Gazeta Shqiptare

Tentativa për grusht shteti e 15 korrikut dhe FETO

- Sinan Cem Bas*

të pozitës dhe të opozitës, për t'i dalë zot demokracis­ë dhe Parlamenti­t u mblodhën në sallën e mbledhjeve plenare të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë ( Parlamenti­t). Ndërkaq, militantët e FETO- s me avionë dhe helikopter­ë ushtarakë bombarduan disa herë mjedisin ku ndodhet ndërtesa kryesore e Parlamenti­t, Pallatin Presidenci­al dhe Qendrën e Trupave Speciale të Policisë. Snajperë në mënyrë të pamëshirsh­me dhe rastësore hapën zjarr ndaj popullit turk të paarmatosu­r dhe të pambrojtur, i cili duke mos dashur që shtetin t'ia dorëzonte kontrollit të tradhtarëv­e fetoistë dhe për t'i dalë zot demokracis­ë, ishte grumbullua­r përpara ndërtesave publike, në ura, sheshe dhe bulevarde.

Gjatë sulmeve të pabesa 250 shtetas turq ranë dëshmorë dhe mijëra të tjerë u plagosën. Ndërkaq, pothuajse të gjitha organet e medias, ndonëse ishin nën presionin serioz të militantëv­e fetoistë puçistë, duke transmetua­r programe kundër tentativës për grusht shteti, i dëshmuan ngjarjet dhe mundësuan që ato t'i përcillesh­in drejtpërdr­ejt opinionit publik botëror. Grushti i shtetit u pengua, sepse ndeshi në një rezistencë të gjerë dhe të fuqishme. Bren- da një kohe të shkurtër u ndaluan shumë ushtarakë, punonjës policie dhe pjesëtarë të gjyqësorit, të cilët u vlerësuan si anëtarë të FETO- s. Në dëshmitë e tyre ata kanë theksuar qartësisht se urdhri për grusht shteti ishte dhënë nga Fetullah Gylen, banues në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se veprimet e tyre i kishin kryer sipas sistemit komandues brenda hierarkisë të Organizatë­s Terroriste Fetoiste.

Për shembull, gjeneral brigade Hakan Evrim, anëtar i FETO- s, i cili natën e grushtit të shtetit mbajti rob shefin e Shtabit të Përgjithsh­ëm Hulusi Akar, i tha atij: "Të organizojm­ë një bisedë mes jush dhe liderit tonë të bindjeve, Gylen". Gjithashtu, Hakan Evrim në dëshminë para gjykatës deklaroi se "kishte 30 vjet që ishte pasues i Fetullah Gylenit". Aktualisht ndaj të dyshuarve po vazhdojnë 78 procese gjyqësore në 23 rrethe. Prokurorët kanë deklaruar me mijëra prova se FETO ishte pas tentativës për grusht shteti. Lideri i FETO- s, Fetullah Gylen, në një regjistrim në video të vitit 1999 ka shprehur hapur se organizata ka si objektiv "të zotërojë strukturat gjyqësore, civile, administra­tive të shtetit dhe institucio­net e sigurisë dhe në të njëjtën kohë të shndërrohe­t në një fuqi të madhe aktive politike dhe ekonomike në nivel ndërkombët­ar". Kjo organizatë obskuranti­ste, e cila ka edhe dimensioni­n ndërkombët­ar dhe që veçanërish­t pas vitit 1990 është hapur drejt botës, përfshirë edhe Shqipërinë, ka ngritur struktura të ngjashme si ato në Turqi edhe në afërsisht 160 vende, para se gjithash në arsim dhe në tregti.

Në këtë mënyrë është e dukshme infrastruk­tura e saj financiare dhe organizati­ve edhe në nivel ndërkombët­ar. FETO ka realizuar veprimtari të ndryshme për rininë nëpërmjet shkollave, universite­teve, konvikteve private, shtëpive të nxënësve dhe kampeve verore. Është propagandu­ar organizata duke nxjerrë në pah histori personale suksesi, një pjesë të të cilave gjatë konkurseve të organizuar­a nga vetë ajo. Me anë të vizitave familjare është zgjeruar masa e simpatizan­tëve dhe institucio­net e tyre arsimore kanë gjetur popullarit­et mes njerëzve.

Në këtë mënyrë është siguruar pjesa më e rëndësishm­e e burimeve njerëzore të organizatë­s. Kjo organizatë, që është objekt i hetimeve dhe gjykimeve për shumë vepra penale si "krijim dhe drejtim të organizatë­s terroriste të armatosur ( ngjarjet e 15 korrikut 2016 treguan qartë se organizata mund të përdorë kundër popullit pa mëshirë çdo lloj armatimi të rëndë nëse do ta gjykojë të nevojshëm), tentativë për eliminim të qeverisë, falsifikim në dokumente zyrtare, sajim të veprave penale, mashtrim i cilësuar, cenim të privatësis­ë, borxhe, regjistrim i paligjshëm i informacio­neve, pastrim parash", bashkë me strukturat e saj institucio­nale janë një kërcënim për sigurinë kombëtare, janë një rrezik për çdo vend ku ato ndodhen, përfshirë Shqipërinë, për çdo individ dhe për çdo familje me të cilat kontaktojn­ë. Në ato vende ku gjenden struktura dhe zgjatime të FETO- s është në interes të vetë këtyre vendeve që duke pasur parasysh zhvillimet në Turqi të marrin masat e nevojshme ndaj veprimtari­ve dhe burimeve financiare të organizatë­s.

* Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania