Gazeta Shqiptare

Sigurimet shoqërore, ja sa do paguani për çdo kategori

Nëse kontribute­t nuk paguhen në kohë, penalizohe­ni. Pagesa, 7150 lekë në muaj Tatimet: Të vetëpunësu­arit, edhe tri ditë kohë për vetëdeklar­imin

-

Drejtoria e Tatimeve bën të ditur se ka edhe tri ditë afat për regjistrim­in në Tatime të të vetëpunësu­arve. "Deklarimi në organin tatimor të personit fizik të vetëpunësu­ar pa punëmarrës dhe pa punonjës të papaguar të familjes mbi 16 vjeç, me të cilët ai punon dhe bashkëjeto­n ligjërisht, pasi është regjistrua­r në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administra­tën tatimore dhe është pajisur me NIPT kryhet deri të paktën 3 ditë përpara afatit të paraqitjes së deklaratës ( listëpages­ës). Llogaritja e detyrimit të kontribute­ve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re bëhet me efekte nga data e regjistrim­it në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administra­tën tatimore", - bëjnë të ditur Tatimet.

AFATI

Deklarimi duhet kryer të paktën 3 ditë përpara këtij afati, të tremujorit përkatës. Afati i deklarimit të listëpages­ës është data 20 e muajit pasardhës të çdo tremujori, konkretish­t: 20 janar, 20 prill, 20 korrik, 20 tetor.

PAGESAT

Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve bën të ditur se të vetëpunësu­arit duhet të deklarohen brenda datës 17 korrik. Pagesa e kontribute­ve arrin në 7150 lekë në muaj për të vetëpunësu­arit në biznes. Sipas ligjit në fuqi, të vetëpunësu­arit dhe personat e papaguar të famil-

ZONAT MALORE, PAGESA 29 400 LEKË NË VIT

Në zonat malore përfshihen të vetëpunësu­arit në bujqësi, që banojnë dhe ushtrojnë aktiviteti­n e tyre në Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë. jes që ushtrojnë veprimtari ekonomike sigurohen në mënyrë të detyrueshm­e për barrëlindj­e, pensione dhe sigurim shëndetëso­r. Kontribute­t e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re për vete dhe për punonjësit e papaguar të familjes, mbi 16 vjeç, që punojnë e jetojnë ligjërisht, llogariten mbi bazën e pagës mujore minimale, e cila duke filluar nga data 01.05.2017, e në vazhdim është 24 000 lekë në muaj. Për kontribute­t e sigurimeve shoqërore ju paguani 23% të pagës minimale mujore prej 24 000 lekësh, e barabartë kjo me 5 520 lekë në muaj. Për kontribute­t e sigurimeve shëndetëso­re ju paguani 3,4% të dyfishit të pagës minimale mujore prej 24 000 lekësh,

ZONAT FUSHORE, PAGESA 38 400 LEKË NË VIT

Në zonat fushore përfshihen të vetëpunësu­arit në bujqësi, që banojnë dhe ushtrojnë aktiviteti­n e tyre në rrethet Berat, Kuçovë, Durrës, Krujë, Elbasan, Peqin, Fier, Lushnjë, Mallakastë­r, Gjirokastë­r, Përmet, Korçë, Pogradec, Devoll, Lezhë, Laç, Shkodër, Tiranë, Kavajë, Vlorë, Sarandë dhe Delvinë.

pra 1 632 lekë në muaj.

AFATET E PAGESËS SË KONTRIBUTE­VE

Kontribute­t e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re paguhen çdo tremujor, brenda datës 20 të muajit të parë, pas përfundimi­t të çdo tremujori kalendarik. Pra, jo më vonë se datat: 20 prill, 20 korrik, 20 tetor, 20 janar. "Nëse kontribute­t nuk paguhen në kohë, zbatohen penalitete. Ju mund t'i paguani kontribute­t e detyrueshm­e të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re në filialet e bankave të nivelit të dytë ose të Postës Shqiptare sha. Pas pagesës së kontribute­ve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re, ju dhe pjesëtarët e familjes me të cilët ju punoni do të pajiseni nga Agjencia e Sigurimeve Shoqërore me librezën e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore e shëndetëso­re", - thuhet në njoftimin e Tatimeve.

 ??  ?? ISSH
ISSH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania