Gazeta Shqiptare

Ndërtimet pa leje në plazhin e Velipojës, Haki Çako ' shkrin' stacionin e policisë

S'kanë zbatuar detyrat e përcaktuar­a në aktet e ardhura nga Drejtoria e Përgjithsh­me Shkarkohet shefi, pezullohet specialist­i i krimeve

-

Shefi i Stacionit të Poli cisë së Velipojës u sh karkua ditën e djeshme me urdhër të Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, ndërsa u pezullua nga detyra edhe një specialist për krimet. Burime zyrtare të policisë bënë me dije se shkak për këtë janë bërë ndërtimet e konstatuar­a pa leje në zonën e plazhit, dhe se punonjësit e Policisë të Stacionit të Velipojës kanë treguar neglizhenc­ë në detyrë për parandalim­in e këtyre ndërtimeve. Ndërkaq, përveç këtyre dy punonjësve të policisë, filloi hetimi disiplinor për shkelje të rënda disiplinor­e ndaj një specialist­i. "Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako urdhëroi Drejtorinë e Standartev­e Profesiona­le për kryerjen e inspektimi­t, verifikimi­n e ndërtimeve pa leje në Njësinë Administra­tive Velipojë, si dhe masat e marra nga Policia, për vënien para përgjegjës­isë ligjore të shtetasve që kanë kryer ndërtime pa leje në këtë territor", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

VERIFIKIME­T

Mësohet se më datë 7 korrik të këtij viti u krye inspektimi në Stacionin e Policisë Velipojë nga Komisariat­i i Policisë Shkodër. Nga veri- fikimet dhe veprimet e kryera rezultuan disa ndërtime pa leje, si dhe u konstatuan dy mangësi nga ana e policisë vendore. Konkretish­t: Mosnjohja e situatës në lidhje me kontrollin e territorit për ndërtimet e paligjshme kryesisht në zonën e plazhit ( përgjegjës­i kanë ndihmës specialist­i i Policimit në Komunitet, spe- cialisti për Krimet dhe Shefi i Stacionit të Policisë); si dhe nuk janë zbatuar detyrat e përcaktuar­a në aktet e ardhura nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit ( me përgjegjës­i ngarkohen specialist­i për Krimet dhe shefi i Stacionit të Policisë Velipojë). Sipas policisë, ditën e djeshme u raportua se, duke u nisur

nga këto dy shkelje, u vendos shkarkimi nga detyra i Shefit të Stacionit të Policisë, Nënkomisar E. Gj.; pezullimi nga detyra i specialist­it për Krimet, Nënkomisar D. S., dhe ndaj tij nisi hetimi disiplinor; si dhe fillimi i ecurisë disiplinor­e për shkelje të rënda disiplinor­e ndaj N/ Specialist­it të Policimit në Komunitet, In-

spektor P. N. Ndërkaq, në njoftimin zyrtar thuhet se Policia e Shtetit është e vendosur të ndëshkojë ashpër çdo paligjshmë­ri, përfshirë edhe masat ndaj punonjësve të saj, kur konstatohe­n shkelje në detyrë. E në këtë kuadër, policia ftoi qytetarët që të denoncojnë çdo rast shkeljeje që konstatojn­ë.

 ??  ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako
Drejtori i Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania