Gazeta Shqiptare

I dënuari për arratisje: Shokun që më spiunoi e goditi e ëma me dru në ballë

53- vjeçari Nikolin Pjetri rrëfen tradhtinë e shokut dhe torturat çnjerëzore në qelitë e Shkodrës e Krujës në vitin 1985 "I tha: E preve në besë mikun në bukë, na le marren në shtëpi!"

- Dashnor Kaloçi

Edhe pse kanë kaluar plot 32 vjet nga ajo ngjarje e largët që shënjoi për keq jetën e tij, duke i hequr edhe atë pak liri që i ofronte ai regjim dhe duke e mbyllur për disa vjet në qelitë e hetuesisë apo galeritë e kampit famëkeq të Qafë- Barit, 53 vjeçari Nikolin Pjetri nga qyteti i Laçit, thotë se nuk ka asnjë mllef për ata që ia shkaktuan gjithë ato vuajtje dhe torturat çnjerëzore që pësoi mbi trupin e tij në moshë fare të re. Për hakmarrje as që bëhet fjalë! I ka falur të gjithë. Madje, që ditën e parë pas daljes nga burgu në vitin 1990, kur regjimi komunist i detyruar nga jashtë filloi të hapte nga pak dyert e burgjeve, gjëja e parë që i kërkoi e ëma, ishte besa e dhënë për të mos u hakmarrë ndaj askujt prej atyre që e futën në burg. Por gjithsesi thotë se nuk ua harron kurrë ato që i kanë bërë, sidomos atyre që nuk e kishin për "detyrë funksional­e" t'ia shkaktonin ato vuajtje, e aq më pak torturat, apo të tjerë që "tejkaluan ato që u jepte ligji", ndërsa ata që "bënë detyrën" ndaj tij pa i "tejkaluar kompetenca­t", pothuaj i ka harruar. Tashmë, falë ndryshimit të legjislaci­onit, ai ka në dorë dosjen e tij, ku janë të shkruara të gjitha. Lidhur me çka shkruhen e thuhen aty, si dhe me ngjarje të tjera të panjohura nga jeta e tij; që nga historia e familjes, shokët e ngushtë me të cilët bënte planet e arratisjes, policët dhe hetuesit që e torturonin, apo dhe ata "shokë" që e tradhtuan, Nikolini i rrëfen për herë të parë publikisht për "Gazeta Shqiptare".

( Vijon nga numri i djeshëm)

Zoti Nikolin, çfarë kujtoni tjetër nga arrestimi juaj në Bajzë?

Po, ndërkohë që sapo më kishin futur te një nga dhomat e postës së Policisë së Bajzës, Skënder Ç., iu tregoi se çantën unë e kisha lënë në shtëpinë e tij dhe ata i thanë në praninë time, që të shkonte dhe ta merrte. Aty kuptova se ajo ishte një provë e fortë për ta për të më akuzuar dhe se Skënderi me djallëzi më kishte kërkuar që unë ta lija çantën te shtëpia e tij. Pra e kishte paramendua­r atë gjë për të më implikuar. Tjetër gjë që kujtoj nga ajo ngjarje ka qenë një moment kur për të mos u dëgjuar shumë zhurma nga të bërtiturat e mia, kur më godisnin me dru, ata ngritën në maksimum zërin e radios, që ato minuta po transmeton­te një këngë të Liri Rashës, këngëtares së njohur dibrane. Kjo gjë ndodhi në një moment kur ata bënë pak pushim duke mos më goditur më, pasi ndiheshin të lodhur. Ndërsa po e dëgjonin me kënaqësi atë këngë, e cila fliste për Enverin dhe për Partinë, njëri prej tyre si gjoja me ironi e cinizëm më tha: "Hëëëë armik, a e sheh se gjithë populli i këndon Partisë dhe shokut Enver, ndërsa ti doje të tradhtoje?!" Unë nuk kisha fuqi që t'i thosha asnjë fjalë nga gjendja ku më kishin katandisur ata, pasi më ishte ënjtur dhe fryrë koka nga të goditurat e tyre dhe ndjeja dhimbje të tmerrshme.

A e solli çantën ai dhe a kishte gjë komprometu­ese aty?

Skënderi e solli menjëherë, punë minutash, se shtëpinë e kishte aty afër. Në çantë unë, përveç rrobave ushtarake, kisha futur edhe një thikë, duke e qepur te sh- tresa e trashë e saj me shumë kujdes që të mos binte në sy. Këtë punë e kisha bërë që në Laç, pak para se të nisesha, kur mora vendimin për të ikur. Por fatmirësis­ht, thikën nuk e gjetën, pasi ata nuk e kontrollua­n me imtësi, sepse siç duket e kishin mendjen për të më rrahur mua në mënyrën më barbare, duke demonstrua­r forcën e tyre, edhe para popullit e fshatarëve të Bajzës, që siç ju thashë ishin mbledhur të gjithë aty para postës së Policisë. Ndërkaq, kur erdhi aty Skënder Ç. për të sjellë çantën, pamë se në ballë kishte një shenjë të çare që i rridhte gjak dhe dukej se sapo ishte goditur. Dhe policët bashkë me ata dy civilët e pyetën në një gojë, se çfarë kishte dhe iu afruan për ta parë, ndërsa ai u tha se nuk ishte gjë me rëndësi, pasi ishte penguar te gardhi i shtëpisë dhe ishte vrarë pak.

Në të vërtetë, çfarë kishte ndodhur, ku ishte gjakosur ai?

Atë gjë, pra të vërtetën e gjakosjes së tij, unë e kam marrë vesh disa vjet më vonë, teksa vuaja dënimin në burgun e Qafë Barit, ku shoku dhe bashkëvuaj­tësi im Ilir Malaj ( po nga Kopliku, që e kisha njohur në Laç, për të cilin Skënder Ç. më tha: E ka hëngër të s'ëmës, është në burg), më tregoi se Skënderin e kishte goditur e

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania