialiste vërtetë i ka mandatet për të krijuar qeverinë e vetme, por në Parlament do të keni nevojën edhe të disa votave më shumë për të arritur numrin 84 për ligje që e kërkojnë këtë lloj shumice. A e ndjeni këtë "rrezik"?

Jo, për të krijuar e vetme qeverinë, por për të qeverisur siç ka premtuar, siç duhet dhe siç është besuar. Unë mendoj se shumica e krijuar me votë nga shqiptarët është e mjaftueshm­e për të qeverisur siç thashë, për të pasur rezultate që ndikojnë në jetën, arsimin, shëndetin, sigurinë, punën, sipërmarrj­en, mirëqenien e njerëzve. Modestisht gjithnjë. Por, nëse duhet më shumë se kaq, patjetër që duhet folur me këdo, me opozitën, por unë them edhe me popullin. Gjithnjë, nëse opozita dhe të marrurit me të deformon parimet, cenon cilësinë e reformave, ndryshon kahun e qeverisjes së fokusuar tek interesi publik dhe ai i njerëzve të zakonshëm. Reforma në Drejtësi sipas asaj marrëveshj­es së 21 korrikut është shembulli, i cili për mua djeg, kohë pas kohe e "var" fatin e reformës tek interesat politike e thellësish­t personale të udhëheqësv­e humbës të palëve politike, tani edhe më gjerë se ata. Më besoni, thjesht kam parë edhe atë që ju nuk e keni parë dhe që ju është mohuar ta shihni apo dëgjoni, në shkelje të çdo ligji, prej 21 korrikut. Rreziku që vjen në të tilla raste është tjetërsimi i reformave, nisur gjithnjë nga një interes personal apo pak më i gjerë- dy, tre apo katër të tillëve të bërë bashkë; padobia e reformës, reformave është produkti.

Në këtë legjislatu­rë do të keni përballë dy opozita, PD- në dhe LSI- në, e cila duket po e përgatit veten qysh para nisjes së Kuvendit të ri. A e shihni të vështirë punën në Kuvend sa i përket miratimit të ligjeve që do të vijnë nga qeveria?

Shiko, dua të them disa gjëra: e para, të dyja partitë duhet të dalin në opozitë, menjëherë, siç populli "urdhëroi". Kjo është themelore për të kuptuar kush është në pushtet dhe ka përgjegjës­inë e qeverisjes dhe cila është në opozitë dhe ka përgjegjës­inë e kontrollit të qeverisjes. Janë në pushtet, të dyja bashkë kanë më shumë se gjysmën e qeverisë aktuale, për të mos folur që kanë edhe Presidenti­n e Republikës tani. Po bëjnë dëm. Vendi për fat të keq është i paqeveriss­hëm në të gjithë kapaciteti­n funksional- qeverisës dhe, kjo është e qëllimtë. Prej të dyjave, edhe prej PD- së edhe prej LSI- së. Mjafton të veçoj energjinë - e patë të gjithë çfarë bënë dhe, bujqësinë - çdo ditë, po çdo ditë ama, letra nga "punët" me lekë të ministrit hije atje; vaksinave ç'i panë sytë thonë, për çdo gjë dhe për asgjë. E dyta, sa më parë të ikin nga pushteti, aq më shpejt do të ndalin sulmin mbi zgjedhjet e 25 qershorit, posaçërish­t për krime që i kanë konsumuar pa hesap, jo vetëm gjatë fushatës e deri ditën e zgjedhjeve, por muaj të tërë me radhë, duke përdorur në maksimum pushtetin. Nëse ne heshtim, kjo ka të bëjë me punën që duhet të bëjmë e që duhet të jetë fokusi themelor. Por kurrë se ne paskërkemi vjedhur, blerë e ku di unë ç'tjetër, votat e atyre që ishin në qeveri me ne, madje me fuqi kontrollue­se, bllokuese e ndaluese, ekskluzive. Natyrisht është ky qëndrim që s'i lejon ende të kuptojnë që janë urdhëruar të shkojnë në opozitë. Por edhe kolltuku ka të njëjtin efekt. Është një ushtri e tërë politike dhe elektorale mbi kolltuk dhe ajo është e gatshme ta lërë partinë nëse partia e le për të ndjekur urdhërimin e popullit, në opozitë. E di, dilemë e madhe është, por tashmë gjithçka ka ndodhur, nuk zhbëhet, ka votuar populli dhe kjo nuk kthehet më pas. E treta, sa më shpejt të pranojnë zgjedhjet mu siç komisioner­ët e tyre e kanë bërë me shkrim për çdo kuti votimi, aq më shpejt do ikin edhe nga gjuha e fushatës. Nuk di nëse e kanë kuptuar, por mua fjala bie, më ka ndihmuar shumë gjuha e tyre, e përbashkët në fushatë, veçanër- isht ligjërimet me oligarkë e oligarki. Njerëzit dinin shumë, e bënë fare thjeshtë diferencën mes llafeve dhe veprave, ligjërimev­e dhe ligjëruesv­e- si status ekonomik e social ata; të qartë kur thoshin se nuk luftohet oligarku e oligarkia duke i shtuar ti një kat apartament­it, duke shtuar ti një apartament të tërë, nuk luftohet oligarku e oligarkia duke i shtuar ti një kat vilës, duke shtuar një vilë të tërë këtu, në kontinent apo jashtë tij, nuk luftohet oligarku e oligarkia duke shtuar ti shpenzimet për jetën si oligarku, për të qenë dhe ti aty tek oligarkia, nuk luftohet oligarku e oligarkia duke e ushqyer ti me paratë publike vendimin për të cilat e kishe sërish ti në dorë, nuk luftohet oligarku e oligarkia duke e fshehur ti, herë si deputet i yti- i dyshuar, por prapë aty, herë si udhëheqës partie e herë pas udhëheqësi­t të partisë- një fëmijë apo një tjetër kot aty rrotull, për këtë qëllim. Kjo lloj gjuhe e ai status ekonomik që ja bën muuuu, solli vota por kundër tyre. E katërta, e lidhur pa asnjë diskutim me këtë gjuhë, por në vijim të saj, historia e ndërtuar me gjynahun për viktimën si provokim emocional për angazhimin e fortë- s'na ble, s'na shet, s'na shuan, s'na rruan dot, nuk vlen, s'i duhet kujt, as e ka kush për qëllim. Përkundraz­i, gjuha e mësipërme vlen në një aspekt, bën efektin si në fushatë. Pra, interesi i ngushtë nuk është që secili apo secila nga këta në opozitë të flasë si nërastin kur blihet apo shitet, por të flasë siç sot, siç dje, siç në fushatë. Madje sa më shumë të jetë e mundur, me zë por edhe figurë që të mos ngatërrohe­t asnjëherë, kurrë. E fundit dhe këtu po ndalem në emër; Lulzim Basha nuk ka qenë në fushatë, po fare. Dallohet qartësisht nga ajo që thotë tani. Nuk ka qenë në territor për një kohë të gjatë dhe në fushatë nuk ciku as një për qind të territorit. Votat e tij ishin në ajër, qyshkur u fut apo e futën në atë çadër. I "gjuajtën" të gjithë, mu siç ai e perceptoi vonë, shumë vonë, kur gjithçka kish mbaruar dhe klithmat e tij në ato ditë të posaçme të fushatës, nuk i kthenin dot pas. I mësoi vetë në zgjedhjet lokale dhe ata rrugën e dinin për tani. E keqja është se nuk ka kuptuar ende asgjë dhe dëmi që po i bën opozitës kryesore në vend është kolosal. Kuvendi nuk do e ndihmojë për këtë, përkundraz­i, nuk do të bëjë dot as Kuvendin.

"Janë në pushtet, të dyja bashkë kanë më shumë se gjysmën e qeverisë aktuale, për të mos folur që kanë edhe Presidenti­n e Republikës tani. Po bëjnë dëm. Vendi për fat të keq është i paqeveriss­hëm në të gjithë kapaciteti­n funksional- qeverisës dhe kjo është e qëllimtë. Prej të dyjave, edhe prej PD- së, edhe prej LSI- së".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania