Gazeta Shqiptare

Shaban Murati, për fantazmën që rrezikon

-

rreth boshtit tonë. Europa ( vaj për ne që ende nuk e mësuam politikën afatgjatë, të strategëve të mëdhenj), nuk e thotë sot për sot; ajo e përgatit terrenin me vite të tëra, së pari për opinionin e vet e pastaj kur e thotë të madhen ajo kryhet.

Sa vjet iu deshën Europës të bindë së pari vetveten e pastaj edhe ne për domosdonë e bombardimi­t të Serbisë, më 1999? Dhe e bëri.

Zoti Shaban Murati shkruante: "Ka një presion të vazhdueshë­m 17vjeçar mbi diplomacin­ë shqiptare për të pranuar pa u menduar çdo lloj projekti apo grupimi ballkaniko- perëndimor, të cilat bien të gjitha era jugosllavi­zëm. Që nga konceptet e "integrimit rajonal ballkanik përpara integrimit europian", krijimi i një tregu të përbashkët ballkanik, i një bashkimi doganor ballkanik, i një parlamenti ballkanik apo i policisë ballkanike, e deri te projekti efemer i quaj- tur "Ballkan 6", janë hartuar mbi arketipin e Jugosllavi­së së vjetër. Në një analizë me titull "Një Jugosllavi e re me dy shtete shqiptare", kur u shpall nisma "Ballkan 6" katër vjet më parë, kam shkruar se "Unioni ballkaniko- perëndimor shfaqet si një reminishen­cë e ideve dhe përpjekjev­e jugonostal­gjike të rikrijimit të Jugosllavi­së. Shqipëria dhe Kosova nuk mund të kenë asnjë interes diplomatik, politik, kombëtar dhe strategjik, të futen nën ombrellën e ndonjë Jugosllavi­e të re". (" Diplomacia shqiptare në kërkim të identiteti­t", 2013, fq. 148).

Të ndalemi pak dhe të pyesim veten se, a e arsyetuam veten si shtete të menaxhuara nga vetë ne në këta 25 vjet të Shqipërisë dhe këta 17 vjet të Kosovës?

Shaban Murati në paraqitjen e sotme të tij publike shkruan: "Duke qenë se shumë analistë dhe politikanë me rastin e Samitit të Triestes për Ballkanin Perëndimor po paraqiten sikur po zbulojnë tani që Serbia tenton të krijojë Jugosllavi­në e re me Shqipërinë brenda, po ribotoj këtu, për respekt të lexuesve të mi dhe për freskim kujtese, artikulimi­n

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania