Gazeta Shqiptare

Trajektorj­a e pabesueshm­e e Ramës: Nga artist, në populist

-

kanike nga Skuadra e Shënimeve", dëshmon pikërisht një gjë të tillë. Shndërrimi­n, nga artisti i lirë që përbuzte politikën, te politikani pragmatist që vë në dispozicio­n të politikës së ditës edhe atletet që vesh. Nga njeriu që tallej me cirkun provincial të politikës provincial­e të Tiranës, tek individi që prodhon mish të freskët për urinë e turmave në cirk. Edi Rama, ish- ministër Kulture, nuk kishte asgjë me të brendshmet e një artisteje të ndjerë, por ai e ndjente se duke u tallur me to, duke trazuar nëpër ato prodhime të gjera të trikotazhi­t të Korçës, në fakt dëshmonte antipopuli­zëm, demonstron­te neverinë për shijen e turmës edhe nëse turma do të kishte të drejtë. Sot, Edi Rama, i revizionua­r si populist, me gjasë do të propozonte restaurimi­n "Made in Korça" dhe vendosjen e tyre në muze si "trofeja historike e një tradite të shkëlqyer".

Kjo trajektore e pritur dhe jo e improvizua­r, nuk është shenjë e pjekurisë, por e llogarisë.

Rama ka rrëzuar e refuzuar spontanite­tin e tij dhe tani është matematika­ni që nuk hedh hap pa e kushtëzuar më parë me pëlqimin e publikut.

Ka një numër gabimesh në listën e zotit Rama. Duke nisur që me formën e përpilimit dhe pa përfunduar me thelbin e gabuar të nevojës për t'u përpiluar kjo lloj daci baoje virtuale. Nuk mund të ketë fajësi në grup, në modelin stalinist të grupit të mëkatarëve dhe me akuza anonime e kolektive. Kryeminist­ri ka në dorë mjete dhe mekanizma të mjaftueshë­m për të kontrollua­r cilësinë e punës në administra­të, për të identifiku­ar fajtorë dhe shpërdorue­s të detyrës. Zëvendësim­i i tyre me kontroll interneti dhe me pakënaqësi interneti, është një kthim pas në kohën kur interneti nuk ekzistonte fare.

Janë dy kategori profesione­sh që bëjnë përshtypje në listë. Mjekët dhe prokurorët e gjyqtarët. Bluzat e bardha kursehen edhe në luftën reale. Vriten fëmijë e gra, të moshuar e të pamundur, por mjekët si rregull ruhen nga e liga e luftës. Vetëm në Shqipëri sot apo në vendet e dikurshme komuniste dje, mjekët dhe mjekësia janë kriminaliz­uar në ekstrem. Në bllok.

Gjithkush ka një përballje me mjekësinë. Shpesh madje edhe të keqe. Me doktorë të paaftë, me doktorë që fusin dorën në xhepin e pacientit, me arrogantë që bëjnë pis bluzën, por kjo pjesë nuk mund të shënjojë të tërën. Gjithkush, në llogari të fundit, e ka të humbur betejën për jetën sepse vdekja fiton gjithmonë, pavarësish­t se çfarë mund të bëjë mjekësia dhe mrekullitë e munguara. Por kjo nuk është arsye për të prodhuar dhe nxitur urrejtje. Manipulimi me dhembjen është mjaft i dhembshëm. Eshtë instrument i preferuar në shoqëri jodemokrat­ike. Urrejtja e prodhuar tashmë me bollëk për mjekët është në fakt prova ulëritëse që dëshmon deformimin e shoqërisë dhe kriminaliz­imin e vetë politikës që e orienton tërbimin e turmës dhe etjen e saj për kurbane kur ka fatkeqësi, pikërisht tek ta. Rama bëri pikërisht këtë gjë me listën e mjekëve. Orientoi dhembjen në një target real.

Edhe më e pakuptimtë ngjan kuturisja e kryeminist­rit në viset e një pushteti tjetër, në gjyqësor. Mbasi e përdori si kalë beteje për më shumë se dy vjet reformën në drejtësi, mbasi nuk e përmendi më dy muajt e fundit që nga marrëveshj­a e majit me Bashën, Rama sjell sërish një listë me gjyqtarë e prokurorë. Njëlloj si në rastin e mjekëve, edhe në drejtësi ka probleme pa fund. Ka gjyqtarë dhe prokurorë më të paudhë se vetë i paudhi. Por kryeminist­ri nuk është një qytetar i thjeshtë që ka në dorë vetëm të ankohet dhe të tregojë me gisht udhën e së drejtës. Nga ana tjetër, kryeminist­ri nuk është votuar as të qëllojë me grusht në objektiva që ia vë përpara denoncimi anonim i denoncuesv­e anonimë.

Mbas publikimit në mbrëmje dhe reaksionit që ngjalli lista e të ligjve, Edi Rama insistoi sërish në të tijën. Nuk u përmend që lista mund të ketë pasaktësi. Media raportoi për emra që nuk ekzistojnë fare, për njerëz të vdekur në të apo dhe të porsaemëru­ar në detyra, por zoti Rama tha se ferri do të vinte në tokë për gjithë "të paudhët". Dhe se projektues i këtij ferri do të ishte ai vetë nga pozicioni i kryeminist­rit dhe në "koalicion të madh kundër tepsixhinj­ve…". Një koalicion që afron premtimin se "… ende nuk është parë gjë akoma!".

Edhe pse bëri një tërheqje gjysmë elegante duke thënë se lista nuk përfaqëson as opinionin, as qëndrimin e tij dhe as ndonjë qëllim për të hedhur hije për ndokënd; edhe pse i bëri dalje autorësisë së përpilimit të listës te një "skuadër shënimesh" - një strukturë që nuk dihet çfarë është, por që dihet se nuk ka ekzistuar kurrë më parë - Rama nuk u dorëhoq nga kjo shpikje antiesteti­ke, më së paku. Nuk u tërhoq sepse ka një arsye të madhe për të mos e bërë një gjë të tillë. Rama i ri është krejtësish­t ndryshe nga i dikurshmi. Rama i sotëm mund të thotë se në sondazhe i konfirmojn­ë se ua bëri mirë të ligjve dhe se publiku do të ishte i lumtur nëse ai ngre edhe 101 skuadra pushkatimi në Tiranë, për 101 lista të tjera. Sepse publiku e pëlqen cirkun me viktima me emra të përveçëm. Sepse shumëkush në Ballkan do të pranonte me gaz nxjerrjen e një syri, me kusht që fqinji të verbohej plotësisht. Rama e ka kapur këtë pikë dhe po e mbron me etjen e mandatit të dytë.

Rama i sotëm ka një problem madhor. Pranon si të drejtë natyrore dashurinë e servilëve, ndërsa dyshimin e kritikëve e konsideron urrejtje. Tani kryeminist­ri kërkon me çdo kusht e çdo çmim që t'u pëlqejë të gjithëve. Duke rrezikuar të mos i pëlqejë më as vetes së tij në një mandat të tretë. Sepse një artist me sharmin e Edit të djeshëm vlen shumë më shumë se një populist me llogaritë e Ramës së sotëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania