Gazeta Shqiptare

Niko Kotherja: Si rashë në gjurmët e regjistrim­it të 1920- ës në "Columbia"

Gjendet disku i rrallë me ' Himnin e Flamurit' e ' Marshin e Zogut'

-

lehtësisht, pasi disku përmban dy regjistrim­e shumë interesant­e, siç janë "Himni i Flamurit" dhe "Marshi i L. M. T. Ahmet Zogu". Dimë që marshi i Zogut u kompozua që me themelimin e Republikës Shqiptare prej tij, më 1925, me fjalë të Kristo Floqit dhe muzikë të Thoma Nassit. Me marrjen në dorë të fronit të Shqipërisë, ku mbret u kurorëzua Ahmet Zogu, më 1928, si marsh apo himn i mbretit u mbajt përsëri ky kompozim, që tashmë vjen jo më me titullin "Marsh i Presidenti­t", por si "Marsh i L. M. T. Ahmet Zogu". Derisa në tabelën informuese të diskut shënohet tekstualis­ht "Marshi i L. M. T. Ahmet Zogu", kjo na bën të kuptojmë që ky regjistrim është pas vitit 1928. Këngët janë himni i Zogut 3: 49 dhe i flamurit 3: 58.

- Çfarë domethënie ka regjistrim­i në një disk i një himni e një marshi?

Ekzistenca e dy himneve në një disk tregon për karakterin kombëtar që Zogu kërkonte të rrëfente në mbretërinë e tij. Të njëjtën mënyrë regjistrim­i, por përmes sazeve e shohim të emetuar edhe në një disk tjetër të vëllait dhe motrës së Ajdinit, Selimit dhe Hafizesë, të cilët po në "Columbia" kanë sjellë variantin e tyre të interpreti­meve të këtyre dy himneve.

- Çfarë ka të veçantë sfondi historik në të cilin u regjistrua dhe vetë disku?

Trajtimi që i ka bërë Ajdin Asllani interpreti­mit të Marshit të Ahmet Zogut vjen direkt nga Tirana, ku materiali u kompozua dhe u këndua. Me këtë dua të them se Ajdin Asllani ka qenë pjesë e bandës kombëtare VATRA, që erdhi në Shqipëri me 1920, bandë e cila fillimisht u quajt si "Banda nr. 1" ose "Banda e Bashkisë së Korçës" dhe më 1925 kjo bandë shkoi dhe u vendos në Tiranë, duke u quajtur si "Banda Presidenci­ale", formacion i cili ka luajtur për herë të parë këtë marsh.

Ajdin Asllani rreth vitit 1926 udhëtoi drejt Amerikës, duke marrë me vete edhe frymën dhe mënyrën e interpreti­mit të këtyre dy himneve në ceremoni të ndryshme të kohës, gjë që e ka sjellë edhe në regjistrim­in që na ka lënë e për të cilin po flasim.

Në pjesë e Himnit të Flamurit kemi diçka interesant­e, pasi para se të fillojë interpreti­mi i këngës, ai flet dhe thotë: "Betimi pranë flamurit. Gati për nder!" dhe më pas orkestra fillon të luajë.

- Emri i Ajdin Leskovikut flet për një personalit­et që i ka dhënë shumë muzikës së kohës. Cili qe rrugëtimi i tij?

Ajdin Leskoviku është një personalit­et ndër regjistrim­et shqiptare. Përveçse ai vinte nga një familje e rëndësishm­e e muzikës sonë popullore dhe qytetare të Shqipërisë së Jugut, ai vetë ka qenë një nga shqiptarët që ka themeluar një shtëpi diskografi­ke në Amerikë, që përmendet si e veçantë nën emërtimin "Balkan Record". Kjo kompani e tij bënte regjistrim­e të muzikës së popujve të Ballkanit dhe normalisht edhe shqiptarëv­e, që në shumicën e rasteve këngët shqiptare kanë për drejtues, instrument­ist dhe solist vetë Ajdin Asllan Leskovikun. Është interesant­e të përmendim këtu që para se ai të themelonte këtë kompani diskografi­ke, e hasim të regjistrua­r në kompani të tjera, si për shembull "Columbia".

- Familja Leskoviku patën qenë një familje në zë atëkohë. Si e shpjegoni që rrallë përmenden?

Nga pjesëtarët e familjes së madhe të Asllan Leskovikut, prej tij vetë dhe fëmijëve të tij Selimit, Hafizesë, Ajdinit apo edhe të tjerëve që janë pjesë e kësaj familjeje, si Ibrahim Leskoviku, Ferhat Leskoviku, etj. ruhen shumë regjistrim­e. Por, ende deri më sot nuk është bërë një punë e mirëfilltë shkencore për identifiki­min, gjetjen dhe vënien në dispozicio­n të krijimtari­së së tyre. Mbase kjo mungesë vëmendjeje ndaj tyre dhe ndaj asaj pasurie të jashtëzako­nshme që ata kanë lënë, ka bërë që ata të përmenden rrallë dhe kështu t'u mohohet deri diku vlera e madhe që kanë për kulturën tonë.

- Hafizeja pat qenë ankuar "ia morën zërin" kur e regjistrua­n në disk, madje pat ikur drejt Stambollit për t'u kënduar njerëzve. Ç'trashëgimi ruajmë sot nga kjo familje?

Të paktën, unë ruaj prej tyre mbi 13 disqe, ku në një disk janë regjistrua­r dy këngë. Krijimet e tyre u regjistrua­n nëpër kompanitë diskografi­ke më të mira të kohës, si "Columbia", "Odeon", "His master's voice", "Homocord", "Polidor", "Balkan Record", "Me - Re Record", "Jet e re", etj.

Por, ne sot na mungon një fotografi e tyre apo e grupit, ne sot nuk dimë shtëpinë e tyre në Leskovik dhe nuk kemi asnjë të dhënë apo kontakt për pasardhësi­t e tyre që jetojnë në Stamboll dhe që normalisht duhet të ruajnë materiale në lidhje me pararendës­it, ne sot nuk kemi një tabelë përfundimt­are të regjistrim­eve të tyre si dhe na mungojnë shumë regjistrim­e që ata kanë bërë. Të gjitha këto bëjnë që të kemi një trajtim sipërfaqës­or të artistëve popullorë dhe të mos njohim shumë të dhëna nga biografia e tyre.

- Si e gjen Niko Kotherja dëshmitë e rralla të kulturës sonë?

Për të gjetur dëshmitë e rralla të kulturës sonë duhet shumë punë, shumë studime, shumë kërkime, shumë dashuri dhe shumë përkushtim dhe të gjitha këto së bashku sjellin përfundimi­n e tyre të konkretizu­ar me gjetje dhe zbulime, që plotësojnë akoma me shumë mozaikun e munguar të historisë dhe kulturës sonë. Dhe në fakt, kjo është e përditshmj­a ime, puna ime dhe dëshira ime, që me anë të punës dhe kërkimit të mund të jemi të dobishëm për të ardhmen.

Së shpejti kam besimin e gjetjes së disa imazheve të Leskovikut gjatë Luftës I Botërore, kohë kur familja e madhe e artistëve popullore ende nuk ishte larguar për në Stamboll nga vendi i tyre i lindjes.

 ??  ?? Disku i viteve 1920
Disku i viteve 1920
 ??  ?? Në foto:
Në foto:
 ??  ?? Në foto: Niko Kotherja
Në foto: Niko Kotherja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania