Gazeta Shqiptare

FESTIVALI MULTIKULTU­ROR I BERATIT, MES MUZIKËS E TRASHËGIMI­SË

-

Berati

i legjendës së Shpiragut, Tomorrit e Osumit rihap portat e një mbi një dritaret sërish për "Festivalit Multikultu­ror". Rrugëtimi i nisur katër vite më parë, vjen në datat 20.21.22 korrik 2017 në edicionin e tij të IV, me arte pamore, trashëgimi kulturore dhe sesione rreth trashëgimi­së e shfrytëzim­it efikas, me qëllim zhvillimin turistik. Sikundër edhe në vitet e kaluara, skena ngrihet në pedonalen e qytetit, që do të bujtë performanc­a muzikore nga artistë të rëndësishë­m të vendit, trevave shqipfolës­e e nga rajoni. Tri ditë e tri net, në Mangalem do të ketë performanc­a muzikore të "Bucharest Ladies Orchestra", "Offchestra", "Istanbul Metropolit­an", artistëve të tjerë si Enris Qinami me tingujt e muzikës spirituale tek Teqeja e Helvetive dhe "Trio Entr'act" tek Muzeu Onufri. Nuk do të mungojnë as rrymat muzikore undergroun­d, të kuruara nga DJ i famshëm Uran B, apo dhe nën ritme bashkëkoho­re nga DJ Dea Buza. Çelet po ato ditë "Panairi i Artizanati­t dhe i Librit" si edhe mundtë ndiqen tingujt tradiciona­l nga Àme "Clarinet Quartet" dhe nga grupet folklorike të Beratit dhe Gjirokastr­ës, pikërisht në mbrëmjen përmbyllës­e. Është zgjedhur Berati, sepse turizmi kulturor ka një rëndësi madhore në zhvillimin ekonomik të qytetit, ku nuk mundon tradita artizanale, artistike e kulturore si trashëgimt­are e denjë e një numri të stërmadh monumentes­h, që tipizohen nga larmishmër­ia. Prani objektesh, të cilat u përkasin kulturave shumë të ndryshme që kanë ndikuar në historinë e qytetit, nga lashtësia, tek Mesjeta Bizantine, te komplekset otomane dhe deri te rrënojat e lëna pas nga koha e komunizmit. Berati ruan gjurmët e kulturave dhe religjoven­e të ndryshme, objektet e të cilave gjenden fare pranë njëra- tjetrës, nga islami helvetizmi te kristianiz­mi apo te legjenda se aty është varrosur një profet hebre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania