Gazeta Shqiptare

Sherri për zhurmën e zetorit, vret me kosën e barit bashkëfsha­tarin

"I thashë ta largonte mjetin nga lumi dhe pastaj e godita në këmbë për ta trembur" Arrestohet Asti Mici: Fqinji s'më la të gjuaja peshk në Erzen

-

Më shqetësove pesh qit me zhurmën e zetorit. Fike zetorin dhe ik prej këtej. Dëgjove, mos më rri më këtu!" Me këto fjalë i është drejtuar fqinjit, 57- vjeçari Asti Mici. Duket e pabesueshm­e, por kështu ka nisur konflikti mes dy banorëve të fshatit Jubë të Sukthit, i cili degjeneroi me vrasjen e 52- vjeçarit Ludovik Lala. Viktima është goditur me kosën e barit në arterien femurale të kofshës dhe për pasojë ka humbur jetën në spital për shkak të hemorragji­së. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09: 40 të ditës së djeshme. Menjëherë pas njoftimit për vrasjen, blutë kanë shkuar në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimet. Pas kryerjes së veprimeve paraprake ( marrjes së dëshmive nga banorë të zonës), policia ka bërë të mundur identifiki­min dhe vënien në pranga të autorit të krimit. Sipas hetuesve të çështjes, Asti Mici akuzohet për veprën penale "Vrasje me dashje". Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, 52- vjeçari ka deklaruar se "nuk e godita fqinjin për ta vrarë, por vetëm për ta trembur. Nuk më shkoi mendja se ai do të vdiste vetëm nga një goditje".

VRASJA

Paraditen e djeshme, Ludovik Lala kishte vendosur një zetor uji në buzë të lumit Erzen. Në atë kohë, fqinji i tij Asti Mici ishte duke gjuajtur peshk në këtë lumë. Ky i fundit është shqetësuar nga prania e zetorit buzë lumit, mbi të cilin ishte vendosur një pompë uji, edhe pse mjeti ishte në tokë publike. I nervozuar nga zhurma, 57- vjeçari i ka kërkuar Lalës që ta hiqte zetorin prej andej, pasi nuk po peshkonte dot. Por, 52- vjeçari ka refuzuar ta largojë mjetin, dhe kaq është dashur që mes tyre të niste sherri. Pas debateve dhe sharjeve të ndërsjella, Mici ka kapur kosën e barit dhe ka goditur në këmbë bashkëfsha­tarin e tij, duke e plagosur rëndë. Mësohet se Pas goditjes me kosën e barit, Ludovik Lala ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është dërguar urgjentish­t në spitalin rajonal të Durrësit, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Por, pavarësish­t përpjekjev­e të mjekëve, 52- vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas bluzave të bardha të këtij spitali, viktima ishte goditur me majën e kosës në arterien femurale, gjë që ka pasuar me hemorragji të madhe e të menjëhersh­me, me pasojë vdekjen.

dëshmitarë të kësaj ngjarjeje kanë qenë dhe dy banorë të zonës. Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit, ku

i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Por, pavarësish­t përpjekjev­e të mjekëve, 52vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas bluzave të bardha të këtij spitali, viktima ishte goditur me majën e kosës në arterien femurale, gjë që ka pasuar me hemorragji të madhe e të menjëhersh­me, me pasojë vdekjen.

DËSHMIA E AUTORIT

Policia e Durrësit ka identifiku­ar dhe arrestuar autorin e krimit të ndodhur në fshatin Jubë. Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal mes dy bashkëfsha­tarëve. Gjatë marrjes në pyetje, Asti Mici ka shfaqur pendesë. Ai ka pohuar se u konfliktua me fqinjin për zetorin. "U grinda me Ludo- vikun, pasi ai po ujiste me zetor një fushë të mbjellë aty afër lumit. Zetori dhe motopompa bënin shumë zhurmë. Unë isha duke peshkuar në Erzen, ndaj i thashë që ta largonte mjetin se peshqit po largoheshi­n nga zhurma. As vetë nuk e di se si mora kosën dhe e godita në këmbë. Gjithçka e bëra për ta trembur. Nuk doja ta vrisja dhe ende nuk e besoj se ndodhi ajo që ndodhi". Gjithashtu, policia e Durrësit ka marrë në pyetje edhe banorë të tjerë të zonës për të sqaruar rrethanat e krimit.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja
Vendi ku ndodhi vrasja
 ??  ??
 ??  ?? Autori Dritan Ymeri
Autori Dritan Ymeri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania