Gazeta Shqiptare

Nikolin Pjetri rrëfeu si e tradhtoi shoku kur donte të arratisej në Bajzë më 1985

-

Si t'u përgjigj ai? Skënderi më tha: ' Mos e çaj kokën fare, të qes unë sot, por prit sa të shkoj të lajmëroj një shok që të dalë në punë në vendin tim, duke ndërruar turnet'. Kur e pyeta se ça punonte dhe ai më tha ' roje në pulari', u tremba për momentin, por nuk e dhashë veten, duke menduar se nuk më tradhton. Çantën që kisha me vete, Skënderi më tha ta linim te shtëpia e tij në mënyrë që të mos ngjallnim dyshime, dhe do ta merrnim kur të ktheheshim para se të niseshim ' me ik'. Kështu, teksa po shkonim për te shkolla e mesme, ku sipas tij ishte shoku që do shkonte në punë në vend të tij, s'di pse m'u shtuan dyshimet më shumë, pasi rojet dihej që ishin të lidhur, të paktën me Policinë. Ikëm dhe nga gjimnazi, pasi tha se nuk e gjeti shokun, dhe rrugës në qendër të Bajzës, më tha: ' Niko, më fal një minutë sa të blej një paketë cigare në dyqan', dhe ma bëri me shenjë që unë ta prisja aty që të mos ngjallnim dyshime. Unë qëndrova aty, dhe pasi erdhi pas gati dhjetë minutash, u kujtova se ai nuk e ka pas pirë kurrë duhanin, përkundraz­i, më thoshte mua që ta lija. Dhe menjëherë në mënyrë instiktive i thashë: ' O Skënder, ku është Ilir Malaj?' ( për një shok tjetër që kishte punuar në Tensionin e Lartë në Laç), një djalë i shkëlqyer që e kisha njohur po në bilardo si Skënderin. Dhe ai m'u përgjigj: ' Ohoo, Iliri e ka hëngër të s'ëmës, është në burg'. Pa mbaruar fjalën ai, gjë e cila më vrau shumë, drejt nesh po vinin një polic dhe dy civilë trupmëdhen­j e të fuqishëm që e shoqëronin".

 ??  ?? Nikolin Pjetri
Nikolin Pjetri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania