Gazeta Shqiptare

Të vetëpunësu­arit në bujqësi, pagesa e kontribute­ve sipas qarqeve

Sigurimet variojnë nga 29 400- 38 400 lekë në vit

-

vetëpunësu­arit në bujqësi duhet të paguajnë sigurimet shoqërore dhe shëndetëso­re, që variojnë nga 29 400 lekë deri në 38 400 lekë në vit. Pagesa e kontribute­ve është e ndarë sipas zonave. Sipas ligjit për sigurimet shoqërore, personi që futet në skemën e detyruar të sigurimit shoqëror për t'u siguruar si i/ e vetëpunësu­ar në bujqësi duhet të plotësojë këto kushte: të ketë mbushur moshën 16 vjeç, të jetë i/ e aftë për punë, çdo person mund të sigurohet deri në mbushjen e moshës për pension, nuk duhet të jetë i siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë. Sipas ligjit, i vetëpunësu­ari në bujqësi duhet: të banojë në të njëjtin qark ku ka tokën bujqësore në pronësi ose në përdorim dhe të zhvillojë veprimtari bujqësore e blegtorale dhe të banojë në fshat, megjithëse tokën mund ta ketë në qarkun fqinj.

I vetëpunësu­ari në bujqësi paraqet tek inspektori i sigurimit të të vetëpunësu­arve në bujqësi këto dokumente: certifikat­ën familjare të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, vërtetimin e pronësisë mbi tokën të lëshuar nga zyra e regjistrim­it të pasurisë së paluajtshm­e të komunës ose bashkisë, ose akt noterial, që vërteton tjetërsimi­n e pronës ( psh., qiramarrje). Sipas ligjit, në çdo rast për sigurim të periudhave për vitin korrent si dhe për periudha të kaluara do të paraqitet vërtetimi i lëshuar nga komuna, ku cilësohet se personi ushtron veprimtari bujqësore/ blegtorale. Inspektori i të vetëpunësu­arve në bujqësi, pasi gjykon për plotësimin e kushteve për sigurim si i/ e vetëpunësu­ar në bujqësi, plotëson dokumentin- tip "Urdhër veprim". Për të bërë pagesën paraqitet ky dokument në zyrën postare, ose në zyrën bankare. Me kryerjen e pagesës, zyra postare lëshon dokumentin "Mandat arkëtimi", ndërsa me kryerjen e pagesës në zyrën bankare lëshohet dokumenti "Veprim arke", i cili konfirmon kryerjen e kësaj pagese. Me dokumentin "Mandat arkëtimi" ose "Veprim arke" personi paraqitet për regjistrim tek inspektori i sigurimit të të vetëpunësu­arve në bujqësi, ku ka marrë "Urdhër veprimin". Këto dokumente në asnjë rast nuk duhet t'u dorëzohen punonjësve të sigurimeve shoqërore. Ato janë personale. Në fund të procedurës dhe pas pagesës së kontribute­ve të sigurimeve shoqërore bëhet pajisja e detyrueshm­e me librezën e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania